Nga Lutfi Dervishi
Gazetarët e terrenit kanë punën më të vështirë në raportimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve dhe përgjithësisht bëjnë një punë të shkëlqyer.
Por disa raportime janë vërtet bezdisëse: raportojnë atë që e shohin të gjithë përmes ekranit: “Jemi këtu, rruga është bllokuar. Bllokimi ka fillluar në këtë orë dhe do të vijojë deri në këtë orë. Sipas liderit… lideri tha….Ai nënvizoi. Ajo theksoi etj etj.”
Në kushtet kur vetë liderët dhe partitë raportojnë live përmes Facebook- detyra e gazetarëve profesionistë është të sfidojnë liderët – raportues dhe gazetarët -qytetarë.
Një raportim i plotë duhet të përfshijë edhe pjesën e padukshme të ajsbergut, atë që nuk e shohim me sy, atë që nuk e dimë dhe atë që nuk mund të dimë.
1.Qëllimi i protestës- protestë paqësore apo e dhunshme? Parrullat?
2.Raporton për protestuesit. Sa janë? Nga kanë ardhur? Mosha? Gjinia? “Humori”
3.Liderët e protestës? Çfarë deklarojnë?
4.Ndikimi i protestës tek të tjerët?
5.Incidentet e mundshme?
6.Qëndrimi i policisë? S(a) është prezente? Këndvështrimi ligjor?
7.Konteksti i ngjarjes…kalimi nga ajo që sheh me sy tek “big picture”
8.Sfondi i informacionit: çfarë ka ndodhur më përpara?
9.Reagimet e “palës tjetër”…
10.Duke parë më përpara: çfarë do të ndodhë?
11.Puna parapërgatitore: vox pop, opinione të banorëve të zonës, udhëtarëve para se të nisë protesta.
Raportimi i cekët është thjesht propaganda, ose me një fjalë është: qokë!
Një raportim profesionist e sfidon Facebook-un e liderit dhe të partisë!
TE BLLOKOSH RUGET NGA OPOZITA PD DHE LSI ESHTE CMENDURI SEPSE PENGON LEVIZJEN E LIRE TE QYTETAREVE QE KANE HALLE TE SHUMTA DERI TEK CUARJE TEK SPITALI ..
Akoma shkrun ky kaqoli qe beson se eshte opinionberes?
Eshtë pikërisht mungesa e gazetarisë profesionale që na bën të ndrrojmë kanal kur fillojnë analizat e mbrëmjeve, që terrorizojnë psiqikisht shqiptarët. Asnjë pyetje për të analizuar dhe nxjerrë konkluzione, gjithnjë bien pre e njërit apo tjetrit krah, aspak korrektë për rolin që kanë marrë. Vetëm observatorë, nuk bëjnë pyetje se pse kjo opozitë del dhe dëmton popullin, se nuk dëmtohet qeveria por populli. Dhe dëmet i paguan po populli. Kur u bë demostrata tek kryeministria që lyen me bojë dhe urinuan tek dera, ajo Lala apo Hoxha nuk shkuan t’i vinin mikrofonin atyre dhe frymëzuesve, pse e bëni këtë pisllëk, c’fitoni nga kjo? C’do bënte Berisha po të bënin një gjë të tillë kur ishte kryeministër? Do përdorte armët si bëri në 21 janar? jo, asnjë pyetje të tillë…dhe dijeni se nëse nuk i shkojnë gazetarucët me mikrofon përpara, vdesin Luli e Monika, ata vetëm për tu dukur e bëjnë. Propogandë në shërbim të antishqiptarëve, por dijeni se do dështojnë. Ata s’janë me imunitet më prandaj duhet të trajtohen si gjithë të tjerët. Dhe të mendosh se kanë qënë ministra të brëndshëm, Luli e Muli. Imagjino c’bënin kur ishin në krye të këtij institucioni. Të lumtë për artikullin.
nuk i vihet faji gazetarise kur as qeveria nuk kalon amatorizmin. Edi Rama eshte zog kurve dhe i lejon vete -per te mos thene qe i nxit vete protestat e nje grupimi qe nuk kane te bejne asgje as me opoziten dhe as me ligjin. pse nuk eshte arrestuar asnje organizator i ktyre protestave qe duket sikur vijne nga aljenet? organizatoret nuk kane asgje te perbashket me perfaqsimin politik. biles kane uzurpuar edhe vete partite pa pasur me mandat
Edi Rama i urdheron vete kto lloj protestash per te zvarritur venien e ligjit qe e kekojne nderkombetaret. Sali Berisha eshte nje mik i mire per te, se po te ishte ndryshe do ishte ne vend tjetet sot. 6 vjet KM per nje qeveri fantazem dhe krejt te varur prej Sali Berishes.