Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy autorët e arrestuar për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit në Shkodër.
Mapo mëson se Arsen Stojku 29 vjeç lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Myslim Rama 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Të dy të arrestuarit, bashkë me dy shokë të tyre, kanë organizuar vrasjen e vëllezërve Biliali në Shkodër.
Në kërkim është Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit.
Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër, i cili prej vitesh është në konflikt me familjen “Bajri”.
“U bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Licit, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes”, tha Policia e Shkodrës.
Nga gjoba tregtarëve, te vrasja e Bilalajve: Kush është Ibrahim Lici
Ibrahim Lici, 26 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, është një personazh i njohur për policinë.
Dy vite më parë, atëherë 24 vjeç, ai u arrestua gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësisht ndaj tregtarëve.
Nëntë persona përfunduan në pranga si pjesë e këtij grupi kriminal.
Ata i detyronin tregtarët që në fund të çdo muaji të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja.
Sipas hetimeve, dyshohet se në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal, në rolin e organizatorëve qëndronin pikërisht Ibrahim dhe Muhamet Lici, të afërm me njëri-tjetrin si dhe Abedin Bajraktari.
Pasi qëndroi disa muaj në paraburgim, i riu u la i lirë nga Gjykata, pasi edhe vetë tregtarët, të cilët fillimisht i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.
Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar, iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, të cilit ai i mbijetoi.
Për policinë mbeten ende të paqarta motivet e ekzekutimit të Astrit dhe Ibrahim Bilalit te dera e shtëpisë në 30 mars të këtij viti, por të gjitha dyshimet të çojnë te ajo e vrasjes për hakmarrje, pas një zinxhiri ngjarjes kriminale që kanë tronditur Shkodrën muajt e fundit.
Licajt prej vitesh janë në konflikt me familjen “Bajri”. Ndërsa djali i Astrit Bilalit, Astmer Bilali, ndodhet në qeli, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.
Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen ku mbetën të vrarë dy vëllezërit. Në pranga kanë rënë Arsen Stojku 29 vjeç dhe Myslim Rama, 23 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe Ibrahim Licin, i dyshuari kryesor për ngjarjen.
Myslim Rama dhe Arsen Stojku
Myslim Rama
Arsen Stojku
Myslim Rama
Nuk e di pse, po natyra gjakatare e banditeve eshte kompatibel me Shqupin. Nuk ka shanse te tjera. Eshte fole krimi, njesoj si ati shpirteror, Sali shkembori.
Pordhacet shkodran Gjergj Fishta i quante “fryhen si pulastrena”
Sjan Shkodran kto jane katunare
Kjo eshte gjenerata e ndyre qe po rrit Policia e Gjykata, duke mos indershkuar keto krimba..
si shpjegohet qe cdo kriminel ka lidhje me Salen dhe Lulin.
Enver Hoxha u bente derman ktyre.
Sami-e trishtueshme or e sakte ajo qe ke thene
Anetar demokrat i Keshillit Bashkiak ne Shkoder Mustafa L . dhe femijte e tije arrestohen per Vrasje,plagosje,grabitje, vjedhje ,gjobevenie,droge,prostitucion,arme etj.
O E MJERA SHOQERI… OSE…. O E MJERA SHOQERIA SHKODERNE KU KE PERFUNDUAR…
HIQEN DEMOKRATE… ANTIKOMUNISTE TE FLAKTE… DMTH KRIMINELE SI PERFUNDIM.
Kriminelat e Familjes Bajri(me prejardhje malazeze), jan militante te PS.Megjithese Safet Bajri(Rustemi)kerkohej ne Belgjike,
ai bridhte i lire ne Shkoder,dhe policet nuk guxonin ta arrestonin,sepse kishte mbrojtjen e Shtetit shqiptare.Ne kete koh,kur
Safet Bajri(Rustemi) ishte person ne kerkim,plagos nje person ne mes te Shkodres,por,megjithese Policia e indetitifikon si autor
te krimit,nuk e arreston me nderhyrjen e deputetit socialist Luan Harusha,si shperblim per ndihmen qe Safet Bajri(Rustemi)
i kishte dhene gjatë fushates elektorale 2017!
Zgur ZEZA ! Pordhe -hale e politikaneve kriminele te shqiptareve qe tash 30 vite shkatrrojne grabisin vrasin e shesi Shqiperine e shqiptaret ! Kush ka dy pik mend ne kungullin e ngjitur ne qafe ,e di mire ‘91,92,96,97, 98 …………gerdeci 21 janari Deti ..shiku… duke vepruar si grekosllavet .. Shkodra pa te drejte drejtohettash 30 vite nga banda qe udhehiqen me ‘parulla’ mashtruese duke demtuar kulturen e lashte dhe shkatrruar qytetin ! Beni nje vizite ..e shikoni ‘punen e 30 viteve !!
Keta gansterat e shqiprise duhen perdhunu ne grup dhe videon ta shperndash ne youpopcorn ???
TAN SHKODRA E DIN QE PD NE SHKODER KA MBLEDH KRIMINEL DHE HAJNA….
TURP PER VOTAT QE I JAPIM KESAJ PARTIE TE RRENES….
ARESTONI DHE DENONI KEQBERESIT DHE KRIMINELET NGA DO QE JANE POR JU LUTEM MOS PERZIENI ME QELLIME TE KEQIA PJESTARET QE NUK JANE TE IMPLIKUAR. LINI MENJANE PRINDERIT DHE TE AFERMIT E KETYRE KEQBERESVE SEPSE ATA JANE NE MOSHE MADHORE DHE PERGJIGJEN VETE PER KRIMET E TYRE.
Mendoj se asht nje papjekuri e konsiderueshme te identifikosh fenomenin si antar partie.
Te gjithe e dime se kriminaliteti zhvillohet prej korrupsionit qeveritar ( cila do qeveri qofte ).
Shqiperia para viteve 90 nuk kishte krime, sepse qeveria e atehershme nuk lejonte rivalitet, por mbas 90-tes, vendi jone ka prodhu kriminalitet te pa pare ndonjehere ne token Shqiptare. Asnji pushtues ne trojet tona nuk ka prodhu ma shume viktima se ne Shqipetaret gjate 30 vjeteve te fundit. Vete ne, kemi veshur me qindra e mijera nena, motra, bija e bashkeshorte me rroba te zeza.
Per sa kohe qe ne Shqipetaret do vazhdojme te akuzojme njerin apo tjetrin si shkaktare te se keqes, dhe jo veten tone, korrupsioni dhe kriminaliteti do jete i vetmi investim qe do bejme per femijt tane.
MUSTAFA,MISLIM IBRAHIM,CA BEHET NE VENDIN E SKENDERBEUT?VIRUSI TURK PO E SHKATERRON SHQIPERINE.INJORANCA MBIZOTERON KUDO.