FOTOT: Rama sot në Shkodër, protestuesit e PD me në krye Flamur Nokën bllokojnë rrugën dhe djegin goma

26 Prill 2019, 10:57Kronika TEMA
FOTOT: Rama sot në Shkodër, protestuesit e PD me në krye Flamur

Protestues demokratë me në krye Flamuar Nokën janë mbledhur paraditen e sotme te Ura e Bahçallekut per te mos lejuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër.

Militantët e PD kanë djegur goma në mesin e rrugës dhe kanë bllokuar plotësisht rrugën tek Ura e Barcallëkut, duke mos lejuar asnjë makinë të kalojë.

 “Edi Rama është ilegjitim. Populli e ka shpallur ilegjitim. Edi Rama është vërtetuar që është në pushtet me vota të vjedhura dhe nuk është i mirëpritur në Shkodër. Shkodrën e ka dhunuar e ka shkelur me kthetrat e krimit dhe të varfërisë e mjerimit. 

Ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet. Nuk ka polici që mund ta mbrojë bandën nga aksioni qytetar dhe vrulli i protestës qytetare. 

Nëse ka burg për të gjithë shqiptarët është i mirëpritur ta hapë atë burg në të kundër të ikë e të largohet sa më parë. Nuk ka prehje banda në pushtet pa ikur Edi Rama dhe të krijohet qeveria trazitore. Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër” – tha Noka gjatë protestës.

Kryeministri Edi Rama ka në axhendë sot takime në Shkodër dhe Malësi të Madhe.

Ndërkaq mësohet se paravarësit bllokimit të rrugës kryeministri Rama ka mbërritur në Shkodër. (TemA)

5 komente në “FOTOT: Rama sot në Shkodër, protestuesit e PD me në krye Flamur Nokën bllokojnë rrugën dhe djegin goma”

  1. ¬ says:

    Këtë attitude do ndjek PD dhe në zgjedhjet legjislative të 2021 – it. Bojkot dhe rrëmuja. Të gjithë personat problematik ndodhen aty.

  2. tori says:

    Shkodra nuk eshte Kukesi,Shkodranet nuk jane kukesian.Jashte nga Shkodra or malok Kukesi.

  3. Taraboshi says:

    Me me ardhur turp me thane se jame edhe une shkodrane.Si pritet rruga KM dhe kerkoni mirqenie dhe begati.Keto 30 vite ne Shkoder ka drejtuar PD dhe ju la lene ne kete gjendje se bashku me Voltana Ademin. Shkoni dhe shikoni Tropojen se si eshte bere nga qeveria Rama.Shikoni Kukesin Puken Lezhen dhe ke te doni tjeter kane ndryshuar.Ndersa ju duke drejtuat halabaket si Fshatari Flamur noka dhe cecenet per rreth Shkodres nuk do te beni kurrr perpara.
    Me 1924 A.Zogu caktoj deputet ne shkoder Bajram Currin dhe Shkodranet nuk e pranuan se eshte katundar nga Malsia e Gjakoves.dhe tani ju udheheq Flamur Noka nga Novoseja e Shishravecit.Hapu dhe te futem brenda.Kjo demokraci ju ka quar edhe 50 vjet prapa ku u beme me grope ne kurriz duke na thene Ne aksin.ne aksin.dhe jemi ne shkodranet qe ndertuam Vaun e Dejes.Fierzen Komanin etj dhe tani ju bejme fresk halabakeve.Si te zhvillohemi kur i bejme prite KM dhe presimFlamur Noken me tufa me lule.

  4. njaci says:

    Qyteti i kultures qe udhehiqet nga maloku Mul Noka nuk mund te perfaqesohet nga ata hajdute e uligan qe kane dale ne rruge…..

  5. tori says:

    Shikojeni,shikojeni te gjithe hajdutat e Shkodres e rrethinava paskan ardhe te protestojne.Tani skan ma para,duan te vjedhin prandaj duan rremuj e te vjedhin.Krimineli e hajduti Ndue Ndufi qe terrorizoj Shkodren asht zevendesu me hajdutate tjere e qe perbajne bazen e PD.Sot hajduti e krimineli N.NDUFI eshte zevendesue me Flamurin e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje