Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit u përgjuan në Polici pas arrestimit: Çfarë tersi, e dija. Qysh t’ia bëjmë tani?

26 Prill 2019, 20:07Politika TEMA

Top Channel disponon vendimin e zbardhur, në të cilin gjykata shpjegon grabitjen e armatosur të datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit. Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sesa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.

Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve.

Por, i pari që është identifikuar si i dyshuar është Alkond Bengasi, i cili është tradhtuar nga një gjurmë gishti e zbuluar në mjetin “Chevrolet”, ashtu siç Top Channel ka raportuar më herët. Bengasi tregon se ishte pyetur nga policia për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, e më pas Klementi i kishte shkuar në shtëpi. Duke e paralajmëruar të bënte kujdes, se mos policia i vendoste përgjues, Klementi i ka thënë: Do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë!

“Vetëm pas grabitjes – shprehet Bengasi, – unë kuptova se në këtë ngjarje kishin marrë pjesë Admir Murataj dhe Klement Çala”. I dyshuari shpjegon se menjëherë pas ngjarjes kishte fikur telefonin, pasi kishte frikë.

Prokuroria shpjegon se, gjatë hetimit për njohje personash me fotografi, ai ka identifikuar përmes fotove të dyshuarit e tjerë që ishin gjendur në drekën te “Shkëmbi i Kavajës”. Dy prej tyre, të arrestuar më pas, në përgjimin ambiental në polici diskutojnë me njëri-tjetrin:

Saimir Çela: Çfarë tersi, e dija.

Renaldo Sula: E kanë marrë vesh ata? Qysh t’ia bëjmë?

Saimir Çela: Mos thuaj gjë.

Bengasi tregon se, të kërkuarin Klement Çala e ka kushëri dhe se, pas arratisjes nga Greqia, edhe pse i shumëkërkuar, ai së bashku me Admir Muratajn kishin hapur një restorant te “Liqeni i Thatë”, një zonë në të cilën ishte shpërngulur edhe vet i dyshuari, pak muaj para se të ndodhte sulmi në aeroport.

8 komente në “Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit u përgjuan në Polici pas arrestimit: Çfarë tersi, e dija. Qysh t’ia bëjmë tani?”

  1. Vaso Pasko says:

    ALKOND BEGASI JO VETEM TE MOS DENOHET POR TI SIGUROHET JETA NE NJE SHTET TJETER. AI KA GABUAR POR GABIMIN E SHLEU NJEMIJ HER DUKE DHEN MUNDESI TE KAPEJ NJE BAND EKSTREMISHT E RREZIKESHME E CILA KA LIDHJE ME LIDERA POLITIK. KETE FAKT E ZBULOJNE VET POLITIKANET DUKE U TMERRUAR E LOTUAR NGA FRIKA PER ZBULIMIN E BANDES. SHUM MIRENJOHJE GJITH ATYRE QE NDIHMUAN NE KETE RAST SHUM TE VESHTIR.

  2. Vaso Pasko says:

    ALKOND BEGASI ndihmoi te zbulohet nje band shum e rrezikeshme keshtu Ai e ka shlyer fajin mijera her ndaj Ai jo vetem te mos denohet por ti sigurohet jeta edhe jasht shqiperis.qeverria te nderhyj ne ambasad Amerikane dhe ta pajisin me leje qendrimi te perhershem ne SHBA ALKOND BEGASI ka ber nje pune jo thjesht patriotike por heroike. Ai ka qetesuar nervat e gjith Shqipetareve te kulluar. Drejtesia nuk duhet te jet rrobote, kur dikush gabon por eshte jo vetem i penduar por jep nje ndihm kolosale si ndihma qe dha ALKONDI eshte krim ta denosh qoft edhe me kohen qe ka qendruar ne paraburgim. Historia e njerezve te till duhet te jet e paster biles me pluse.

  3. e verteta says:

    Lavdi marksizme leninizmes Vasko,por ligji i denon dhe bashkepuntoret ne krim pamvarsisht pendeses.

  4. Albert says:

    Ore leket ku jane se keshtu u kapen dhe dy katundare nga Kruja per vrasjen e Artan Santos
    I gjeten gjurme baruti e plot fakte po ne fund dolen te pafajshem Kjo eshte loje more Po nuk dolen leket i bie qe i kane vjedhur vete dhe bejne zhurme.E pate cfare shtepie kishte ai nga Kruja? Une nuk mund ta besoj se ai tipi ne 6 vjet ka vjedhur 20 milione euro dhe jeton ashtu Sidomos kur nuk gjenden leket

  5. Edi says:

    Po parate ku jane??!!

  6. Raimond vlonjati says:

    Keta nuk duken fytyra qe e bejne dot ate loj vjedhje

    Keta duken si hajduta te rendomte, qe bejne ndonje grabitje tek ndonje pensionist

    Nuk I paski gjetur tamam njerezit e duhur per kete vjedhje

  7. 321 says:

    Ore po si nuk u morr vesh pas 20 ditesh se sa jane vjedhur? Kush po pastro pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje