Fibank emeton me sukses obligacionin me vlerë 2 milione Euro

3 Maj 2019, 19:57Ekonomia TEMA

Fibank emetoi obligacionin e pare, ne shumen 2 milione Euro, nepermjet nje oferte private.

Rreth nje muaj me pare Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare miratoi prospektin e paraqitur nga Fibank, ne te cilin percaktohej emetimi i obligacioneve me afat 7-vjecar, ne monedhen Euro, me norme interesi fikse prej 4.5% ne vit.

“Fibank eshte banka e dyte ne Shqiperi e cila emeton obligacionet e saj. Ne kete menyre ajo ruan rolin e saj pionier ne tregun financiar shqiptar dhe vijon te kontribuoje ne zhvillimin e tregut te kapitaleve ne vend. Iniciativat e saj ne kete drejtim jane te dukshme dhe ne rritje. Jo rastesisht Fibank prej vitesh ka qene e vetmja banke depozitare per Fondet e Pensioneve dhe Investimeve” – thote Elma Lloja, Drejtore Ekzekutive ne Fibank.

Ne te njejtin kuader eshte edhe iniciativa e fundit per te qene nje prej 5 bankave Market Maker te cilat iu pergjigjen pozitivisht projektit te rendesishem te Ministrise se Financave dhe Bankes Boterore per emetimin e obligacioneve reference (benchmark) duke ndikuar ne kete menyre ne krijimin e kurbes se yield-eve te letrave me vlere te qeverise. Ne baze te ligjit, emetimi i obligacioneve me oferte private, kufizohet ne pjesemarrjen e jo me shume se 100 investitoreve ne blerjen e tij. Kerkesa e larte e cila shoqeroi emetimin e tyre nga Fibank deshmoi per nje besim ne rritje te investitoreve shqiptare ndaj bankes emetuese, por edhe ndaj ndryshimeve qe po peson tregu i kapitaleve ne vend. Se fundmi, vec bankave, vemendje ndaj ketyre instrumentave kane treguar edhe institucione te tjera financiare jo-banka.

Emetimi i ketyre lloj instrumentave zgjeron alternativat e investimit qe ofrohen aktualisht ne tregun shqiptar. Aktualisht monedha Euro mund te investohet ne depozita kursimi me norma shume afer zeros, ne obligacione qeveritare ose ne fonde te investimeve. Nga kendveshtrimi i investitoreve, shtimi i kesaj alternative te re investimi, ofron nje shkalle me te larte diversifikimi te risqeve, duke optimizuar njekohesisht perfitueshmerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje