Eksperti holandez i të Drejtave të Njeriut "shpërthen" kundër Parlamentit të Holandës: Vendim ksenofob me shqiptarët

26 Prill 2019, 16:16Blog TEMA

Nga Jan Jansen*

Vitin e shkuar anëtarë të Parlamentit holandez e vunë veten në qendër të talljeve në Shqipëri me vizitën e tyre disaorëshe në Tiranë për të hetuar “në thellësi” situatën e vendit e për të gjykuar nëse do të kishte bisedime për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me vendimin e fundit, Parlamenti holandez, përsëri, e bëri veten absurd, qesharak. Për fat të mirë, nuk mund ta ndryshosh situatën e shqiptarëve pa ndryshuar politikat e BE-së.

Natyrisht, ka arsye të ligjshme për t’u shqetësuar, lidhur me gjendjen në Shqipëri: kriminalitet, korrupsion, varfëri, papunësi, një qeveri arrogante, një kryeqytet nën zgjedhën e betonit dhe çelikut etj.. Vendi ka aq probleme, saqë 70% e njerëzve, duke u ndjerë të pashpresë, dëshirojnë të shkojnë një orë e më parë jashtë shtetit. Ndërkaq, kriminaliteti duket se është bërë një produkt për eksport. Në Holandë ka një rritje të dukshme të kriminalitetit nga ana e shqiptarëve, veçanërisht përsa i përket trafikut të drogës, kokainës. Dhe ky trafik është shumë mirë i organizuar.

POR, A DO TA NDRYSHONTE SITUATËN PEZULLIMI I VIZAVE?

Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri më 1990-n Shqipëria ka qenë krejtësisht e izoluar nga Europa, në një gjendje që mund të krahasohet me atë të Koresë së Veriut sot. Shqiptarët, më në fund, e shkundën zgjedhën, por ajo që pasoi ka qenë një periudhë shumë kaotike. Mjerisht, politika shqiptare nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë një shtet juridik të shëndetshëm. Dhe jo vetëm qeveria e sotme, por edhe qeveritë e mëparshme, prandaj, nuk pres shumë ndryshime edhe nga opozita. Por unë shtroj pyetjen: a duhet ne ta kthejmë Shqipërinë në vitet e izolimit, tanimë jo nga brenda, por nga jashtë? Nëse i rikthejmë shqiptarët në situatën që do të detyrohen të kërkojnë viza, pra, nëse u kthejmë atyre shpinën, duke e izoluar Shqipërinë përsëri, a nuk do ta shndërrojmë atë në një lloj burgu të hapur?

Rruga me e shëndetshme është që ne t’u ofrojmë një ndihmë të fortë për modernizimin e vendit. Holanda, në fund të fundit, është investitori numër tre në Shqipëri. Dhe këto investime meritojnë mbrojtje nëpërmjet politikash konstruktive. Ndihmat në luftën kundër korrupsionit për ndërtimin e një shteti juridik të shëndetshëm janë më të preferuara sesa politikat refuzuese të izolimit. Bashkëpunimi në fushën e luftës ndaj kriminalitetit do të ishte më i frytshëm sesa izolimi. Holanda ka nevojë ta njohë më thellë kriminalitetin me prejardhje nga Shqipëria.

Që politika shqiptare (maxhoranca dhe opozita) duhet të korrigjohet thellësisht, duke njohur dhe marrë përgjegjësitë e veta, kjo, për mua, nuk diskutohet, sepse korrupsioni nuk mund të ekzistojë pa hirin e një politike që e lejon dhe, ndoshta, edhe përfiton prej tij. Por, megjithatë, ksenofobia nuk ka qenë asnjëherë një këshilltar i mirë.

*Autori ka qenë 25 vjet ekspert për Amnesty International dhe ka bërë shumë hetime në Ballkan në fushën e të drejtave të njeriut. /Panorama/

5 komente në “Eksperti holandez i të Drejtave të Njeriut “shpërthen” kundër Parlamentit të Holandës: Vendim ksenofob me shqiptarët”

  1. ¬ says:

    Dhe Dick Martin interesohej për vëndin tonë. Ka arrdhur koha të nisim eliminime fizike dhe jashtë sofrës. Fijet që priten.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Por vetem Qeveri arrogante nuk mund ta quash perkundrazi eshte gati tu ulet ne gjunje opozitareve re saj. Mendo ta bente Sala kete.

  3. ?? says:

    Bravo Jan Jansen.

  4. Emiliano says:

    Ne Holland nuke Jane vetem shqipetare. Jane Marokan e turqe me shume

  5. ben says:

    A e di ky miku se Shqiperia po ben vetingun ne drejtesi? Ky eshte nje rast pa precedent kur nje vend ndermerr hap te tilla ekstreme per te pastruar drejtesine. Sidoqofte ky eshte hapi pare. Me nje drejtesi te paster, dhe me kontrollin e vazhdueshem ndaj anetareve te saj, si dhe me krijimin e SPAK-ut, politikanet e korruptuar do japin llogari per te keqiat qe kane bere. Ne kete menyre, pastrohet edhe politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje