Kandidati socialist për bashkinë e verilindjes tregon programin dhe synimet e tij
Nga Fernada Cenko
Safet Gjici është konfirmuar për të kandiduar në zhjedhjet vendore që do të mbahen në 30 qershor. Edhe pse ka pasur humbe ne zgjedhjet e tjera, kryeministri Rama ka guxuar sërish për ti besuar Gjicit garën në Kukës.
Gjici në një intervistë për TemA Javore thotë se ka një vit duke negociuar për të qenë nje kandidat potencial për këtë bashki që sot drejtohet nga një demokrat.
Kandidati, i cili prej pesë vitesh ka braktisur bizneset e tij thotë se betjën në Kukës do ta fitojë fale investimeve të qeverisë siç jane aeroporti dhe stadiumi.
Ai tregon se cilat janë sfidat për këtë njesi administrative dhe çfarë do të ofrojë në nje kohe afatshkurtër për këtë zonë, e cila ështe lënë në harresë, pikërisht se Partia Demokratike e ka quajtur një bastion të vetin që zgjedhjet konsiderohen numra dhe jo punë. Sipas tij, edhe taksa për Rrugën e Kombit nuk ështe një problem që do të ndikojë në zgjedhje. Sipas tij, kuksianëve ju është ngritur tashmë per të votuar Partinë Socialiste.
Ju jeni një emër i njohur në fushën e biznesit dhe tani do të garoni për kryetar në bashkinë e Kukësit…
Po kjo është e vërtetë, unë kam 5 vite që i jam shkëputur nga fusha e biznesit për t’iu përkushtuar politikës.
Që në kohën që isha prefekt i Qarkut të Kukësit, nuk kam asnjë biznes, kohë e cila u pasua më pas me kandidimin tim si deputet dhe më pas si kryetar për bashkinë e Kamzës. Tashmë që flasim nuk kam asnjë biznes dhe kjo nuk më pengon aspak për të kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në zgjedhjet e kaluara vendore kandiduat për postin e kryetarit në bashkinë e Kamzës, por që nuk arritët të fitonit. Pse vendoset këtë herë që të “merrni” bashkinë e Kukësit?
Ne nuk dështuam në bashkinë e Kamzës, se po t’i referohemi rezultatit të zgjedhjeve kemi marrë 25 mijë vota në krahasim me vitetet e tjera ku Partia Socialiste ka marrë 7-8 mijë vota. Nuk duhet harruar që bashkia e Kamzës historikisht ka qenë e djathtë.
Ndërsa unë mund t’iu them se bashkia e Kukësit në zgjedhjet e 2017, ishte listuar si bashkia e parë që kishte rritje votash më shumë në rang vend duke marrë parasysh që ishte një bastion i djathtë.
Unë kam jetuar në Kukës, por lidhje me këtë qytet është akoma më e ngushtë nëse flasim edhe për futbollin. Pa harruar këtu se kam qenë edhe prefekt në këtë qark. Mendoj se këto kanë qenë disa nga arsyet pse më kanë shtyrë drejt kandidimit në këtë qytet.
Vendimi për të kandiduar në këtë post ka qenë i juaji personal apo iu është propozuar nga Partia Socialiste?
Vendimi ka qenë i përbashkët, unë nuk është se kam patur objektiv bashkinë e Kukësit. Objektivi im ka qenë për të patur një mandat deputeti, por me bisedën që kam bërë me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e PS-së, zotin Edi Rama menduam që të merrnim bashkinë për shkak të këtyre investimeve dhe që qeveria ka kthyer tashmë sytë nga ky qytet për ta zhvilluar në shumë aspekte.
Për hir të së vërtetë vitet e fundit Kukësi nuk ka përfituar shumë investime ndoshta nga keqmenaxhimi dhe drejtimi i bashkisë aktuale sepse siç e dimë për gati tre mandate që e drejtuar e djathta ky qytet nuk ka patur zhvillimin e duhur.
Duke qenë se ky qytet është një pikë strategjike lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk meriton që të ketë mungesë të investimeve. Pas bisedës me kryeministrin, madje me kërkesë të forta nga ana e tij, vendosëm që unë të jem në Kukës jo vetëm si i deleguar politik, por dhe kandidat për të marrë drejtimin e këtij qyteti e për të çuar më tej projektet madhore që kanë nisur të marrin jetë në këtë qytet.
Nëse mund të flasim për një vlerë të shtuar që më lidh akoma më shumë me Kukësin është pikërisht sporti.
Kukësi ka pasur investime të shtuara. Do të kenë këto ndikimin e tyre në elektorat?
Ne kemi filluar aeroportin si një nga projektet më madhore dhe brenda një viti ne do të ndërhymë në njësitë administrative që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje rrënjësore kryesisht në infrastrukturë e më gjerë.
Aeroporti do të luajë rol kyç në ekonominë e vendit. Vetëm kur mendojmë se mesatarisht çdo person që vjen dhe ikën nga aeroporti llogaritet të shpenzojë deri në 30 euro në ditë se çfarë impakti do të ketë kur fluksi të rritet.
Fluksi i madh që do të jetë nga vendet e rajonit në këtë aeroport do të përkthehet në gjenerim pozitiv për qytetin e Kukësit.
Një tjetër investim madhor është ai i stadiumit të ri.
Efektet financiare sigurisht që pikë së pari do të përjetohen nga vetë banorët.
Me marrjen e bashkisë ne do të lidhim të gjitha njësitë administrative me rrugë me standarde të larta, por edhe me qendrën urbane. Pra do lidhim zonat ruale dhe ato urbane, pa harruar këtu pikën turistike në fshatin Shishtavec, që është edhe një pikat më aktraktive të zonës.
Ne jemi të sigurt që do t’i fitojmë zgjedhjet edhe në 2021 sepse nuk ka asnjë alternativë, opozita është në rrugë. Kjo opozitë kërkon ta çojë Shqipërinë mbrapa. Pushtetin mund ta marrësh me votë, sikundër me votë edhe mund ta humbasësh po me votë. Ne jemi partia që e kemi treguar se pushtetin e marrim vetëm me votë dhe primarë për ne janë vetëm qytetarët.
A mendoni se do të ndikojë taksa e vendosur për rrugën e Kombit në elektoratin tuaj?
Kuksianët e kuptojnë shumë mirë se çfarë investimesh janë bërë në këtë rrugë. Ka filluar të mirëmbahet rruga nga Miloti deri në Kukës dhe kjo falë firmës koncesionare.
Po të mos mirëmbahej rruga do të degradonte, taksa 10 euro ishte e lartë, por me 100 lekë të rinj që është tashmë tarifa kuksianët e kanë mirëkuptuar. Jam i bindur që kjo nuk do të ndikojë aspak në votime. Kuksianët kanë parë vetë që kryetari i Bashkisë ka bllokuar investimet e qeverisë, siç është rasti i fundit për ndërtimin spitalit. Në Kukës e djathta nuk ka bërë asnjë investim, as 200 metra rrugë. Zhvillimin e shpejtë të Kukësit e kemi ne!
(TemA Javore)
Aha, mashtrimet dhe rrenat e Ramutit.Ne nje kohe qe KUkesi eshte i boshatisur.
–
Do ta ndertoje me pleqte dhe vullnetare nga Jugu si njehere e nje kohe Partia e Punes.
–
Fajin e ka populli bageti qe akoma beson te politikanet mashtrues e vagabonde.
si ka mundsi qe dhe surratin ky e ka si gjic i rritur
PO KY ESHTE NJE TURI DERRI QE KA NJE NGJASHMERI TE GATASHME ME ÇDO KAFSH NJETHUNDRAKE POR VALLAHI BILAHI VEÇ TRU NJERIU N7K DUKET TE KETE. KY MUND TE JETE I DENJE PER ÇERTEXHI DHE JO PER TE SJELLE ZHVILLIM. PO KA INSTITUCIONE TE VERTETA KY SHTET TE HETOJE PASITE E KETIJ BYRBOLLANI SE E KA TE KRUJTME NBALL QE ESHTE TRAFO. TA MAJ ME SHNET ED RAMA GICIN DHE I LUMTE NE E VOTOJNE KUKSIONET…
O zot ky ben politik ai ja ben mi qe esht ajdut ,turp .
Deri tani e rilindet, tani do e ringjallni. Nuk shkojn me rrenat, se ju doli boja dhe juve
Ti je “deep” apo “seat back”, i cili ka ca kohe qe eshte zhdukur. Dhe ka bere mire qe ka ikur. Ndiq edhe ti shembullin e seat- it.
Vetem di tw mashtrosh. Deri ne vitin 2013 ishe me PD-nw. Pastaj kalove me PS-nw. Ndwrsa hesht, kur Kukwsit iu vu taksa e re e autostrades. Mire, po edhe cmimi i biletes u rrit. Ne shtator asnje nuk u ngrit te protestonte per rritej ne cmimit ne autobuz, po edhe ne mallt=rat e tjera si prewsh etj. Pse ? NeKjukesi flitet se nga kompanbia koncensionare iu dha 250 mije euro Lulzimit, Flamurit dhe bashkimit te mos lejonin ngritjen e kuksianeve ne proteste. Keshtu thone kuksianet. Cila eshte e verteta ? te pakten ketrw na e trego o gjic.