Sot kanë ndodhur dy ngjarje të rëndësishme. E para ishte thirrje e partive aleate të PD për një tryezë me Presidentin Meta, që është pjesë e këtyre partive dhe bllokimi i rrugëve në pesë akse kryesore .
E gjithë kjo ka krijuar një konfuzion tek demokratët, të cilët nga një anë janë gati të hidhen në luftë kundër zgjedhjeve, nga ana tjetër aleatët e PD, duan bisdieme për zgjedhje.
Pas përfundimit të bllokimit të rrugëve në pes akset kryesore të Shqipërisë, Jari e pa të udhës t’u bënte një mesazh publik gjithë demokratëve shqiptarë, kudo që janë për ti qetësuar.
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Për gati një orë opozita arriti të paralizojë Shqipërinë, duke i treguar Edi Ramës forcën e saj. Protesta e sotme tregoi se opozita është e bashkuar por ajo po lufton në dy fronte.
Fronti i parë natyrisht mbetet rruga. Partia Demokratike do të qëndrojë në rrugë, për t’i treguar Edi Ramës, se ajo është opozita e vetme në vend.
Nga ana tjetër aleatët e Partisë Demokratike, duan të bisedojnë me Presidentin, për hallin e tyre. Nëse Partia Demokratike është në luftë për të mos u zëvendësuar, ata kanë betejën e tyre, pasi ata nuk kërkon t’i zëvendësojë njeri, por u marrin votuesit.
Dhe ky është problem serioz për ata.
Duke luftuar në dy fronte, edhe duke kërkuar zgjedhje dhe duke mos kërkuar zgjedhje, ne do ta fusim armikun në konfuzion.
Duke kërkuar zgjedhje dhe marrëveshje përmes aleatëve ne do ta hutojmë Edi Ramën, i cili do fillojë të shpresojë se ne duam zgjedhje. Pastaj duke dalë në rrugë e të bllokojmë akset rrugore do ta hutojmë Edi Ramën, që nuk duam zgjedhje.
Duke e mbajtur në këtë gjendje pezull, ai nuk do ta ketë mendjen më 30 Qershor dhe do të dështojë.
Lufta në dy fronte, bëhet për qëllimin e përbashkët, që të hutojmë kundërshtarin dhe ta kapim në befasi. Kjo nuk është paqartësi e opozitës, por vizion i saj për të mundur armikun. Ju siguroj se nuk ka tradhëti.
I juaji Jari!”
Aman derman o shqiptare. Une e di qe edhe vete jeta nis nga “hajdari”, por qe edhe çdo opozite ne Shqiperi do te linde edhe ajo nga “hajdaret”, kete se kisha menduar kurre. Epo na rrofshin “hajdaret” atehere.
Jari ne bisede me djalin e tij austriak i spjegoi atij thelbin e ketij artikulli. Ai e keshilloi djalin qe asnjehere te dale si dudum me nje ide apo me nje zgjidhje. Sa me shume ide aq me mire. Per cdo ide shume zgjidhje. Kjo gje i mahnite miqte dhe huton armiqre. By the way, i tha Jari djalit, kjo filozofi ka qene baza e suksesit tim. Gjithe karieren time e kam mbeshtetur ne idete e mia qe i kam shkruar ne librin “Perpete Mobile”. Libri i dedikohet strategjise tone te mbrojtjes, me te cilen une e genjeva shokun Enver, sikur ky liber ishte ne vazhden e orjentimeve te tij per ta mundur armikun me sa me pak humbje. Shoku Enver e lexoi librin me nje fryme dhe personalisht me pergezoi per idete e mija se si duhet te levizesh bythen majtas apo djathtas per tju shmangur goditjes.
Degjo, i tha ai me tej djalit. Enveri me pergezoi, por ne thelb nuk e kuptoi idene time. Une po i beja qefin atij per tja futur me vone, mbasi te kish vdekur. Mezi prita te vdiste. Ato qe thone se une mbrojta bustin e tij me arme ne dore, jane te verteta, por nuk spjegojne arsyen. Une mendoja me larg, tha Jari. Une po pergatitesha te behesha President i Shqiperise dhe me duheshin edhe votat e komunisteve. Nga ana tjeter, sapo Sala mori pushtetin, ne akordance te plote me te, u shpalla si antienveristi me i madh keshtuqe Sala e pati te lehte te mashtronte demokratet sikur une jam demokrat.
Une ne thelb tha Jari jam asgje. Une jam ai qe duhet te jem ne momentin e duhur. Shiko edhe sot dhashe dhe orjentimin edhe lufte, edhe bisedime, qe duket si kontraditore, por ne thelb eshte tregues se kush jam une.
Ti biri im do keshe jeten tende. Une te ndihmova te mohosh nenshtetesine Shqiptare, por ti mos u deklaro. Hiqu sipas rastit. Ne Austri hiqu sikur urren Shqiptaret sepse ata jane ne shumice mysliman dhe ne Shqiperi thuaj qe uren austriaket sepse nuk jane mysliman. Kjo do te beje te pelqueshem ne te dy krahet dhe eshte fillimi i mire per te zene nje vend modest si perfaqesues i whatever, ne OKB. Kjo si fillim.
Djali i tij e degjoi me vemendje, por asgje kuptoi. Une tha ai me duket nuk jam djali i ketij. Nuk e kuptoj se cflet!