Gjenerali 100 vjeçar: Përse nuk e vramë Enver Hoxhën. Vendi i tij në histori është në koshat e plehrave

3 Maj 2019, 10:16Politika TEMA

Gjenerali 100 vjeçar Rrahman Parllaku në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Debati në Channel One tregon arsyet se pse nuk e vranë Enver Hoxhën.

Parllaku në rrëfimin e tij ka listuar katërshen e kriminelëve të më të mëdhenj të diktaturës.

Ai ka treguar se kush është lista e katër kriminelëve të Diktaturës. Ndërkohë që në intervistën e tij ai ka treguar dhe njohjet me politikanët shqiptar, nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Ai thotë se Lulzim Basha duhet ta bëjë masive PD-në sepse nuk është e tillë.

Zoti Parllaku, sëpari  gëzuar 100 vjetorine  lindjes dhe ju uroj shëndet!

Faleminderit!

Zopti Parllaku si është të jesh 100 vjec. Ditën qëmbushët një shekull a iu drejtuat Zotit me falenderim?

E prisja 100 vjetorin normalisht,. Një aksident ma vështirësoi pak. Edhe moralisht më uli që po shkoja 100 vjec.Edhe një njeri që takon në rrugë e uron u bëfsh 100.Unë u bëra 100.Njeriu thotë në këtë jetë hyra nga një portë dhe dola nga një tjetër.Tani që jam një shekull them se bota është gjithnjë e mirë.Sido qëta kalosh, jeta ime ka qenë me batica dhe zbatica.Ulje dhe ngritje por mund të them që ka qenë jetë e mirë.

Zoti Parllaku, tani që jeni një shekull a mund të thuash që e ke shijuar jetën?

Po.Jetën e kam shijuar.

Çfarë I thatë Zotit ditën që mbushët 100 vjec?A e falenderuat?

Unë nuk mund të gënjej.Nuk e falenderova Zotin sepse unë nuk besoj. Nuk besoj jo se nuk kam besuar asnjëherë. Madje në rininë time familja ime ishte me tradita fetare muslimane.Kryenim dhe ritet. Përpara lëvizjes unë kam falur edhe xhumanë por kam mbajtur edhe Ramazan.Kam ndjekur ritet e rregullta që nga mosha 8 vjec deri në 20 vjeç.Por gjatë komuznimit ne e mohuam fenë.Dhe si të tillë unë nuk mund të them sot që jam besimtar.Nuk mund të bëj si disa që me testën e partisë në xhep që dikur e shanë Zotin dhe tani thonë Zoti ju ndihmoftë.Unë nuk e bëj dot këtë.

Në këto 100 vjet a keni rrezikuar jetën?

Po sepse jam plagosur dy herë. Të dy herët  në luftë kur më qëlluan me artileri gjermanët.

Keni marrëpjesë në luftë dhe jeni ndeshur  mepushtuesit. A keni vrarë dikë?

Si mund ta bësh këtë pyetje.Të vrasin dhe të mos vrasësh nuk shkon.Të jesh në luftë dhe të mos vrasësh nuk ka kuptim. Në luftë të vrasin dhe do vrasësh. Rusët thoshin: Vrite gjermanin se të vret. Një rast ishte  ai kur kisha dy robër lufte gjermanë. I vrava  sepse nuk kasha ku ti coja, nuk kasha cte beja me ta.

Keni lindur në 1919, keni jetuar rininë në mbretërinë e Zogut, keni qenë pjesë e rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, keni jetuar gjatë  sistemit diktatorial me priviligeje por edhe keni bërë 16 vjet burg dhe tani prej 29 vitesh shijoni demokracinë. Cila ngakëto periudha ka qenë më e mira për ju?

Natyrisht periudha më e mirë ka qenë ajo e luftës së Dytë Botërore.Ajo më ka dhënë shumë,. Natyrisht unë isha I ri. Lashë Kukësin dhe shkova në Vlorë dhe atje jetonim si familje me një aktivitet tregtar por përfshirja ime në luftë kundër italianëve dhe gjermanëve ishte ngritja ime si njeri.

Është thënë dhe stërthënë historia e masakrës së Tivarit. A mund të na jepni ju variantin tuaj?

Maskra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje. Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës. U kthyem në 15 mars në Mitrovicë nga Sanxhaku. Tivari ka ndodhur në 12 ose 13 prill, nuk e mbaj mend mirë. Kur unë po vija nga Sanxhaku mezi po sillja të plagosurit. U mobilizuam të shëronim të plagosurit dhe të sëmurët. Ata I vranë serbët, brigade e dhjetë malazeze.

Në monitor do shfaqen fotografitë e 10 figurave të historisë të Shqipërisë. Nga përvoja juaj, nga kontaktet që keni patur do doja të mëportretizonit dhe tëmë tregoni se cfarë vendi zënë ata në histori sipas jush.

Ahmet Zogu.

Ishte biri i pashait dhe nipi I Esad Pashë Toptanit. Ishte i zgjuar dhe ishte I ri kur u përfshi  në politikë. Doli edhe kundër dajës së tij.Iu dha shans në Kongersit të Lushnjes dhe siguroi opunimet sepse nuki lejohej nga italianët. Aty nisi karriera e tij.A ishte Zogu demokrat? Jo. Ishte mbret.Zogu uli veten kur u largua nga Shqipëria.Sikur Ahmet Zogu të mos kishte ikur më 7 prill dhe të kishte qendruar në mal sikur vetëm 5 ditë, unë sot do të isha ende Zogist. Të kishte larguar hungarezendhe djalin por ama vetë të kishte qendruar këtu. Bënë mirë që I sollën eshtrat sepse cdokush ka tëdrejtëtë ketë një varr.

Enver Hoxha

Vendi i Enver Hoxhës në histori është në koshat e plehrave. Jo pse më dënoi mua.Unë kam qenë njeri shumë I afërt me Enver Hoxhën. Kampunuar  për 1 vit e gjysëm në një tavolinë. Tavolina në mes dhe unëkëtej dhe ai nga ana tjetër.Unë isha shef I personelit të ushtrisë.Ai ishte minisëtr I Mbrojtjes.Mbante ndërkohë postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm.Unë e kam njohur shumë mirë Enver Hoxhën.Kush tha se ishte budalla.Ishte shumë I zgjuar.Një komplotist si ai nuk mund të ishte budalla.

Si ka mundësi që Enver Hoxha ju vrau, ju preu, ju burgosi ju shpallin tardhëtarë, ju shkatërroi familjet dhe ju shkatërroijetën si ka mundësi qëpërsëri  thoshit të rrojë Enver Hoxha?

Më pyetët më lart përse nuk e vratë Enver Hoxhën meqënëse ju shaktërroi jetën. Shikoja nga burgu radhët për vajgurin dhe qumështin për të marrë 1 litër dhe përsëri thoshin të rrojë Enver Hoxha si mund të bëhejkjo në 1974.Ai manipuloi.Dhe vuri gjithë aparatin nëfunksion.Të gjithë me dashje dhe pa dashje ishin në funksion të tij. . Edhe unë kam qenë beniamin i tij..Unë kam qenë beniamin i Enver Hoxhës dhe kam bërëgabim. 27 vjeç u bëra deputet, isha hero i popullit, zvministër i Mbrojtjes dhe detyra të tjera. Domethënë edhe unë e kam ndihmuar Enver Hoxhën në punën e tij.

Ramiz Alia

Dyshohet që ka qenë në shërbim të Enverit që kur ka qenë përgjegjës i rinisë në Berat. Nuk mund  të flas asgjë. E kam patur komisar.Më ka respektuar.

Po si nuk të mbrojti kur të arrestuan?

Kush të të mbronte,  Ramiz Alia? Unë Ramizin nuk e fus te  katërshja e kriminelave të Shqipërisë. Ju them se katërkriminelët  më të mëdhenj tëShqipërisë ishin : Enver Hoxha, Hysni  Kapo, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Hysni Kapo ishte pas  Enverit. Ai I përgatiste të gjithë raportet Enverit. Ai I mbulonte të gjitha ushtrinë, ministrinë e Brendshme, zbulimin  ejashtëm ,kërkoi edhe të brendshmit. Të gjitha infroamcionet ia conte Enverit. Sigurimi varej nga Hysniu.Ramiz Alia ka meritën që bëri kalim të butë të pushtetit.Këtë ka meritë.Nuk pati gjakderdhje.

Mehmet Shehu

Kam dygjëra. E kam vlerësuar  dhe e vlerësoj  si luftëtar dhe si aftësi. Dikush ka thënë se ështëkryeministri  më I mirë. Unë them jo. Është kryemiosntri mëi zoti.Unë kam qenë beniamin I tij.Në tre përpjekje me jugosllavët kam qenë me të.Mehemti nuk pranoi në Shkup që shefi I shtabit të ushtrisë sonë të varej nga jugosllavët.Kundërshtoi  jugosllavët kur erdhën në Shqipëri për të diplomuar ushtarakëte  tyre. Nëraportin e   artit ushtarak popullor nuk e përmendi Titon në asnjë vend. Të 9 këshilltarët jugosllavë ikën nga mbledhja. Sapo u njoftua Enveri, ai menjëherë urdhëroi Themelkonj tëmbante njëraport qëkundërshtonte  Mehmetin dhe në të thuhej për rolin e Titos nëlëvizjen  partizane shqitare. Në çdo ngjarje të jetës sime ditëlindje, dekorim, vlerësim ai bashkë me Fiqerene më kanëardhur  në shtëpi. Mehmetin e vrau Enveri. Nuk ka rëndësi kushe  tërhoqi këmbëzën.

Beqir Balluku

Lufëtatr si të gjithë neve. Ka patur suskese dhe jo suskes. Por ka drejtuar luftën. Ka qenëkomandant  Injësiteve  të Tiranës. E ka mbrojtur  Enverin në luftë dhe e conte nga njëbazë në tjetrën. Edhe pse  e dërguan në Rusi nuk e lanë tëmbaronte të plotë shkollën, bëri vetëm 1 vit. Drejtoi ushtrinë për 22 vjet.Mësoi shumë nga këshilltarët rusë dhe mori eksperiencën e tyre.

Sali Berisha

Kam kosnideratat  më të larta. Nuk e ka mohuar kurrë luftën.Edhe si karakter.Statusin e veteranit e ka bërë Sali berisha.Në nëntor 1995 u ftua në Francë dhe Rusi dhe mblodhi veterantët kur u kthye. Në këtë takim tha: Jam ndjerë  shumë krenar që bashkë me flamujt e  e tjerë ishte edhe flamuri shqiptar si pjesë  e rezistencës së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fatos Nano

Nuk e njoh fare këtë. E di qëështë I biri  I Thanas Nanos se e kam patur në Vlorë. Por të birin nuk e njoh.

Ilir Meta

Atë që ka bërë Ilri Meta për mua zor se mund të bënte  president tjetër. AI ka konsideratë për mua dhe unë kam kosnsideratëpër të.

Lulzim Basha

Ka vazhduar marrëdhëniet me mua pak a shumësi Saliu, por jo tamam si ai. Më ka pritur në mënyrë të vecantë.Tani dhe jetëgjatësia ime I ka detyruar këta të mërespektojnë  dhe të më takojnë. Kam marrëdhënie nromale. E vlerësoj si tëri. Shpresoj që Partinë Demokratike  ta bëjëmasive  sepse nuk ka qenë e tillë.

Edi Rama

Zyrtarisht nuk jamtakuar asnjëherë  me Edi Ramën. As ai nuk ka kërkuar të takohet me mua dhe as unë nuk kam këkuar ta takoj atë. Një herë kur jemi shkëmbyer në një spital.Më pa dhe më thirri ku je komandant. Por nuk e di nëse vajta unë te Edi apo erdhi Edi te unë.

 

86 komente në “Gjenerali 100 vjeçar: Përse nuk e vramë Enver Hoxhën. Vendi i tij në histori është në koshat e plehrave”

  1. Futja kot says:

    Benjamin I te gjitheve. Paska vrare dy rober lufte, se nuk kishte ku ti conte. Robi nuk vritet, ai nuk perben rrezik. Ka dhe ligje nderkombetare qe e mbrojne.. Robi leshohet, le te bredh rrugeve, e gjen vet rrugen e mbijeteses Jo ta vrasesh ti. Krim qe I ke vrare. Turpi qe e tregon.

    1. Andreas says:

      Vrava dy rober se nuk kisha ku ti çoja!! Dhe e tregon si gje normale fare. Gjeneva te denon si kriminel lufte nese vret robin o xhaxha!

      1. `ptuuuu jazek! says:

        vertet, po te isha une I kisha leshuar roberit e shkrete.

        1. Hoxh Armandi says:

          Heronjte e turkoshqiptareve….vrava 2 rober se nuk kisha ku ti coja. Vrava ate tjetein per karikues celulari. Normalitete mes turkoshqiptaresh.

          1. Raimond vlonjati says:

            Por nuk vrau femije,, gra e vajza , pleq , apo ti digjte te gjall njerezit ,
            sic vrisnin Zerva me ushtaret greke

            Ndersa nazistet roberit I mbysnin ne furrat e gazit

      2. Zjarri 6 says:

        Ky ka ikur per lesh…do Saliun kyy

    2. Lani says:

      Po ore po kishte ligje lufte ate kohe ne Shqiperi.

      1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


        I’m Atë, dhe për pasojë e gjithë Familja jonë e vogël, janë persekutuar dy herë në Historinë e saj:
        1- Në kohën e Enver Hoxhës (veglave të tij)
        2- Në kohën e “Demokracisë”, nga Sali Berisha (veglat e tij).
        Nuk ka krahasim modis Enver Hoxhës dhe Sali Berishës & Co.
        Të mos kesh respekt apo t’a hedhësh në kosh të plehrave EH, është e drejta subjektive e secilit, por, të vlerësosh pozitivisht SB, IM, LB … në demokraci, është miopi politike, karshillëk ndaj krimeve e grabitjeve të tyre. Shitja e Atdheut për përfitime personale është Tradhëti ndaj Atdheut, ndaj shqiptarëve.
        Zotëria duket disi objektiv vetëm në përcaktimin e Ahmet Zogut.
        Kam qenë I vogël në monizëm she e prita me Zell të madh Demokracinë, që me SB, FN, IM, ER, FP … nuk ishte e tillë.
        Ndaj kam zgjedhur të jetoj & punoj larg Atdheut.
        Shqipëria do ishte shumë herë më e mirë pa tradhëtorët e Saj!

        1. Pedro i ri says:

          i like it

        2. votren says:

          Hej Gopist me ke vjedhur mendimin me duket,mos e bej me.

          1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


            @ Votren
            .
            S’jam i sigurt
            për ç’a thua
            të vodha unë Ty
            apo Ti mua.
            .
            Por, e sigurt
            t’a premtoj
            herë tjetër
            s’do gaboj.
            .
            T’a premtoj
            ç’a be të zë
            herë tjetër
            s’të vjedh më ??

    3. Illyria-Shqiperia says:

      Sakte. Qe ketu duket cfare njeriu paska qene.

      1. Dielli mbi Korab says:

        Duket nji plak 100 vjeçar i rrjedhun nga trute,
        Kur plakesh bohesh njisoj si femijt e kopshtit.
        Lereni te shkretin ne hallet e vete dhe mos e merrni seriozisht

    4. loni says:

      ketij malokut nga kukesi lavderoka vetem ata qe e kan ndihmuar,sali berisha ka ber gjithcka per mua,ramiz alia eshte i vecante per mua,ahmet zogu kisha konsiderate te pa pame per ate por vetem se u larguar nga shqiperia nuk jam i sugurt per konsideraten qe kisha,lulzim basha eshte i mire por jo sa saliu,fatos nanon nuk e kam takuar asnjehere,edi ramen me duket sikur me foli njehere ne spital,memet sheu ishte guximtar,kurse enverin hoxhen jo se me denoi por ai e ka vendin tek koshi i plerava se nuk me ndihmoi asnjehere,dmth ky thote MIREMENGJES O INTERES,kush i ka dhen pare ky ka respekt,te tjeret jan per ne plera,ik mor plak matuf mor plere maloku se je bere barre per takset tona,se per vec demshperblimit qe te dha maloku sali ke dhe 50 vjet te pakten qe merr pensjon nga shteti nga taksat tona,gjithe jeten ke punuar jo me shume se 15 vjet,dhe po paguhesh per 50 vjet e kusur,ke goje dhe flet parazit,dhe na tregon historira me gjermane dhe duke na i bere ahmet zogun burre te mire,plak matuf plere.

    5. antonio says:

      Kete trimin Parllaku e kam pare nga afer kur u demaskua ne ushtri para ushtarakeve te larte me te gjithevb pucistet nen drejtimin e M.Shehut!
      Le te thote tani cfare te doje,por pucisteve ne ushtri ua plotesoi dosjet M.Shehu,ndersa ky tani thote se M.Shehun e vrau Enveri,pavaresisht se kush e terhoqi kembezen!
      Po ty kush te denoi o Pasrllak,pavaresisht se kush t’i vuri prangat?
      Po Mehmetoi o mavri me boje!
      Sa per Enverin,ne se do ishe pak me me tru do te thoje te kunderten:Enver Hoxha ishte Komandanti dhe Komisari i Ushtrise Nacional Clirimtare dhe udheheqesi i Shqiperise per 45 vjet!
      Ai e ngriti vendin nga mesjeta ne nje shtet modern,ndersa ti ke qene nje ushgtar serb kunder tij!
      Nuk ka armik qe ta mburre kundershtarin!
      Kete po ben edhe ti!
      Tani na mburr Berishen qe i vuri zjarrin Shqiperise!
      Ja cfare antishqiptari je ti!

  2. Gjeneral gramafoni says:

    Histori e njohur kjo. Sa pa i futur Enver Hoxha në burg e glorifikonin, e dashuronin, ja lanin e puthnin kembët. Sa po Enveri i fuste ne burg ishte diktatori qe ata s’ e kishin pare se u kishte verbuar syte dashuria apo te mirat qe gëzonin kur ishin ne poste. Kur je jashte burgut ke nje gjykim me te kthjellët se sa vlen nje njeri apo ai regjim. Ku ishte ky trim azgan qe na derdellit tani. Po të ishte se e kishte kuptuar kush ishte Enveri, ” trimërinë” dhe armen aty i kishte le tia kishte bërë bam ndonjerit prej ketyre kriminelëve që numëron ai. Mundësi kishte si deputet, ushtarak i lartë. Po tani të gjithë bëhen të mençur dhe trima. Ky eshte nje shqiptar më shume i tipit po jam mire une është mirë e tërë Shqipëria. Po vuaj unë vuan edhe Shqiperia. Dhe si duket kjo mendësi anadollake e ka shoqëruar edhe pas 90-ës.

    1. trimi says:

      Aman o zoti Mero, mos u merrni me kto kufoma te neveriteshme. Ky njeri ne keto moshe dhe po na tregon se kujtesen e ka si nje 20 vjecar. Ata qe e kane punuar dhe njohur keye Perllakun flasin me epitetet me negative, gjylaxhi dhe mashtues.

  3. e verteta says:

    Shekullorit i uroj jete te gjate,por nuk kuptoj dot percaktimin e tij qe ka qene beniamin i ketij apo atij udheheqesi.A mund te me sqaroje kush se kam frike mos e kam marre per kuptim te gabuar.

  4. spata says:

    Ti gezosh 100 vitet dhe respekte per ate qe ke bere ne Luften Nacional Clirimtare .Ke qene burr i mire dhe spara dilje kondra . Me ujqrit qe dhe vet i etikon si kriminela u ke ndenjur large .Nga kjo ke fituar dhe ate qe kane dashur te ta mohojne . Te kane respektuar e te respektojne se je shume njerzor . Vlersimet per ata qe kane drejtuar vendin i ke krahinore . Dhe per cudi asnje nga veriu Hoxha nuk vrau . Flet per Sali Berishen e Ilir Meten me simpati. Nuk ta marr serjozishte . Ndoshta ke perfituar ose nuk do te shqetsohesh ne kete mosh nga ata qe e kan kapur per fyti popullin shqiptare . Te uroje jete te gjate.

  5. Mhill Noc Kurvnueri says:

    Pirdh o malok pirdh.
    Dhe shijoji pordht e tua.
    Bota do rregullohet
    Vec kur maloku i fundit u shua…

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Gjynah qe njerezit naiv shfrytezohen kaq keq…!

  7. TEPELENA says:

    RROCKAMAN PORDHAKU KY MENDER QINERAL MALOK.PO KUSH TALL KOQET ME KETE TE PJERDHUR NGA TRUTE.KY MENDER MUT ISHTE I RI E JO ME NE PLEQERI.KA DALE NJE MALOK GJEKUNDI?????PO I THAN PALOK AS MIK AS SHOK.

  8. Moni says:

    Pervec perrallave qe tregoi, ajo qe me shokoi ishte fakti qe ka vrare 2 rober gjermane. Kriminel gjakftohte, dhe pa piken e pendeses. Ne qofte se nuk ke kushte ne lufte qe ti ruash roberit, atehere leri te lire o gjaksor. Ne lufte je i detyruar te vrasesh kur je ne front, sepse eshte “o une o ti”, por jo mbasi kundershtari eshte dorezuar dhe i carmatosur.
    Shpesh here keta sociopatet bejne profesione ku mund ta shfryjne pulsionet e tyre prej vrasesi. Te tille njerez shkojne dhe vullnetare ne luftra. Kjo nuk i heq aspak meritat LANC, por monstra si ky duhen demaskuar dhe jo tu merren intervista ledhatuese.
    Nuk ve dot doren ne zjarr per masakren e Tivarit, por edhe nese nuk e ka bere, ke qene i gatshem ta beje, mjafton ti jepej urdhri.
    Dhe sa per Enverin, sigurisht manipulator, makiavelist dhe gjakatar, ishte disa shkalle me lart se ty, nuk kishte aq bole sa ta vrisje ti. Ne kohen e Luftes ke qene nje komandant nder dhjetra te tjere qe kishte UNC. Siper tyre kishte nje Shtab te Pergjithshem dhe siper ketyre te fundit ishte akoma Byroja dhe pastaj Enveri. Ishe shume larg ne rrang krahasuar me Enverin ti, mos i jep rendesi vetes.

  9. Astriti says:

    Mos ia vini re nje 100 vjecari per brockullat qe leshon. Nderim per kontributin ne Luften e Dyte Boterore!

  10. UK LABI says:

    Çudi! Gjithe “heronjte pozitive”, nga Shkumbini e larte, “heronjte negative” nga Shkumbini e poshte. Paske qene djale trim.

  11. Veshgues says:

    Kriminel ordinere dhe per kriminelet politike flete me respekt! Vetem kaq te mendosh: ” Ka vrare te shpirtra te pafajshem gjerman se nuk dinte c’te bente me ta?!? Dhe respektin e ka per SB qe vrau shqiptar po te pafajshem! Dhe nenvizoni gjate gjithe bisedes ndihet grafma e mosmirenjohjes… biles deri tek Zoti!
    Abuzues ordiner se eshte bere 100 vjec! 100vjec dhe asnje kontribut per kete vend!
    Te tregoj nje! Gjitjmon hije! Po ka nje ka vrare 2 gjerman Rober! Ky do cuar ne hage pas ketij pohimi!

  12. vera says:

    O te rafte pika o çit po ty nuk te merren parasysh se je pjerdhuŕ . Ah sikur ta kishte fut edhe ty nje tegel plumbi .

  13. Vjola says:

    Turp Gjeneral .Njeri interesaxhi edhe ne pleqeri .Mos jep me intevista vetem budallalleqe thua sipas interesit kur the japin poste jane te mire .Lavdi Legjendarit Enver Hoxha .Plaste kush nuk ka dinjitet per vete dhe per Shiperin .

  14. jon says:

    Eshte nje shprehje apo proverb se “ qeni se kap dot bishtin e tij” Pra nqs e sqaroj dote thote se nqs I lidh qenit ne bisht nje dicka irrituese ai do vije verdalle per nje fare kohe, do qetesohet , do filloje perseri, por ama dihet se e shumta disa dite dhe qeni do lodhet nga kejo “loje” qe I bene dhe s’do e ndjeki me bishtin.Pavaresisht se ai qe ja beri kete loje qesh dhe tallet. Tani. Akoma shqipua se ka kuptuar se cdo gje qe publikohet per Enveri eshte loje? Ka pak lidhje me te verteten. Ose me sakte jane ngjarje te pavertetuara. Po keshtu, loja me e madhe vazhdon me duelin Rama Berisha, apo vetingu, nderhyrja ruse, futja ne Evrope etj. Pra loja me qenin vazhdon pa pushim. Varet cila loje eshte me popullore per momentin.Dhe kete loje e luan media(Merua). Sigurisht imagjinoj se 10 vite me pare i njejti artikull do terhiqte 100 komente per 1 ore.Pra si kemi qene vite me pare. Gjerat kane ndryshuar, por duke publikuar pa pushim artikuj te tille kejo tregon hapur se disa I besojne. E vetmja gje qe une s’di eshte kejo. Kush eshte me budalla “qeni” apo shqipua?

  15. Vjola says:

    Turp Gjeneral .Njeri interesaxhi edhe ne pleqeri .Mos jep me intevista vetem budallalleqe thua sipas interesit kur the japin poste jane te mire .Lavdi Legjendarit Enver Hoxha .Plaste kush nuk ka dinjitet per vete dhe per Shiperin . Per ty gjeneral le te djegin Shqiperine ta vjedhin vetem ty te te bejne qefin at a quan burra te mire turpi the mbulofte ne pleqeri

    1. Nard Ndoka says:

      E tmerrshme ky gërdallë e ordiner 100 vjeqar me Ç’far lëhtësie thot vrava dy robër Gjerman se nuk dija ç’far të bëja me ta. Këta janë Herojt e popullit që shpalli Diktatura e Dullë Hanxharit Miladinit e Mugoshës. Dhe ky ordener ashtu sikur dikur Enverin për interesa madhëron Berishë Kriminelin që përgjaku krejt Shqipërinë por kërdinë bëri në Tropojë. Turp turp turp.

  16. vera says:

    O i thartuar trush po si thua qe Sali Berisha e mbron luften antifashiste Nac – Çlirimtare kur ai nuk pranon daten e çlirimit dhe nuk ka shkuar ne vorreza , ai dhe e gjithe P.D ja nuk njohin çlirim vetem 1912 ten shpalljen e pamvarsise . Po per cilin deshmor te luftes ka fol Berisha vetem per tradhetaret ashtu ciç po ben edhe sot Rama , keto i bene me porosi te ustave te tyre .

  17. VERI says:

    .. Pra me shkrime , komentime , abuzime , lesh me qime etj , maskarrenjte e djeshem po perkrahen nga politika e maskarrallekut 30 vjecar te maskarrenjve te sotem , qe gjithashtu ata apo prinderit e tyre kane “ngrene me luge floriri “..! Per ne , bijte e mjerimit , qe rrojme ne shekullin e veshtire qe nuk dihet se c`do sjelle , ju jeni te gjithe njelloj , pra jeni “funderinat e njerezimit “..!Pushteti i takon popullit te ndereshem , jo “zorranikeve “, krimineleve , karrieristeve , te pa beseve , kurvareve , njerezve qe nuk dine ku e kane shtepine , te shiturve qe asgje nuk kane mesuar nga historia ..!Turpi ju ka mbuluar dhe po ju mbulon c`do dite ..!.. Gazeta “Tema ” , behini “yzmet” zanatit qe ju mban me buke , por kujdes nga gabimet ortografike , se per te lagurit qe kane frike nga shiu , nuk dua tja di .

  18. Tepelena says:

    Cdo Shqiptar i shkolluar dhe i vemendshem natyrisht i moshes mbi 55 vjec i njeh gjerat deri ne disa limite mire por nje dicka nuk shkon mire me kujtimet e nje njeriut i cili eshte i moshuar sot dhe lekundet ne shume drejtime sidomos ne perkrahjen e Sali Berishes i cili eshte perbindshi me i madh qe ka pare historia e jone dhe zbutja e figures se Ramize Alias i cili ka shume mekate te medha ndaj popullit tone .

  19. Goni says:

    Kriminel ne sherbim tr cdo regjimi apo tirani.Pa ideale dhe pike. Nje lloj kafshe me dy kembe!
    Goni

  20. Veteran says:

    Komandanti ta gezoje ditelindjen e 100 ,e shume te tjera !!!
    Ka luftuar si shume e shume e te tjere qe ,ndoshta kane luftuar me shume,si ne lufte ,pas lufte e nuk jane evidentur Pasi ,nuk kane lepire prapanica,po kane punuar me Idealizem,profesionalizem e ndershmeri!!
    Mos harroni pasi doli nga burgu cfar qendrimi mbajti per luften nac-clirimtare!?!?
    Komandanti per sa ka qene ne poste drejtuese e me mire te themi ne fuqi e ka perdorur e shfrytezuar me te gjitha mundesite qe mund ti jepte posti,,,,,Te shikonin nga lart e te shtypnin me prapanice ,si Ky po edhe familja e tij(mos ti hyme me thelle).Shikoni edhe tani ne demokraci,,,perfitimet e tij e families se tij(ku punojne sa prona kane perfitura etj),perseri me stilin e tij e te families,,,,,,,,,
    Vereni edhe tani si i percakton politikanet?Edhe me Tutin edhe me M,,in! Lepires i mire apo jo!??!?!

  21. John says:

    Me gjithe respektin qe kam pasur dua te them se mendimet e tja jane shume personale Me ka folur mua eshte burre I mire je rast te kundert jo I kini shume personale e ndoshta te gabuara mendimet

  22. don says:

    Nuk e di ne se do te mjaftojne edhe 100 vite te tjera qe malokeria te gdhendet dhe te vije ne shinat e arsyes njerezore. Per qyteterim as qe behet fjale. Ky Rrahmani ka pjerdhur nga mendja por nuk thote nje gje se me deshmite e tij jane zhdukur burgosur apo internuar me dhjetra ushtarake te ndershem dhe te pafajshem. Deshmia e ketij per Sali Berishen eshte konfirmim se ky ka qene nje maskara oportunist dhe se Enver Hoxha ka patur te drejte qe e ka futur brenda. Ky e ka merituar. Me dridhet trupi kur thote se ka vrare 2 rober gjermane. Ky eshte monster. Ata ishin vec rober te pa armatosur me cfare llogjike merr 2 jete sikur te ishin miza.

  23. Nabukodonosor1 says:

    E para robi nuk vritet o gjeneral Llamarina,e dyta paske konsideraten me te larte per Sali Berishen????Atehere edhe une kam konsideraten me te larte per Enverin qe te futi brenda.

  24. Gjenerali says:

    Gjeneral,ruaj vlerat qe pretendon,se dhe ti nuk ke qene burre me i mire se ata qe iken,sa per ate komandantin,ju jeni trima mbas pilafit,kasta juaj degjeneroi veten dhe ushtrine,po ashtu degjeneruat dhe sistemin,sa per vrasje,me fal per moshen,po atij komandantit,i rrunit bishtin,se ate e vertetoi dhe koha,po fale atij,te jepet mundesia ty sot te na tregosh perralla.Hajd Tung,se ju nuk dini hala,se sa padronve i keni sherbyer

  25. luani says:

    Ky n’a qenka gjenerali,,,ithtar i dr.mortjes dhe ilir floririt,,,,dmth
    i denje per koshin te plehrave te historise se Shqiperise.
    Jazek Erjon Velise per temenarat
    qe i beri ketij shekullorit.
    Rro ende more sheqerxhi,per te vertetuar me gojen tende
    se sa te drejte ka pasur Enver Hoxha ne raport me ju
    pseudo-gjeneralet e pordhum.

  26. Me kete intervise e ke dhjere kjo tregon se ke pjerdhur nga trute me mire te mos kishe folur qe te ruhaj pak ai respekt qe mund te kishin disa miqte e tu.

  27. Komentuesi says:

    Me simpatin qe paska per Sali Berishen,une i ve kryq ketij plaku 100 vjec si njeri i rrjedhur.Saliu ka bere krime te mdha ai thote Saliu eshte i mire.Pftuu rrac e malok i trash.

  28. Saliu says:

    Kam degjuar ca të tjerët se kur parllaku ka dale para enver hoxhës i ka shpetuar shurra ne breke,jo ta vriste ate, është histori e vërtetë.

  29. Arturi says:

    Po mire e ka ky torrollaku po ashtu eshte si nuk u vjen turp per keto qe thone jo se jam me enver hoxhen kur qe enveri une kam qene vetem 5 vjet dhe nuk e di fare se cfare ka bere por pavarsisht e mori shqiperine nga lufta dmth 0 dhe e shpuri aty ku ishte qe cfaredo prodhohej ne vend perse duheshin te shkaterroheshin te permiresoheshin analfabetizmi 0 tani te vret dhe 5 vjecari sa isha une atehere shendetesia 0 atehere behej cdo gje per jeten e njeriut ,siguria ne maksimum vente motra I vajza nga saranda ne tirane vetem lere te shkoje sot vetem por te na thote dhe nje gje tjeter a mos nuk I ka ndertuar populli por ne udheheqjen e enverit hidrocentralet qe edhe sot me ato ndricohemi por a se donte vellau vellane dhe sot vriten per 1 cm toke dhe cfare te shkruaj me do doje dite te tera ti permendja Por nuk me plasi fare per ato te tjerat qe thote ky plakush na I jep dot prap keto gjera qe ka patur vendi yne dhe te veme tia kryeminister o plakush mor nje cigar le te vihet kryeminister .Prandaj sido qe te thoni historia eshte shkruar ne true in e cdo njeriu dhe jo si keta palacot qe Kane nga 90 e ketej qe vetem te loga mjerim e varferi I sollen ketij vendi Prandaj une do thoshja qe eshte nje Turp per ato qe I bene ketij vendi qofte ata qe ate kohe hengren ne ate kohe si komunist dhe te reduktuar sot si demokrate e socialiste bashke Turp…..

  30. operacioni zjarri says:

    Enver Hoxha e ka vendin ne majen me te larte te historise se ketij populli. Nuk e shikoni qe figura e tij po rritet çdo dite e me teper?

  31. maloku says:

    Ha…maloku ka konsiderate per malokun, shpellarin Salih Sheqere Berishen. Salihi eshte krimineli, funderira me e madhe e kombit shqiptar. Ne kohen e Salihit Shqiperia u shkaterua totalisht, u shendruan ne vend i kaosit, rrumpalles, degjenerimit total, korrupsionit, prostitucionit, droges, shkaterrimit total te industrise, ekonomise, bujqesise, ambietit….. Mjafto te kujtosh tragjedine e vitit 97′ ku Shqiperia u kthey ne nje vend terrori, ku gjithshka u shkaterrua, shume njerez humben jeten. Dhe ky tarallaku, maloku ka respekt per nje kriminel!!

  32. Fair enough says:

    Kisha njefare respekti per ty nisur nga mosha dhe ato qe ke kaluar. Me keto qe ke shkruar e humba plotesisht. Konsideratat e tua personale per personat ne fjale jane krejt te gabuara dhe nisen nga interesa shume te ngushta dhe meskine.
    Nejse
    Kalofsh mire.

  33. Koba says:

    Po si levdon Sali kriminelin Mo Gjeneral .Po Ka me plehre se Ai??? A po nuk ke ke pare gje Zotrote.???!!!!

  34. për një karike dhe familien lini më njanë says:

    doni më për belulin (flet shpellari baniamin dhe spiun i të gjithve)

  35. Pilafi says:

    Te rrofte grada o gjeneral , se po te ishte per mua as ushtar te pare nuk te vija , do te kisha dhene jo nje pushke dhjeteshe se i merr te keqen , por nje pushke prej druri. Gjeneral debil

  36. agon says:

    Problemi me i madh i shqiptareve eshte qe e shohin boten vetem rreth tyre a thua qe po nuk ishin ata nuk do ekzistonte, dhe jane shume krahinor kur te mesojme te shohim jeten dhe boten per ate qe eshte ndoshta do behemi… ndoshta se tashme jemi vone …

  37. kosovari says:

    Përshëndetje gjeneral, urimi shkon tani, pas njëqind vjetëve-dyqind vjet,
    Ne kosovarët kemi pasur konsideratë të lartë për gjeneralët e Shqipërisë, dhe SHQIPERINE NENE,
    Por, nga intervista, më zhgënjeve shumë GJENERAL!
    Një gjeneral, që i dorëzohen robër të luftës, dhe i pushkaton, këtë as krimineli nuk e bënë, por nejse,
    Gjeneral !
    Këtë krim monstruoz, kur nuk do ta bënte ENVER HOXHA,
    Cili jeni ma pleh; ai që i pushkaton robërit e luftës, apo,

  38. ABDYL KELLEZI says:

    O Zagar Rraham Perllaku o i degjenerum po pse nuk flet sa veta ke marre ne qafe sa veta ke spiunuar ne burg dhe si i mashtrove Kukesianet duke i premtuar token e Arte ne Tirane me Urdher te Kriminelit SALI Bythrisha.Ty po te len zoti te vuash sdo ta nxjerri shpirtin akoma qe te shofesh krimet qe ke bere.

  39. Teuta says:

    vellezer shqiptare: e verteta eshte kjo
    narcistiku rama po perdhos cdo figure te gjalle te vdekur per te ngritur veten e tij
    Kush di psikologji e i mire se per cfare e kam fjalen

  40. Korabi says:

    Gjeneral maskara! Shiko ke simpatizon , Sali Berishen ! Kriminelin e populit shqiptar! I ule vlerat e malsorit ,o gjeneral 100 vjecar. Po te falim se je 100 vjec e si duket ke rrjedhur plotesisht. Qenkerke nje bukeshkeles… “GJENERAL MASKARAi”

  41. tarasi says:

    Te gjithe ata qe komentojne negativisht per dike qe ka ikur nga jeta pamvaresisht si qe i mire apo i keq duke perfshire dhe kete Parllakakun , te vjen ne mendje nje fjale e urete popullore : mbas krishtit , te gjithe behen prefet …………….

  42. alphade says:

    Sapo falenderon monstren e Vicidolit une kete njeri e shumezoj me ZERO !
    Plak nje qind vjecar i rrjedhur…! Do apo nuk do Z. Rahman , Enveri i perket
    historise,ndersa eshte Rahmani Ai qe do te perfundoi ne koshin e bajgave
    te historise,sikur te rroje edhe 100 vjet te tjera. Te gjithe keta ia kane patur
    me hile Enverit dhe si te tille perfunduan atje ku perfunduan.,. Kaq i thjeshte
    eshte ky problem. Ata vete e deklarojne sot me plot gojen se kane qene kun-
    der Enverit. Historia do ta radhite Enver Hoxhen atje ku e ka vendin….!

    1. Dima says:

      Eshte nje shprehje:”Te mençur mbas kuvendi dhe trima mbas beteja ka shume”Togfjaleshi”Koshi i plehrave”mohon dialektiken.

  43. ALI ABDULLAI says:

    E CFARE MUND TE PRESESH NGA NJE I RRJEDHUR KUR C’CO GJE E MAT ME PERFITIMET PERSONALE

  44. timo says:

    Jetofsh sa të dojë zemra veç , në lidhje me Enverin dhe historinë problemi është se hisoria ska ndërmend të rrijë gaditu para jush si ushtarët, gjeneral

  45. emigranti says:

    varja ketij te lavderosh sali berishen nje kriminel – hajdute e te shash enverin horroje kete.

  46. Ilir says:

    Popse i merrni ne intervist keta njeres. Ky nuk mund te arsyetoi dote. Gjeneral ka qen vetem Spiro Mojsiu. Ai dite te lufoj dhe te vdes si shqiptar

  47. Alban Dega says:

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES

    ME GJUHEN E SHIFRAVE !

    A E DINI SE !?

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES !

    1- Per 15 vjet sundim te Sali Berishes, alias Salikracise, ne Shqiperi jane vrare dyfishi I viktimave, ekzekutimeve te bera per 46 vjet diktature komuniste te Enver Hoxhes !?

    2- Per dy vjet 1999-2000 ne vendlindjen e Sali Berishes dhe timen, Tropoje, e njohur ndryshe si Malesia e Gjakoves jane vrare 175 tropojane, ose mbi katerfishi i tropojaneve te vrare, ekzekutuar perfshi diversante, spiune te Beogradit, terroriste, vrases ordinere apo autore te krimeve teper te renda, per 46 vjet diktature komuniste ne Shqiperi !?
    A e dini aresyen!?

    3- Per thirrjen e nje cunaku 16 vjecar te Haklaje “ Poshte Sali Berisha “ ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne qershor te vitit 1997 !
    “ E dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane” ishte urdheri i prere i Presidentit te Shqiperise ne detyre ne ate kohe Sali Berisha” i kapur me ze e figure ne ate miting kobezi te kobeziut me te madh te vendlindjes se vet dhe Shqiperine ne historine e saj!
    Pra per aresye absolutisht politike !?

    4- A e dini se me kete baterdi
    “ Kanunari “Sali Berisha qe e permend ore cast Kanunin edhe kunder kryeministrit ne detyre sot, ka shkelur e dhunuar jo vetem Kanunin, qe nuk lejon hakmarrjen as gjakmarrjen ndaj nje femije, ndaj grave , bile as te shoqeruesit te nje gruaje shtatezene, qofte edhe dorasi …..dhe cdo ligj demokratik kudo ne Bote pa vendim gjykate ligjore !
    Edhe ne kete pikepamje ish-diktatori komunist Enver Hoxha ka qene me finok…
    Pothuajse cdo denim me vdekje eshte dhene me vendim gjykatash dhe te gjitha ekzekutimet e tyre jane kryer me pranine e prokurorit dhe mjekut ligjor, pervec rasteve te perleshjeve te armatosura me bandat e terroristeve apo me kriminele te rrezikshem !

  48. ela says:

    a ka dal ndonje malok burre? me thoni nje dhe ne u falim gjith luften mallkuar qofsh bythlepires,ne venat tuaj rrjedh vetem gjak i ndyre

  49. Illyrian says:

    E paske dhjerë muhabetin me ata dy robërit gjermanë, gjeneral! Rrëfeve kryerjen e një krimi lufte
    Por është akoma më keq që e thua sikur është gjë normale. Nuk ke përmendur të kesh vrarë në luftim e sipër, por ke përmendur vetëm dy robër.

  50. Vorrabomsi says:

    Dihet që Enveri e ka vëndin në kosh të plehrave… Aty ku e kanë edhe ata oportunistë që mburrin një hajdut si Meta apo bajgat e tjerë. Turp!

  51. shqiperia qe duam says:

    Te paska blere Saliu qe e beke burre te mire dhe ke respekt per kete kriminel qe shkateroj Shqiperine ,hapi depon armeve krijoj piramidat beri eksodin e 97-tes vrau vodhi sa deshi prishi fabrika e uzina , u krijuan bandat prosticuoni veshi nenat me te zeza varet u mbushin me vajza dhe djemt te rinj.

  52. lisi says:

    Nga ferra nuK del trendafil Ketij derdimenit shikoi origjinen(nga kukesi) e pastaj nuk ke nevoje te diskutosh me per te.Ky eshte para ardhes ne gene i Flamur Nokes.Shiko flamurin ne te gjitha aspektet e nuk ke nevoje te pyesesh me per karakterin e ketij DRU ME PRE. Kjo eshte psikollogjia e malokut injorant.Nuk e njoh nga afer por mendoja se kishte dy gisht burreri por po me vjen shume neveri se qenka PLEHRE PRAPA DIELLIT VAFTE AMEN!

  53. Mali says:

    Te rosh edhe 100-t mbi keto o”Hallvaxhi”(pseudonimi si atentator gjate luftes,ne Vlore)Nga intervista del qarte se asnjehr nuk ke qene i zoti te vendosesh por,ke qene sherbetor besnik i padroneve te tu.Gjate luftes guerile more urdhera nga Hysni Kapo,qe sot e shan,ke qene nen urdherat eM.Shehut qe vala e tij te mori dhe ty,e ti e shan,beniamin i Enver Hoxhes qe sot e”hedh ne kosh te plerave”e.t.j.Ne gjithe intervisten tregon se sa sherbetor “besnik” ke qene.Me vrasjen e dy roberve tregon se ke qene nje kriminel pa shpirt.Na thua se ne 1974 populli ronte me liste ,kur ato vite deri ne 1980-ntregu akoma ishte mire.Edhe mburja qe ju ben S.Berishes,I Metes,L. Bashes e te tjereve tregon se per interesat e ngushta,edhe sot 100-t vjecar behesh nje servil i rendomte.Toka eshte bujare mba edhe shekullor te tille.

  54. alphade says:

    Shenim : me pelqeu shume shprehja e komentatorit “timo” kur thote: gjeneral…”historia s’ka
    ndermend te rrije gatitu si ushtaret” : Nje perle metafore e paperseriteshme qe do ta mbaje
    mend per shume kohe..,Bravo “timo” : Historia pas nje qind vjetesh nuk do te pyesi “fosilet”
    se si do te gjykohen personazhet e saj ne skenen boterore te se kaluares.,,,…!

  55. Ushtaraku partizan says:

    Ky ISH gjenerali se ka kuptu akoma megjithese ka Hy per 101 vjet se U BE heroi i Popullit se skish tjeter nga Veriut. Se duhej per Politike qe te Mos ligej mbrapa veriu kundrejt jugut. Dhe Hop U BE hero i Popullit ky maloku Mik i kriminelit te luftes Muharrem bajraktari.
    Dhe nderkohe qe gjeneralet e jugut U pushkatuan ketij gjenerali te vetem Ju fal denimi.

    E keni vu Re qe vetem ketyre gjeneralet e Veriut Ju Fal denimi, ketij malokut dhe sadik bekteshit qe mohoi Daten e clirimit e i lepiu bythen Sales Duke pranuar se dita e clirimit eshte 28 nendori 1944.
    ISH vete bekteshin qe drejtoi Brigaden Partizane ne luftimet per clirimit e Shkodres. Dhe e Nina e tij Vera llap e shkruaj Si pacaure per orgjite qe bente me kadarene dhe ne gim petull myftine.
    Vetem keta te dy nga gjithe gjeneralet e denuar ne 1974, vetem keta te dy ishin nga veriu. Te tjeret ishin nga jugu dhe deri ne Fund te jetes se tyre, me gjithe denimet e renda, e mbrojten LANC dhe figurat drejtuese te saj.

    Ptu Malok ballist, oportunist, bythelepires, Pa karekter, do vrisje Enverin ti.
    TA bene shoket qe U fute Brenda, gjeneralet spiunuat njeri tjetrin Ju Trima.
    Heroin i Popullit i leshit.

    E kerkoj oafajsube ne gjykate, ne vielen gjykate?
    Te Sales, ne kursantet burgaxhinj nga kursiv 6 mujor i pkepave?

    Pse skerkove gjykimin nga gjykata ushtarake? U denove per tradheti te larte ndaj Atdheut nga nje gjykate e larte ushtarake.
    Ajo gjykata e pordhes qe te DHA pafajsine Ska te drejten dhe NUK eshte e autorizuar te shqyrtoje te Tilla faje.
    Pse NUK i denonvove trupin gjykues qe te gjykoj apo STA mbante bytha se te dilnim te palarat.

    Legen burre.

  56. buj says:

    TE KESH RESPEKT PER SALI BERISHEN EDHE KONSIDERATE TE MADHE PER ILIR METEN EDHE NE FUND MOS FALENDEROSH ZOTIN QE TE DHA KAQ JETE… ME FAL O PARTIZANI HERO, PO CAR MUT NJERIU JE TI QE VRET DY ROBER SE SKE CAR BON ME TA?.. HAPJE KANAL VADITES O TRASHE PO PSE E VRET KOKEN E FALUR?? O NJERI RRANGALL.

  57. tironci says:

    Shume komentues shfaqin “habine” se si ky luftetar tregoka se ka vrare dy ushtare gjermane. Kur e degjon, vertet te vete mendja perse ky nuk i la te lire…. dhe se si ky, dhe sot e kesaj dite, e thote pa teklif. Shume prej nesh, brezat e mevonshme, e kemi pare dhe “perjetuar” luften vetem nepermjet filmave, por nuk e kemi jetuar. Gjermanet kishin ardhur me arme ne Shqiperi, dhe jo Perllaku nuk kisht shkuar me arme ne Gjermani. Gjermanet te vrisnin, nqs u dilte mundesia, dhe kur ishin te kapur rob. Sidomos kur ishin me shume ne numer. Gjermanet vete vrsinin roberit ne mase. Mbanin vetem ata qe u duheshin per ndonje sherbim. Gjermanet shpesh digjnin shtepite e popullates civile si raprezalje ndaj pritave, dhe pushkatonin meshkujt (pleq apo femije). Gjermanet ekzekutonin NE MASE, pa gjyq e pa asnje fjale cdo ushtar italian pas kapitullimit te Duces, si ne Shqiperi, Greqi apo Maqedoni etj…, dhe nuk i akomodonin me statusin e “robit te luftes”. Jo more “komentues”, nuk respektonin ligjin e luftes gjermanet, dhe nuk kishte se si te “respektohej” ushtaraku i i mireushqyer, i mirepergatitur (e i mire stervitur) gjerman nga ai fshatari shqiptar i pabuke me nje kobure ne brez. Ishte jete a vdekje, dhe nuk eshte habi ta kete bere nga frika. Eshte utopi dhe naivitet te mendohet se si nje fshatar shqiptar, i dale malit partizan, duke ditur se c’te benin gjermanet, ti “linte” ata te lire. Mesimi i historise ka qene i mire ne Shqiperi deri para 90tes, por me pas u la pas dore, dhe shume vete nuk kuptojne dhe as dine historine e dhimshme te Shqiperise gjate luftes se pare e te dyte boterore. Prandaj, lerini “filmat” me habi dhe komente se si ky Perllaku paska bere “gjemen” gjate luftes. Me gjithe dokrrat qe keput ky, ta inkurajojme te flase, se na jep nje dritare informacioni qe nuk do e kemi per shume kohe, duke ditur moshen qe ka.

  58. DOKLEATI says:

    Po Ruset te thonin te vrash te gjith shqiptaret. Mire qe nuk paske vizitua Gjermanine se kishe vra she vra me qindra gjeman e cua ne vend amanetin e ruseve- trrrorist !.
    Sa per ata qe thone veri dhe jug. Enveri i kishte vra apo i vriste intelektualet.
    Gjeneral ishin vetem barijye. Si ky qe vret robet luftes.

  59. Toma says:

    Para 1941 shume njerez ishin ne parti pa E.H.,pra ne lufte nuk i coi E.H. por idealizmi.Ky R.P eshte denuar nga E,H,me 25 vite burg dhe nuk ka aresye ta doje,pse ju prisni qe edhe mbas burgut ta donte E.H.,s’ka kuptim.Vetem nje idiot mbasi ka bere 25 vjet burg mund ta lavderoje inkuzitorin.Mbas 1991 u hapen burgjet per politike dhe ky gjenerali ja di per nder S.B qe shpetoi nga burgu,pa llogarotur te tjera perfitime materiale.Gjermanet po te kapnin nje partizan e pushkatonin ne vend ose e conin na kamp perqendrimi.

  60. fatja says:

    Ne fushen e betejes mund te vrasesh edhe 2000 armiq,dhe kjo te ben HERO,por te vrasesh 2 rober lufte kjo te kthen ne KRIMINEL LUFTE……….

  61. O Tironc,ne llogjike je tamam por nuk ke cfar te presesh nga ky komandanti.Une jam tirons den baba den e njoh kete me te gjitha.Le te beje jeten sa ja ka dhon zoti e ti leje prallat se nuk i ha kush.Ky ne kohen e vet ka honger me garuxhde,ka pre si i ka dasht kokrra qejfit deri ene gocart e veta e bojshin cicin maje gjemit!Kush ka mend vetem intervista e qit Cupllak!

  62. d.didani says:

    Nga Rahmani 100 vjecar,ambicioz sic kane qene gjithe ushtaraket e luftes ,qe gezuan frutet e pasluftes,priviligjet dhe ofiqet,une nuk prisja ndonje mendje te ndritur,fatkeqesisht ai hodhi balte mbi personin e vet,dhe jo mbi ata qe ju beri vleresimet ….por une e kam inatin me idiotin Roland Qafoku qe botoi kete interviste idiote…..Do ta pyesja Rolandin: Nuk i hodhe nje sy permbajtjes para se ta nisje tek ne? Si arrine te shkruash edhe per vrasjen e roberve gjermane,qe ai i rrjedhuri e ka pohuar me gojen e tij?A e di qe mund te rraset ne burg si kriminel lufte edhe pse eshte 100 e ca vjec!….Le ta kujtonim Rrahmanin si nje ish Gjeneral dhe gjithashtu me mendje ne koke edhe pse 100 vjec,por me kete interviste i ke bere hatane!…..Jazek te qofte o Roland!

  63. Pallazgoni says:

    Na myten maloket.
    Prandaj s behet shqipnija sepse ka malok dhe çam qe veç per bythn e tyre mendojn.
    Rrac bythqimsh.
    Kjo rrac jo e suksesshme,e ka prejardhjen qysh n parahistori,madje gjyha maloke dhe ajo çame shpjegojn shum fjal te greqishtes s lasht,te indishtes s lasht,apo edhe egjyptjançes faraonike.
    Ka shum gjasa qe maloket e çamt,kta pasardhs t pellazgve e marrin kte certifikat trashgimie nga gjuha.
    Por ,me t lashtet e botes,na mbeten me t prapambetmit,me t kqinjt me debilat.
    S bejn shtet.
    Vec grindje te cilat Homeri i beri roman.
    Esht i keq ai shipetari
    Veç inat edhe mëri
    E ka thon mjeshtër Homeri
    Shif e shkruj ne Shqiperi

  64. sapa says:

    Ky meriton Hagen me deklaratat qe ka bere pe vrasjen e dy roberve gjermane.

  65. mona says:

    Ke vrare dy rober lufte? Je thjesht kriminel.

  66. Taraboshi says:

    Mire ja paskabete Enver Hoxha ketij agjentidhe tradhetari.Nuk paska bere burg kot.

  67. fantoma says:

    Me këtë malokun kokëgdhë, gjen mishërim të plotë thënia popullore, “Nuk bie rrufeja në hale”…!

  68. ish-ushtaraku says:

    E pohon se esht kriminel – vret rober lufte. Ato vrasje do ta ndjekin deri sa te mbylle jeten – qen zgjebarak. Nuk thot se ishte ne BS per studime spiunimi. Medet veteranet ke kan drejtues.

  69. Andrea says:

    Cfar idioti.Vret njerez se nuk ka ku ti coje!???Rrahmani nuk ka qene kurre gjeneral,ai dikur ka qene drejtor i zbulimit te ushtrise.Per kedo qe nuk e di kete fare burri e zune me breke neper kembe ne zyre me nje vartes bukurosh.Ky pederast u hoq si imoral nga ushtria.Pyeteni e le te jape motivin pse e shporren ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje