VIDEO: Ajaksi me një këmbë në finalen e Champions, fiton duelin e parë përballë Tottenhamit!

30 Prill 2019, 22:55Sport TEMA

Ajaksi nuk është më një surprizë në Champions League dhe këtë e tregojnë rezultatet dhe kualifikimi deri në fazën e gjysmëfianleve.

Tashmë të besuarit e Ten Hag janë pranë një momenti historik pasi janë shumë pranë kualifikimit për në finalen e madhe të Madridit.

Ekipi holandez arriti që të marrë një fitore të merituar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër anglezëve të Tottenhamit në transfertë duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një fitore që i jep një mundësi të artë Ajaksit për të prekur finalen pasi ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e tyre javën e ardhshme.

Golin e fitores për skuadrën e Ajaksit e shënoi Van De Beek në minutën e 15-të të pjesës së parë pas një aksioni mjaft të bukur.

Ndërkohë, Tottenhami është me një këmbë jashtë ku edhe pse luajtën në fushën e tyre krijuan shumë pak raste për shënim duke zhvilluar një 90 minutësh mjaft të dobët.

Më poshtë goli i shënuar nga Van De Beek. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje