Gazeta prestigjioze gjermane: Serbia nuk e ka vendin në BE

28 Prill 2019, 11:35Rajoni TEMA

Një ditë para fillimit të takimit në Berlin, gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shkruan se për aq kohë sa në Serbi mediat e kontrolluara nga Vuçiçi shpifin kundër Bashkimit Europian Serbia nuk e ka vendin në BE. 

Për aq kohë sa shumica e duan Rusinë kurse BE-në e quajnë një shoqatë të miqve të shqiptarëve dhe lobi të homoseksualëve, Serbia nuk është kandidate e përshtatshme. 

Gazeta gjermane shkruan se tani për tani vetëm Maqedonia e Veriut e ka merituar të shpërblehet me fillimin e negociatave për hyrje në BE. Shqipëria nuk përmendet.

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t’i presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit – Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Këto gjashtë vende duan të anëtarësohen në BE, por asnjëri nuk është vërtet i gatshëm për këtë, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS). Se çfarë bën vaki kur BE pranon vende që nuk janë të gatshme, ka treguar shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë. Ato kanë hyrë në BE në vitin 2007, por ligji në këto vende nuk sundon ende si duhet. Në Rumani ka përpjekje për të kufizuar kompetencat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Kudo në Ballkan, sipas «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», shtete të ndryshme po kërkojnë ndikim – Rusia në Serbi, Turqia sidomos në Bosnjë, Kina gjithkund. Kriza e refugjatëve e viteve 2015/16 u ka treguar europianëve se Ballkani nuk gjendet në Azi, por në këtë kontinent.

«Shtetet e rajonit meritojnë përkrahje edhe më tutje, por integrimi i mëtutjeshëm i tyre në BE do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një qeveri reformatore, e cila për ëndrrën europiane ka bërë kompromise të guximshme dhe madje e ka ndërruar edhe emrin e shtetit për t’i dhënë fund ngatërresës së vjetër me shtetin anëtar të BE-së, Greqinë. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të ishte një mirënjohje e duhur për aq shumë guxim. Se ku çojnë negociatat në fund do të shihet. Ato gjithsesi do të zgjasin me vite», shkruan gazeta gjermane.

Sa i përket Serbisë, «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» nënvizon se ekonomikisht Serbia qëndron mirë, investitorët e huaj janë të kënaqur, buxheti është solid – dhe ndoshta Volkswagen së shpejti do të hapë një fabrikë të madhe në Serbi. Megjithatë, vazhdon kjo gazetë me ndikim në Gjermani, Serbia nuk është kandidat i përshtatshëm për t’u integruar në BE. Shumica e popullit serb prej vitesh deklarohet indiferente apo refuzuese ndaj BE-së. Ndërsa 84 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin BE-në, 83 për qind në Shqipëri dhe 59 për qind në Maqedoninë e Veriut, në Serbi janë vetëm 29 për qind.

Prej nga vjen ky refuzim? Nëse e pyetni presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai thotë se shumica e vendeve të BE-së e kanë pranuar Kosovën dhe kjo nuk shihet me sy të mirë nga popullsia serbe. Gazeta gjermane thotë se ky argument nuk mund të hidhet tërësisht poshtë për shkak se edhe gjermanët gjatë nuk e kanë pranuar si kufi vijën Oder-Neisse si kufi mes Gjermanisë dhe Polonisë. Por argumenti i Vuçiqit nuk mjafton për të shpjeguar qëndrimin anti-BE të shumë serbëve. Ndërsa Vuçiq thotë se dëshiron ta anëtarësojnë vendin në BE, në mediat që janë besnike ndaj tij çdo ditë zhvillohet fushatë sistematike kundër Europës. Si shembull «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» përmend televizionin «Pink», të cilin Vuçiq ka qejf t’i japë intervista dhe gazeta agresive bulevardeske «Informer». Të dyja këto media janë elemente përcaktuese të sundimit të Vuçiqit. Redaksitë e tyre furnizohen nga administratat tatimore, policia dhe shërbimet sekrete me material mbi gazetarët kritikë dhe opozitarët. Pasojnë fushata disajavore kundër viktimave. Shpesh materiali është i shpifur, por mjafton për dëmtimin e viktimave.

Kur nuk shpif kundër kundërshtarëve të Vuçiqit, «Informer» së paku njëherë në javë parashikon luftëra kundër Serbisë. Vazhdimisht Serbia infiltrohet nga agjentët shqiptarë. Kur u dogj Notre-Dame «Informer» shkroi me ton triumfalist se ky është ndëshkim nga zoti për shkak se Franca e ka pranuar Kosovën. Nëse i besoni kësaj gazete, atëherë BE është një shoqatë e miqve të shqiptarëve dhe lobit të homoseksualëve. Dhe synimi i tyre na qenkësh islamizimi i Europës. Po të mos e mbronin Serbinë Vuçiqi dhe Vladimir Putini, Serbia do të merrte fund, shkruan «Informer». Kjo gazetë në të vërtetë kërkon që Serbia të anëtarësohet në Federatën Ruse, jo në BE. Vuçiq e quan mik personale shefin e «Informer». Si është e mundur kjo? – pyet «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung». Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet kuptuar këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Europës.

«Po të ishte i vërtetë ky përshkrim, atëherë natyrisht do të ishte argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurojë BE participim politik një shteti në të cilin urrejtja kundër BE-së është instrument për sigurimin e pushtetit? Kush dëshiron ta pranojë Serbinë në BE, duhet ta di se me të do të hynte një Hungari tjetër në BE. Një shtet në të cilin me urrejtje ndaj BE-së fitohen edhe zgjedhje. Një anëtar i tillë do të dobësonte BE-në. Prandaj duhet thënë: Serbia është pjesë e Europës, por nuk e ka vendin në Bashkimin Europian. Së paku jo sot dhe jo nesër», përfundon «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung».

Post Scriptum:
Në shkrimin e «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» si vend që meriton të fillojë negociatat për hyrje në BE përmendet vetëm Maqedonia e Veriut. Vitin e kaluar BE shtyu fillimin e negociatave me Maqedoninë e atëhershme dhe me Shqipërinë dhe të dy vendet u ngushëlluan me premtimin se vendimi për çeljen e negociatave do të merrej në qershor 2019. Qeveria në Shkup në 12 muajt e fundit ka punuar mjaft dhe e ka zgjidhur konfliktin për emrin me Greqinë. Në Shqipëri është shënuar regres. Qeverisja e keqe, e shoqëruar me dyshime për korrupsion e skandale të tjera, një kryeministër që i është bashkuar Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, një opozitë e diskredituar që me gjeste pijaneci djeg mandatet për shkak të humbjes në zgjedhje – të gjitha këto e kanë kthyer Shqipërinë në vend problematik. Ky është edhe një kapitull i ri në tragjedinë e gjatë të tranzicionit shqiptar. Andaj mediat prestigjioze europiane nuk e përmendin fare Shqipërinë si vend që meriton të fillojë negociatat për hyrje në BE. Edi e Luli, pra Rama e Basha mund të vazhdojnë orgjinë e akuzave dhe kundërakuzave.

Përktheu, përgatiti dhe plotësoi: E. R.

15 komente në “Gazeta prestigjioze gjermane: Serbia nuk e ka vendin në BE”

  1. Deep State says:

    E.R jo vetem e perktheu po e pergatiti dhe shtoi mendimet e tija.Ky eshte nje shkrim, copy/paste + Anal ize prej nje Anal isti shqyptar.

    Shqiperia e Anadollit behet merak se ku e ka vendin Serbia, lol!

    1. Enki says:

      Doli ky fisqir me 10 profile ketu.

      Qija robt 0 sherbime sekrete ka ky vend qe ta gjenin dhe tja qinin robt ketij.

      Te ishte Shqiperia si anadolli mire do ishte se anadolli eshte superfuqi ushtarake dhe jo bordello kurvash ai servia

    2. Like says:

      shkrimi sido qe te jete eshte e verteta e hidhur me se pari e shqiptareve e me se dyti e europjaneve. serbia ka qene gjithmone fisheku ne gjoks te kontinentit. e shkrepi ne luften e pare dhe te dyte boterore duke u dhuruar edhe shqiptareve partine komuniste. e ndezi prap ne demokratizimin e viteve 90 te ballkanit perendimor por e mori pergjigjen e uncle Sam. bythqirat e majte Franceze tashme jane ne pleh dhe e djathta do mbizoteroje me gjithe gabimet e saj.
      klyshi fundit i Enver Hoxhes dhe ruseve do japi shpirt nje dite njesoj si serbia qe edhe ajo i ka ditet e numerurara si shtet.

    3. Gazetar dobic nazisto-fashist - Birk kurve i bere me arabe e zezake says:

      Fatkeqesia e ketij gazetari eshte qe mashtrimet dhe fake news te hedhura nga ta qe duan te ndalojne reformen ne drejtesi (opozita hajdute shqiptare) kane punuar ne favor te mendimeve racisto-naziste te ketyre bastardeve gjermane. Keta jane pasardhesit e nazisteve, racist a sternip racistash qe e shohin Shqiperine me syzet e kryqit te thyer nazist. Ju kemi dhier mu ne Europe. Perderisa Britania po largohet nga BE ky eshte nje flamur i kuq per Shqiperine, qe ska pune te hyje ne BE. Be-ja vetem ka shkaterruar vendet e dobeta europiane ekonomikisht. Nga ana tjeter duhet te themi qe keta mezi kane pritur qe ne Shqiperi te kete konflikt midis pozites dhe opozites. Sepse eshte e qarte qe ky “Klub te Krishteres” qe quhet BE nuk mund te pranoje idene qe te fuse ne kete klub nje vend qe ka emra myslimane (sepse pervec nje grusht punonjesish te xhamive dhe familjet e tyre te paguar nga arabet dhe Turqia) nuk ka asnje tjeter qe do tja dije per islamin ne Shqiperi. Por, mos u beni merak sepse tanket ruse do ti keni ne Ballkan shume shpejt dhe atehere do te filloni te mesoni rusisht te gjithe ju mbeturina fashisto-naziste. Rusia ju vuri perpara ne luften e dyte boterore si derra dhe ju pushtoj ne 1 muaj, por tani do t’ju pushtoje ne nje jave. Ne jemi europiane, madje edhe me te vjeter se ju, barabare shpellash akulli, dhe nuk kemi nevoje te pranohemi aty ku bejme pjese, ne Europe. Ju mbani fushat me akull sepse ne kemi detet, fushat me 300 dite me diell qe ju i keni zili qe ti vizitoni dhe shijoni gjate Veres. Nje artikull tendecioz i shkruar nga dobice kurvash naziste qe amerikani pas luftes e dyte boterore dhe araberia dhe zezakeria e Lindjes se Mesme dhe Afrkes Veriore po ja u shkerdhen cdo dite. Mbajini tokat e ftohta dhe pijuni lengun. Shqiperia me Edi Ramen do te behet nese ju maskarenj pa fakte dhe me fake news e quani te korruptuar. Pftuuu felliqesira te ndyra. Shikoni qeverite tuaja te korruptuara dhe shkruani per vjedhjet e tyre dhe na lini te qete ne ne vendin tone.

  2. * says:

    Edhe shqiperia te veshtir do ta kete hapjen e diskutimeve per ne be.Me opoziten shqiptare te korruptuar,dhe anti BE,nuk do te pranohet kurre nga antaret e BE’s.Pa ndeshkim te hajnove politik ne vendin tone, ne do te presim edhe njezet vite te tjera per te futur nje kembe ne BE.

    1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

      Pse o Idiot ne Europe do tja dije Njeri per Krishterimim? Por me Krishterimin Indetifikohen, Sic Indetifikohen Shqipetaret me Islamin, eshte e vetmja Fe Qe Nuk ne asimiloi, Sic asimiluan Greket Shqipetaret Orthodokse Dhe Sllavet na Sllavizuan, Keto Jane Fakte
      Te Dokumentara.

  3. ¬ says:

    Ka gabime Sërbia që cënon interesat e NATO-s dhe BE – s.

  4. Permetari says:

    Gazeta gjermane ka miresjelljen e nevojshme per te mos u thelluar ne arsyet e verteta qe kane cuar ne refuzimin e shqiptareve nga BE: popull pleh i deformuar gjenetikisht qe e shiti fene per nje arme dhe pushtuesit 500- vjecar i thote baba e vella, popull pleh qe edukon pasardhesit qe te mos kene as moral e as skrupuj perpara lekut, te merren me droge, prostituta e vrasje se keshtu do te cajne perpara e do te behen deputete e ministra, popull pleh qe respekton vetem te fortin dhe nga i pari tek i fundit jane te gatshem te vjedhin cdo gje qe i bie ne dore edhe sikur ti kushtoje jeten e shendetin gjithe qytetit, fshatit a lagjes.

  5. Deti says:

    SHQIPTARET jan popull qe duan nje te par , se qe kur esht krijuar kjo bashkesi njerzish nga koha andertalve , vetem te paret e fisit e kan mbledhur kte popull legen , qe voton per 30 vjet llumin dhe pjesen me te keqe te kti populli , ne sistem shum parti ky vend do shkoj drejt shperberjes totale i sigurt , i vetmi burr qe beri shtet te vertet per 50 vjet ne kte vend qe nga koha gurit ishte vetem nje burr ENVER HOXHA i pavdekshem , ai e njifte mir ket popull , pjesen me te keqe te kti populli si kjo pjes qe ka 30 vjet qe drejton kte vend , e plasi neper burgje ja qiu kurven mashtrus antishqiptar kriminel te pa ndershem te degjenerum i shtroi ne hu kush vrau e tradhtoi i futi plumbin , kush mashtroi vodhi prostituoi i plasi neper burgje , pjesa me e shendosh te ter pa perjashtim ne pun e ne shkoll , pra na vuri te ter ne rresht dhe te ter e qam pa perjashtim kur vdiiq , dhe ata qe ishin te denuar per politik e qan , e dini arsyen pse , se na vdiq i pari jon dhe ne pa nje te par nuk jetojm dot dhe nuk bejm dot shtet , sot qe kemi nja 300t te par shikoni si jemi katandisur , jemi ber turpi rruzullimit jemi popull alabak dhe injorant ne kulm , se mos ishim te till , do ishim çuar ne kemb dhe do ti hanim me dhemb kta kurva antishqiptar qe na kan mar jeten dhe lekuren e surratit kto 30 vjet demokraci , kte skemi patur byth me e bo dhe jemi ky popull gabel qe jemi , tani na ngelet te themi qe dikur ne kohen e PPSHs dhe ENVER HOXHES kemi patur per nje her te vetme shtet nga epoka nandertalve deri sot , europ nese na do ; leri mashtruset hajdutet kriminelet dhe antishqiptaret te bejn mas qefit ne kte vend siç i edukove vet kto vite demokracie , vetem keshtu jemi dhe kemi per te qen gati per europ , ne te kundert mos na llogarit kurr, ktyre maskarenjve i dhat rrug kto 30 vjet demokraci , kte qe kini mbjell ju kurvat e europes nga ndryshimi sistemit tek ne , po korrin sot ne kte vend , pagoni njerez te therrasin posht ENVERI se ate qe mori motra vlonjatit ne provim do merni nga demokracia leshit e kti populli.

  6. Deti says:

    SHQIPTARET jan popull qe duan nje te par , se qe kur esht krijuar kjo bashkesi njerzish qe nga koha andertalve , vetem te paret e fisit e kan mbledhur kte popull legen qe voton per 30 vjet llumin dhe pjesen me te keqe te kti populli , ne sistemin shum parti ky vend do shkoj drejt shperberjes totale i sigurt , i vetmi burr qe beri shtet te vertet per 50 vjet ne kte vend qe nga koha gurit ishte vetem nje burr ENVER HOXHA i pavdekshem , ai e njifte mir ket popull , pjesen me te keqe te kti populli si kjo pjes qe ka 30 vjet qe drejton pra , qe vjedh e vret kte popull , ai burr shteti e plasi neper burgje ja qiu kurven mashtrus antishqiptar kriminel te pa ndershem te degjenerum i shtroi ne hu , kush vrau e tradhtoi i futi plumbin , kush mashtroi vodhi prostituoi i plasi neper burgje , pjesa me e shendosh e kti populli te ter pa perjashtim ne pun e ne shkoll , pra na vuri te ter ne rresht dhe te ter e qam pa perjashtim kur vdiiq , dhe ata qe ishin te denuar per politik e qan , e dini arsyen pse , se na vdiq i pari jon dhe ne pa nje te par nuk jetojm dot dhe nuk bejm dot shtet , sot qe kemi nja 300t te par shikoni si jemi katandisur , jemi ber turpi rruzullimit , jemi popull alabak dhe injorant ne kulm , se mos ishim te till , do ishim çuar ne kemb dhe do ti hanim me dhemb kta kurva antishqiptar qe na kan mar jeten dhe lekuren e surratit kto 30 vjet demokraci , kte skemi patur byth me e bo dhe jemi ky popull gabel qe jemi , tani na ngelet te themi qe dikur ne kohen e PPSHs dhe ENVER HOXHES kemi patur per nje her te vetme shtet nga epoka nandertalve deri sot , europ nese na do ; leri mashtruset hajdutet kriminelet dhe antishqiptaret te bejn mas qefit ne kte vend siç i edukove vet kto vite demokracie , vetem keshtu jemi dhe kemi per te qen gati per europ , ne te kundert mos na llogarit kurr, ktyre maskarenjve i dhat rrug kto 30 vjet demokraci , kte qe kini mbjell ju kurvat e europes nga ndryshimi sistemit tek ne , po korrin sot ne kte vend , pagoni njerez te therrasin posht ENVERI se ate qe mori motra vlonjatit ne provim do merni nga demokracia leshit e kti populli.

  7. MACOKU says:

    EDI RAMA PO NUK ARRESTOJ SALEN ILIRIN BASHEN DHE MEDIUN NUK E PRANOJNE NE EUROP KTE TA DI MIR POPULLI SHQIPTAR

  8. Nadir Shehu says:

    Sot shqiptaret duhet te kuotojne se ne evrope nuk hyhet: *As me dhune,si bandit,kauboj,apo baron droge,as me servilizem,ma bej kete te mire se jam kunati i shokut “xhemal”fusim mik Anshtajnin dhe ndryshojm ligjin e Isakut(Njuton),as si lavire,lahem tani shikoni,-i hoqa te gjitha mekatet,+poshtersite(46+29)vjetperdhosje fatale e respektimit te drejtave themelore te njetlriut ,egocentrist ,enverist dhe berishian te hekurt e cnjerezor,fatosa nanist te PA moralshem,qe kalojm pronat ne emer te grave,dhe ne tynele te nendheshme,pasi kemi shpenzuar milionat e vjedhur,fshihemi ne Maqedoni se MOS na kap Berisha, dhe ky naqenka lideri qe adhurojn socialistet dherilindasit e Rames keta qe vetquhen specialistet e kohes se internetit ,spese njeriu digjital tashme kish filluar tebante ere,ne evrope gjithashtu nuk hyhet si kameleon ,i shkel syrin Ermalit te MOS kapi camera oxhakun,osé vesh xhakete te grisur se Lulin e fus kollaj ne xhep, bejme kompromis se nuk PU non sateliti,keshtu qe ATA s’kane pamje e jo me te kuptojne se cfar thame , shokeve te partis u valevisim flamurin kombetar,dhe sa shohin fytyren e Skender-beut shqiptaret rreshtohen passa njeshit.
    Popujt Kane presidente qe MERITOJNE……..BEHUNI njerez te lire,jo skiftere e kusare,te zgjuar shkencetare, evropa ka nevoj per shqiperine ,se per inat te sime vjehrre,ha darke me Vucicun e Erdoganin.Ne Evrope shkohet me dinjitet me pergjegjsi epreokupacion per shpirtrat qe sakrifikojne dhe per ATA qe japin voten,por te perfaqesohen denjesisht,PA histori makabre.

  9. mik says:

    Bota asnjehere nuk ka perkrah te dobetin, por te fortin.
    Gazetat kete pune kane, sot shkruajne kunder dikuj e neser shkruajne kunder dikuj tjeter. Nejse ! Le te marrim Maqedonia e Veriut si shembull : Deri dje Maqedonia e Veriut ishte problemi i Ballkanit, ndersa sot nje nder gazetat kryesore te Gjermanise thote qe meriton shperblim !! Shperblim per cka ?!! Shperblim per 20 vjet vonese ? Shperblim, kaq shpejt brenda nje ” nate ” ?!! A nuk ju duket pak e cuditeshme ?!! Para dy vjeteve FYROM ishte ne prag te shperberjes si shtet, e befas na doli EUREKA !!! A asht kjo drejtesia e Evropes ?!! A nuk xajn vend prap vargjet e Gjergj Fishtes mbi ndarjen e Shqiperise nga Evropa : moj Evrope moj kurva e motit … ……. !! Me kete nuk dua te them qe ne i meritojme negociatat ma pare se Maqedonia e Veriut, apo kushdo tjeter ne Ballkanin Perendimor, por te pakten te na mbahet hatri edhe neve si te tjereve.
    Nga te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, Serbia asht ma e fuqishme dhe ma me perkrahje, edhe nga ata qe gjoja e shajne, duke ja fillu nga Shqiperia : A ju kujtohet se si Shqiperia e furnizonte Serbine me nafte gjate embargos nderkombetar kunder vellezerve tane Kosovare ? A kujtoni ju se bota nuk e di kete ?!
    Serbija perkrahet nga te dy anet, Perendimi dhe Lindja. Arsyen kerkojeni ne histori. Gazetat shkruajne ” keq ” per Serbine, sepse ato gazeta asht e vetmja gja qe munden me ba, e Serbija nuk e rruan fort per kete pune. Serbija asht e lidhun ma shume se sa ajo c’ka dim ne. Serbia ka plan per shtetin e vet. Kryeministri i saj nuk rrin tu ba humor me katundar e qytetar, qe te pershkruhen nga gazetat si maksimumi i IQ-s se nje Kryeministri . A e keni pa ndonjehere Kryeministrin Serb te tallet me popullin e vet ? JO. Sepse ai ka qellim rimekambjen e shtetit dhe te popullit te vet e jo te tregoje barceleta posht e perpjete si Kryeministri i jone qe kerkon te hyj ne histori si Kryeministri i pare ‘ cool ‘ me atlete.
    Po na Shqipetaret, e klasa politike e jona ? Na Shqiptaret duket se e kena humb fillin. Askerkush nuk na perkrah, sepse ne radhe te pare na nuk perkrahim vedin !! Na kemi kohezionin ma te dobet ( te pakten ) ne Evrope, duke share e ofendu njeri tjetrin ne rastin ma te pare qe na jepet. Na vec mburrena me Ameriken, demek se ajo na don e na e dojme ate !! Si ke me dasht dike kur ti nuk don vedin ?!! Si mundet me te dasht dikush, kur ti nuk don gjakun tand ?! Kur ti krijon piramidat me rjep pasurine e kursimet e popullin tand. Kur ti krijon lufte civile qe populli i jot me vra njeri tjetrin. Kur ti nuk perkrah popullin tand kur ka nevoje ma shume se kurre per ty !! Kur ti fut ne burg popullin tand per 2 lek energi elektrike edhe kur nuk ka se c’ka me hanger !! Kur ti kerkon qe copat e vendit tand te ja japesh dikuj tjeter . Kur ti vesh me te zeza gjysmen e atyre nanave qe kan popullu vendin tand, e ne te njejten kohe don me kriju shtet !!!

    PS : Klasa politike e jona kerkon Evropen sepse asht nje klase politike pa dinjitet, nje klase politike lypsaresh. Nje klase politike pa vizion e pa asnje plan per te ardhmen e vendit e te popullit te vet.
    Gjithmone ngelem te fundit, e pastaj bejme pyetjen : Pse na percmojne ?!!

  10. Mero Gelbaza says:

    Duhet te kthehemi nga Turqia i vetmi Vend Qe Shqipetaret Respektohen, Kemi Qene Te Respektuar Vetem Kur Kemi Qene bashke me Osmanet, Nuk Kishe Popull Qe merrte Neper Kembe.Sepse e dinin Fuqine tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje