Armiku në tryezë

4 Maj 2019, 14:14Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një numër banditësh mes atyre shumë njerëzve të ndershëm që prodhojnë ushqimin e përditshëm për popullatën.

Eshtë një kategori vrasësish serialë, zuzarë gjakftohtë dhe mëkatarë pa frikë në Perëndi, që prodhojnë fruta, perime e bulmetra me hormone të ndaluara, që përdorin pesticide të dëmshme për shëndetin në bujqësi e blegtori dhe dhjetra metoda të tjera primitive për të fituar ca qindarka më shumë.

Ky soj sojsëzësh kriminalë gjendet kudo. Mes tyre ka fermerë, blegtorë apo importues që sjellin armikun në tryezën e çdo shqiptari. Ata vrasin ngadalë, por me siguri çdokënd dhe venë në shënjestër fillimisht ata që janë më të pambrojturit, fëmijët, gratë shtatzana apo të moshuarit e sëmurë.

Kohët e fundit një seri denoncimesh në media e kanë risjellë në vëmendje shqetësimin e jashtëzakonshëm për ushqimin e përditshëm të popullatës dhe sigurinë e tij.

Specialiste te fushes gjithashtu në mënyrë të përsëritur kane bërë apele për luftë totale kundër fatkeqesise që mund të vijë nga ushqimi.

Vetë prodhuesit, fermere dhe perpunues, e njohin këtë problematikë dhe insistojnë në thellimin e kontrolleve dhe në identifikimin e abuzuesve, por dilemës ndërmjet një realiteti dramatik dhe betejës së pandershme për tregje, askush nuk i ka dhënë dot një përgjigje shteruese.

Edhe gishti i akuzës, edhe dora për ndihmë i drejtohet sërish shtetit. Shumë shpejt ndryshimet në Kodin Penal do ta bëjnë burgun e gjatë një përgjigje ndëshkuese për abuzuesit. Kush tregton me dijeni ushqime të dëmshme për shëndetin e konsumtatorëve, është në të vërtetë një vrasës i mirëfilltë.

Shumë më i rrezikshëm se një serial killer me kallashnikov në dorë apo me tritol në çantë. Kjo është vetëm një betejë që duhet të fitohet përballë kësaj sfide: identifikimi i përmasës reale të saj, çfarë është vërtet rrisk dhe çfarë ekzagjerim hilacakësh.

Siguria ushqimore është një hall real dhe përballë tij, edhe deklarimet e shumicës së Edi Ramës se do të vazhdojë të ketë mandat qeverisës edhe nja dy vjet të tjerë, edhe përbetimet e pakicës se do të kthejë përmbys Shqipërinë që të largojë Edi Ramën, ngjajnë kaq të parëndësishme.

Dhe duken kaq meskine dhe cinike, sa kohë që armiku i të gjithëve është është në tryezën e gjithkujt. Një armik ndaj të cilit nuk do pasur asnjë mëshirë sepse edhe kjo kategori banditësh, këta vrasës serialë, vrasin dalë ngadalë gjithëkënd dhe pa asnjë mëshirë! (Javanews)

1 komente në “Armiku në tryezë”

  1. Billy says:

    Po mire mire Lorenc, koja nonen, sepse ju di te mencem. Po vetem fshatarit po i turreni si ju, si shteti? Vetem per fshatarin ka burg? Vetem per ata qe i cojne perimet e prodhuara me gomar ne treg.
    Po per oligarket e karburanteve, qe po na shkaterrojne makinat dhe po na fusin kancerin me ajrin e ndotur, per ata qe levizinme X6 dhe X7, dhe qe pushimet i bejne ne ishujt me te shtrenjte ne bote, per ta nuk ka ligj?
    Denojeni fshatarin se ai dhe pushimet i bane duke fjetur gjume ne bythe te mullarit. A te mjeret ne. Mire shteti por edhe ju gazetaret, mendoni te mos ju prishni imazhin tregtareve te karburanteve? Po fshatarit te gjore, pse ja prishni imazhin, apo vari lesht….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje