Platforma zhgënjyese e opozitës, duhet të lutemi që Rama mos ta pranojë

2 Maj 2019, 13:44Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës aktuale. Ajo ka paraqitur një program urgjent prej dhjetë pikash që do ta realizonte një kabinet pa Edi Ramën, i cili do të zhdukte lidhjet e policisë me krimin, abuzimet me listat e zgjedhjeve, punësimet në ndërmarrjet shtetërore, dhe të tjera masa burokratike, si regjistrimin e adresave dhe paisjen me letërnjoftime.

Ndonëse të gjitha ato që ka evidentuar PD-ja janë gjëra që veç e veç qëndrojnë, gabimi i saj themelor është se duke u marrë me detajet ka humbur thelbin. Nëse propozimi i sotëm pranohet nga shumica dhe Edi Rama (duhet të lutemi që kjo të mos ndodhë), askush nuk garanton se nuk do të kemi një rezultat të ngjashëm me atë që polli marëveshja okulte e 17 majit, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës.

Sepse në të dy rastet edhe bashkëqeverisja me Rilindjen para zgjedhjeve të 2017 edhe kjo pa Ramën që imagjinohet sot, konceptohen si menaxhuese të një kohe të shkurtër të një procesi të vetëm zgjedhor.

Por në fakt, e keqja e asaj që ndodh në Shqipëri nuk mund të reduktohet me atë që ngjan në dy muaj fushatë dhe ditën e votimeve. Ajo ka kohëzgjatje shumë më të madhe dhe rrënjë shumë më të thella.

Pikërisht këtë dimension, opozita as nuk e ka marrë për bazë në platformën e saj të zgjidhjes.

Le të marrim një shembull për ilustrim. Nëse sot koalicioni PD-LSI do të merrte pjesë në zgjedhjet e kryeqytetit përballë Erion Veliajt; Nëse, le të imagjinojmë, nuk do të kishte as ndryshime listash, as fallcifikime pasaportash, as punësime të reja shtetërore gjatë fushatës, a do të qe e sigurtë opozita në fitore?

Unë dhe shumë si unë mendojmë se jo.

Pasi afro 500 leje ndërtimi korruptive nuk janë shpërndarë kot në katër vite. Ato përbëjnë një përbindësh financiar që është i pa konkurueshëm edhe nga programi më idealist, nga individi më i kulluar dhe koalicioni më fuqishëm që mund ti vihet përballë.

Le të shkojmë edhe më tej. A mundet ta përmbysë një fushatë sado e rregullt, sado pa hile, imazhin e rremë që të gjitha mediat pa përjashtim kanë ngritur në mënyrë të fallcifikuar për “lali Erin”. A ekziston ndonjë mbinjeri në sistemet demokratike që të mposhtë njëkohësisht edhe kandidatin që ka përballë, edhe gjithë sistemin mediatik të kapur prej tij, edhe gjithë korporatën e oligarkëve të cilëve ai u ka bërë “ndere” milionëshe.

Gjithkush e kupton se ky është një mision i pamundur, pasi zgjedhjet e radhës në Shqipëri nuk shkatërrohen në 40 ditë, por në katër vite.

Prandaj zgjidhja që ofron opozita është e gabuar. Ajo nuk mund të vijë nga një qeveri tranzitore që do të menaxhojë për një kohë të shkurtër garën elektorale të radhës, por nga një qeveri teknike me mandat shumë më të gjatë, që të jetë pjellë e një kompromisi politik dhe që të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të zhbërë të gjitha rrëshqitjet drej një pushteti personal që kemi parë në 14 vitet e fundit.

Vetëm një qeveri e tillë, teknikësh dhe ekspertësh, që nuk do të anonte nga asnjëra palë, por do të zbatonte një program reformash të përcaktuara (si ish qeveria Monti në Itali psh) do të qe garanci, jo vetëm për zgjedhjet e radhës por edhe për të ardhmen e vendit.

Nga lindaja e saj do të kishim një sërë përfitimesh.

Nëse pranojmë se reforma në drejtësi, që na imponuan përdhunshëm ndërkombëtarët, është prioriteti i prioriteteve që do të vendosë ekuilibrin shoqëror për dekadat e ardhshme, ajo nuk mund të bëhet e drejtë dhe e ndershme nën trysninë e një pushteti personal që ka kapur të gjitha levat e shtetit. Një qeveri teknike zhveshur ky pushtet personal do ta shpëtonte dhe atë që ka mbetur nga reforma në drejtësi.

Nëse pranojmë se rreziku më i madh i ekonomisë së vendit është lidhja e Edi Ramës me dhjetë oligarkë me të cilët po ndan gjithçka, duke i lënë të tjetrët pa punë dhe duke provokuar një emigrim masiv, një qeveri asnjëanëse është sërish zgjidhja. Ajo nuk do të kishte fuqi mbiligjore për të prodhuar ligje speciale personale si ai në emër të firmës Fusha, apo si ai për korporatën e investimeve, që ndan në mënyrë abuzive tokat më ekskluzive të bregdetit.

Nëse pranojmë se pasuritë tona po vidhen pa garë, pa tendera, duke krijuar kosto të shumfishta për sejcilin prej nesh, zgjidhja do duhej kërkuar tek një qeveri që nuk i bindet urdhrave të një padroni të vetëm, në mënyrë që të shmangen skena si ato të koncesionit për inceneratorët, ku merren 14 vendime brenda një dite.

Pra e thënë shkurt, opozita nuk mund të kërkojë thjeshtë një qeveri tranzitore afatshkurtër që të menaxhojë zgjedhjet e “ndershme” të radhës, por një kabinet teknik, më afatgjatë dhe me gamë shumë më të gjërë se ai i arbitrit elektoral.

Pasi duke kërkuar vetëm të parën ajo bën disa gabime njëkiohësisht.

Ajo nuk merr asnjë garanci se zgjedhjet nuk do të jenë si ato të pas marrëveshjes së 2017. Ajo i lë publikut shijen e keqe se po mendon vetëm për ardhjen e saj së më të shpejtë në pushtet. Ajo nuk garanton filizat e krijimit të antikorpeve që do të ndesheshin me çdo pushtet të ardhshëm personal.

Në këtë kuptim, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore është një dokument që ka evidentuar në mënyrë të shkëlqyer problemet, por që ka dështuar në propozimin e rrugëzgjidhjeve. Dhe për këtë ajo mund të shihet edhe si zhgënjimi i parë i atyre që e mbështetën në rrugën radikale të djegjes së mandateve./lapsi/

26 komente në “Platforma zhgënjyese e opozitës, duhet të lutemi që Rama mos ta pranojë”

  1. u dhime duke qesh says:

    O Bushat o gaztor femijesh ? ? ?

  2. Sokol says:

    Ne fakt ti po lutesh qe ta pranoje,te ike Rama se i do bytha Sales hahahahaha po nuk ka per te ndodh se nuk e ka lene mendja. Ndryshe PS e flak tutje Ramen.

  3. Cudia says:

    Andi! Jepu ti ndonje ide me te mire per platformen ashtu sic edhe fole dikur per dorezimin e mandateve . Kur merr rrugen e mutit, kanali ka vetem nje vend qe mund te te coje. Kuptohet, do kalosh ne plote kthesa muti dhe fundi eshte i pashmangshem. Qendro ne krye te rruges edhe ti me te tjeret se i sherben permbajtjes te paketes se mutit ne kuptimin e plote te fjales.

  4. Une says:

    Andi ja ke futur kot…si gjithmone. Pse ju analistet tane,”truri” i shoqerise tone nuk punoni per atdheun por per kockat qe ju hedhin. Pse nuk i thoni kesaj opozite te cmendur,jashte cdo standarti,kesaj opozite afrikane,kesaj opozite zulu,percarese, te dhunshme,antishqiptare,qe rotacioni ne demokraci kryhet vetem me vote dhe jo me stilet “haxhiqamilse”. Po ata nuk duan rregulla se jane vete te perlyer deri ne gryke dhe kane frike te perballen. Analista koti. Mjere Shqiperia cfare njerez ka prodhuar,xhuxhemaxhuxhe nga truri si puna jote Andi dhe leshko dhe era shellire si puna e kolugut tend A. Zheji. Turp per buken qe hani. Turp! Ju ngecte! Futuni ne zgjedhje,konkuroni dhe mgjths do humbeni turpshem mos u dorezoni,pir punoni fort per kete vend e fitoni heres tjeter. Maskarenje!

  5. Joni says:

    Ky eshte kar komplet, nuk e di pse ia beni kete nder dhe ia jepni hapesiren ne gazeten tuaj. Te qifsha Fushen ty se fitohen zgjedhjet me fushat dhe gemushat o rroçke. Zgjedhjet fitohen me filozofi o budalla dhe jo me pushke ne krahe. Nuk thua shyqyr qe u jepen tenderat kompanive shqiptare dhe leku qarkullon ne vend, se perndryshe gjysma e tyre do ikte ne forme fitimi dhe importesh nga jashte nga kompanite e huaja. Pjesa tjeter s’ka budallenj kolektive ne kohet e sotme te genjehen me thes mielli apo me 50 euro. Mund te jene 1000 ja 10,000 vete ne gjithe vendin qe ndahen mes partive, por sa peshe kane ata ne zgjedhje, pothuajse zero. Basha eshte karte e djegur, perpjete te hidhet cdo dite. Vota shqiptaresh nuk fiton dot, por as mbeshtetje nderkombetare pervec Rusise dhe fqinjeve qe e duan Shqiperine grope. S’ka shanc te jete ndonjehere kryeminister i vendit.

  6. gazmendi says:

    deidratim si pasoje e konjakut te mire

  7. Klodi says:

    Shkurt te kthehet Enveri dhe njeher dhe pastaj le te vdes prape. Rrobespieri modern.

  8. Klodi says:

    Shkurt Bushati thote meqe populli yne blihet, eshte kriminel, mbjell hashash, eshte i korruptuar, injorant dhe budalla, na duhet nje qeveri qe te mos ta zgjedh populli por ta zgjedfh Lubonja, Bushati dhe Rakipi. :))))

  9. Dymi says:

    Lulushja nuk e paska kuptuar mire cfare i kane thene Bushati dhe Rakipi. S’ka faj i shkreti. Aq i mban truri, jo ne shume. Po i ri eshte Lushi. Do korigjohet rruges. Ashtu sic ja u degjoi keshillen per djegien e mandateve.

    1. Uomo qualunque says:

      Kjo puna e keshilles se Bushatit dhene Bashes per lenien e mandateve eshte si nje histoi qe tregohet. Ne nje vend nje person kishte hipur ne nje peme te larte dhe nuk zbriste dot. U mblodhen disa persona te fshatit per te gjetur nje zgjidhje po nuk po e gjenin dot dhe atehere vendosin te pyesin nje plak te moshuar dhe i shkojne te shtepia. Plaku thote merrni nje litar, hidhjani ati personit ne maj te pemes , te gjithe binden dhe veprojne me kureshtje,… Tani i thoni ta lidhi ne mes litarin personit ne maj te pemes,. – ok e lidhi po tani cfare te bejme ? Tani terhiqeni posht tha plaku – te gjithe te habitur e pyesin te habitur prap plakun- Terhiqeni terhiqeni tha plaku me bindje … dhe e terheqin litarin dhe personi bie dhe vdes … te revoltuar kthen prap te plaku duke ja shpjeguar cfare ndodhi . Plaku : Pse nuk funksionoi e ?! O mi qifsha temen e semes ne pus funksionon gjithmone….

  10. shkodra says:

    Po mirë more njerëz si nuk doli një njeri me mend në këtë vend,por njëri i bie gozhdës dhe tjetri i bie patkoit.Gazetarët janë njerzit më llafazanë që flasin vetëm kundër çdo gjëje.Pa dalë lajmi del kundërshtimi dhe keqinterpretimi.Bbëhen komente bëhen emisione vetëm e vetëm për të nxirë çdo gjë.Qeveria ka të meta.Po askush nuk flet se si e mori qeverinë Rama.E mori me borxhe,askush nuk paguante nuk kishte asnjë zyrë që mund të mbaroje punë.Sot shkon dhe diçka ka lëvizur nuk është si më parë.Janë rregulluar qytetet Tirana,Korça.Elbasani,Gramshi,Bilishti,PogradeciErseka etj ejt dhe kjo i vret sytë opozitës.Njerzit duhet të flasin të vërtetën për të rregulluar punët dhe jo për të hequr një e për të vënë një tjetër. Të gjithë i janë sulur Ramës vetëm e vetëm sepse sa vjen dhe po dalin në shesh vjedhjet vrasjet etj ezj.Gazetarë janë Zheji,Bushati,Lubonja,Lesi etje tj që bëjnë thirje për luftë për tu vrarë shqiptarët?Nuk di çtë them por të gëzohesh kur gjërat shkojnë keq vetm e vetëm për të erdhur në pushtet?Po krahasohet Basha me Ramën?Kurrë.Kot flasim sepse Saliu e shkatërroi vendin në atë farë feje ku ska burrë nëne ta regullojë.Shkoj në fshat dhe më bihen lotët.Pse do thoni ju.Kishim 70 dynymë tokë dhe pas viteve 1990 tokat e mia i kanë mare të tjerët dhe unë kam mare të tjera ku nuk mund ti hedh sytë.Pra prona në shqipëri nuk është e atj që e punoi një jetë por e të tjerëve dhe kjo do dojë shekuj të harohet jo të rregullohet.Këtë e bërë Sali Bajga që i rëntë në kokë një orë e më parë.

  11. lora says:

    Oiiii paska roitur fare ky..
    Ngushellime Meros

  12. Billy says:

    Kete mendim kam edhe une Bushat. Jo te kufizohemi vetem ne nje qeveri tranzitore me mandat kater vjecar, por edhe me bashki me staf teknik. Te hiqet Erjon Veliaj, Gjushi ne Durres, Sejdini ne Elbasan, Subashi ne Fier, Leli ne Vlore, ai i Korces dhe te emerohen bashkiake tranzitore.
    -Mund te rrije vetem Xhelal Mziu, Fiqiri Ismaili, Voltana Ademi ai zotria i Lezhes, se kta s’dine me vjedh, dhe po te dine s’vjedhin kurre vota.

  13. Moni says:

    O Andi o bythec. Thone per gjyshin tend qe ka qene nje fare burri, packa se bashke kriminel me Enverin, ndersa ti ke dale mut fare. Po ca duhet me teper sipas teje, apo thjeshte Rama dhe Veliaj te leshojne vendet dhe te vije Lulja dhe ajo baxhella e Likes? Po ik ore loqe se je bere qesharak. Kush ka bythe le te fitoje zgjedhjet sic i fitoi PS ne 2013 pavarsisht vjedhjes, blerjes dhe presioneve nga ana e PD-se.

  14. qazim says:

    Mos u lut fare o nipce se Rama nuk eshte trap si ju kadrinjte dhe aq me teper si luli.

  15. Monitor says:

    Si gjithmon Kazan!
    Ky s’del nga kazani!
    Meqe s’del le t’ja shpjegojme!
    Luli nuk do te futet ne zgjedhje per shkak te reformes ne dreejteso dhe te frikes se ne rast humbjeje ka frike nga Berisha dhe militanteet e Pd sepse e nxjerrin per bythe perjashte nga PD. Atij i duhet te jete ne krye te Pd deri ne 2021, si kryetar partie dhe opozite! Kjo pasi ai mendon se ka imunitet politike dhe nuk preket lehte! Qeveria qe ai propozon eshte e pamundur dhe ai kete e di mire! Kjo qeveri eshte mjet per tu mbrojtur nga Sala, Iliri, F.Mehdiu, etj. Dhe njekohesisht Alibi per deri 2021! Keshtu or Shefi i Kazanit! Andi po te
    Thoshin ty qe a do leshe kryetarin e kazanit, por paskesaj nuk ke kokerr leku, to do leshoje?

  16. Rrufeja says:

    Sipas Bushatit;
    Kryebashkiaku nuk duhet te japi leje ndertimi ( lejet i jep keshilli bashkiak,por kjo nuk ka rendesi).
    Kryeministri nuk duhet te mbledhi qeverrine sepse eshte abuzim.
    Ministrat nuk duhet te kontrollojne puntoret e tyre sepse tremben te shkretet.
    E me radhe e me radhe….
    Ne fund do na thuash qe mos te kontrollojme as gruan…se do jete abuzim.

  17. 19 says:

    Bushat mora vesh qe je regjistruar te kristi pinderi a mundet te na i shpjegosh pak kte .se per te tjerat ske bycke

  18. Sokol says:

    Çfare debili, 500 leje korrruptive thote per leje korruptive ka dhene Erjon Velija, por nu ka pas kohe qofte edhe njeren ta denoncoje ne prokurori, cfare gazetari, po ky eshte nje debil.

  19. Opinionisti i paanshëm. says:

    Që jeni KAZAN ME 5 YLL_NA kjo dihet, por që të thuash që opozita “ka platformë që evidenton në mënyrë të shkëlqyer problemet….” etj…. ?! Nuk justifikon qëllimin….nëse janë kaq “brilant” për të evidentuar, të bindin elektoratin e të dy “kampeve” dhe të marrin votën për ti vënë në zbatim, por pasi të jetë mandatuar përmes zgjedhjeve.
    ti opinionist i KAZANIT ME 5 yll_na mund të jesh më objektiv dhe koherent dhe të “luftoni”për interesa kombëtare dhe të mos i “fryni zjarrit” të urrejtjes, për të bërë lekë…..sa keq, si nuk kuptoni se ky popull është lodhur nga gjuha JUAJ E SHTHURUR, e denjë për KAZAN_in me 5 YLL_na..

  20. Qytetar says:

    Qeveria eshte votuar sipas ligjeve shqiptare,provimi i saj eshte nje here ne kater vjet .
    Ne si komb,afersisht tre miljonsh,i bejme pa frik 9 mil mendje dhe projekte!!!!
    Opozita e rrugeve,ka dyshime per cdo gje,bile dhe per femijet qe do te lindin ne qershor,se Jane te koruptuar nga tenderat,se emrat e tyre Jane ne listat e zgjedhesve,pra mos lejoni lindjet,se “l’ali Eri” ju ka dhene shperblime,dhe keto ndikojne ne votime.
    Kerkoni ti shmangeni betejes elettorale.
    10 pikat tuaja Jane kunder bisneseve qe kane fituar tenderat,berishizem.
    Ne kete loje,eshte futur ne minutat e fundit lojtar Bushati,nga trajneri i “paekspozuar”,kerkon te shenoj me koke,megjithse kundershtari e ka lartesine 1.95cm!
    Partite politike kane te drejt te votojne,por jo te emerojne qeveri,kjo ender berishjane,u mbeshtet ne fillim te viteve 90,por tani rilexoni Kushtetuten,te gjeni pergjigjen.

  21. Edi says:

    O ky na hapi barkun me keto qe nxjerr nga goja
    Po ja ta pyesim njehere nga i meson kto brockulla
    Ti kelysh komunisti me plot kuptimin e fjales
    Vjen na ben moral sperma e bllokmeneve kellire
    Zhdukuni lereni vendin te perparoj
    I cani bythen shqipetareve qe nga mengjesi deri ne
    Darke ekran me ekran.

  22. studenti says:

    Bushat fiks fare, me zhgenjeu komplet kur e degjova, madje dhe Ylli jot u tall. I kerkoi instrumente.Shkurt nuk jane te pergatitur.

  23. Noli says:

    Ju ngaterruan mendimet Bushatit e nuk di te thote gje.
    Strategu i djegjes mandateve nuk ka me ide si do te dale
    opozita nga kjo situate.

  24. Jimi says:

    Eeeeeee, sa i thelle dhe i qut ky rripcja i Hisniut !?

  25. @autori says:

    Mund te besoja sadopak tek nje qeveri teknike te monitoruar nga nderkombetaret, nese te gjithe politikanet e sotem nga te gjitha krahet do te merrnin vendimin solemn per tu shkeputur pergjithmone nga politika. Perderisa Shqiperia eshte katandisur ne kete derexhe, pikerisht per shkak te paaftesise, te pa-pergjegjshmerise, te pa-ndeshkueshmerise dhe korrupsionit masiv te ketyre dhe atyre qeveritareve, vetkuptohet qe ata jane fajtoret e padiskutueshem te te gjithe fatkeqesive, mungeses se demokracise dhe shtetit ligjor per te mundesuar vjedhjen dhe grabitjen masive te pasurive publike. Me e pakta qe mund te pranohet dhe qe mund te bejne keta hajdute ordinere per te miren e popullit te tyre (sikurse na betohen se “lodhen e rropaten” gjate te gjithe kohes) eshte qe te japin doreheqjen e parevokueshme nga politika dhe qeverisja. Perndryshe te gjitha sa thuhen jane vecse nje hipokrizi e madhe dhe mashtrim i radhes. Sistemin qe sot anatemojme te gjithe nuk mund ta ndryshojne kurre ata qe vete e kane krijuar me ndergjegje dhe synimin per ta shfrytezuar. Meqenese kjo qe sapo thashe nuk ka gjasa qe te ndodhe, sepse te dy krahet e mafies politike jane te zhytura thelle ne krim dhe vazhdimisht do krijojne kriza per ti shpetuar ndeshkimit, duke bashkepunuar me njera tjetren dhe duke u shtirur sikur jane kundershtare, e vetmja rruge per te shpetuar Shqiperine por dhe Kosoven, eshte Protektorati Nderkombetar i perbashket per te dy shtetet, per te pakten 25 vjet. Fitojme automatikisht bashkimin kombetar dhe integrimin e shpejte europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje