Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian deklaroi se ka ardhur koha për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit europian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian.
Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të europianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor.
Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”, shkruan Hahn në twitter. (TemA)
Tallni riken tallni. ksenofobe m…uti
Kush jeni ju zoteri qe vetem flisni llafe ne ajer , duhet te keni ndonje page te majme qe e beni me zell mashtrusin dhe tellallin , jeni i rreme , asgje qe thoni ju nuk ka pike realiteti , perkundrazi kur ju thoni dicka , del gjithmone e kunderta , nese do kishim politikane serioz dhe shtet funksional , as qe na plaste bytha per europen kurven e qemotit qe ekziston fale gjergj kastriotit .
Han ka qene dhe mbetet zyrtari me pozitiv dhe me civil i KE.
Ai i ka dhene fjalen vendeve Ballkanike per angazhimin e tij per integrim ne KE.
Ai po perpiqet te mbaje fjalen _ nje tradite e rendesishme ne Ballkan!
Sepse perpjekja per te mbajtur fjalen te rrit vlerat njerzore dhe autoritetin!