O na bëni pjesë të qeverisë, o iu dogjëm shtëpinë: Pse PD-LSI janë bërë si FARK-u në Kolumbi

3 Maj 2019, 10:53Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Politika është si gruaja, njësoj si qenia njerëzore; fazat e moshës e venë para të papriturave.

Ndërsa politika e ka më të lehtë se vetë njeriu: Politika e shikon veten në krizë dhe tërhiqet, shkon në punën e saj; njeriu nuk ka shumë gjë në dorë… Por kjo ndodh në shoqëritë dhe politikën e përparuar të kombeve perëndimorë.

Në vendin tonë po vuajmë moshën e partive të opozitës: PD dhe LSI e kanë mbyllur ciklin e jetës, por nuk kthehen në jetë humane.

Partia Demokratike humbi para popullit vetëm tre muaj pasi fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992; në korrik të atij viti humbi zgjedhjet vendore, por nuk u tërhoq. Po të kishte njohur që atëherë veten PD, sot nuk do të kishim më këto kriza politike; madje nuk do të kishte as LSI, që në fund të fundit mund të themi se është veç një ‘sekt majtist’, por nuk u bë kurrë parti ‘politike’.

Dy partitë e opozitës, pas mbylljes së ‘moshës’ hynë në rrugën e përdorimit të mjeteve jo- politike. Sot mund të themi se janë kthyer në ‘grupime militare’. Që nga momenti kur ndjenë ‘moshën e kapërcyer’ PD dhe LSI kanë dalë në rrugë dhe po ushtrojnë dhunë te të tjerët, imponohen, ndotin fjalorin, bllokojnë rrugët, braktisin parlamentin, njoftojnë vdekjen e kundërshtarit, thërrasin militantë që të sulmojnë sheshet dhe të trembin njerëzit.

…Sot të dy partitë ‘opozitare’ kanë njoftuar se kanë krijuar ‘programin e qeverisë tranzitore’ edhe pse nuk janë as ‘politike’, as ‘ligjvënëse’ dhe as ‘shtetformuese’. Bllokimi i rrugëve është hapi i dytë i ditës… Pastaj kanë paralajmëruar akte të tjera force, deri në ditën e zgjedhjeve në 30 qershor kur kanë paralajmëruar ‘terror për të mos lejuar zgjedhje’, djegie kutish, rrëmbim njerëzish, zhduke gjurmësh të votimeve.

Dy partitë nuk mund të kthehen më në ‘politike’; nga parti politike në parti militare edhe është e kalueshme, siç po ndodh. Ndërsa nga ‘militare’ në politike – kjo është një punë e vdekur. FARK i Kolumbisë që ushtroi dhunë që nga viti 1964 – nuk u kthye kurrë në ‘politike’, edhe pse u thërrit në bisedime për armëpushim në vitin 2016. Rast tjetër nuk ka bota.

Para ‘pamundësisë’ për kthimin politik, të dy partitë po luajnë me absurdin dhe me rrezikun e paqes njerëzore.

Shikoni çfarë po ndodh, thjesht dhe ftohtë (të ftohta janë në qëllimet e tyre edhe dy partitë PD dhe LSI, paçka pse duken emocionale dhe pa kuptim).

1.Po ndodh kërcënimi i tyre ‘o na bëni pjesë të qeverisë, o u dogjëm shtëpinë!’. Partitë dolën nga Parlamenti me shpresë se mazhoranca dhe kancelaritë e Perëndimit do të tremben dhe do t’u thonë ‘Hajdeni këtu, rrini të qetë, por merrni çfarë të doni’. Opozita i ka shitur deri më sot aksionet e militantëve duke vjelë përfitime për liderët dhe të afërmit. A do të shesë kësaj here? Kjo është çështja. LSI ka jetuar dhe jeton vetëm mbi interesa financiare dhe influencë interesash politike; PD kërkon kthimin e eksperiencës së saj të dhunshme.

2.Të dyja partitë, tashmë të dala jashtë kohës, nuk e kanë objektiv qeverinë, as rrëzimin e saj, as zgjedhjet e ndershme. Ato e dinë se as janë të besueshme dhe as të gatshme që të qeverisin vendin. Kërcënimin dhe dhunën i përdorin në dy drejtime të tjerë: E para ndaj popullit; e dyta, ndaj Perëndimit…

Popullit i kërkojnë ‘doni të hapim rrugën? Atëherë detyroni qeverinë të na japë shpërblimin!’. Ndërsa Perëndimit i kërkojnë që ‘të zgjohet’ dhe të frikësohet për prishjen e stabilitetit në rajon…

Por as njëra, as tjetra nuk po ndodh. Lëvizja e opozitës ka rënë në sterilitet; Perëndimi nuk po e përmend opozitën e dalë nga politika, as po shqetësohet, as po gëzohet.

3.Të dy partitë, PD dhe LSI, ndodhen përballë reformave për modernizimin e shtetit – gjë që nuk e pranojnë. Nuk pranohet Reforma në Drejtësi, Teatri i ri, rrugët e gjëra, formalizimi i ekonomisë dhe i financave… Jo thjesht nuk e pranojnë, por nuk mund të mbijetojnë në atmosferë moderne. Shumë njerëz po thonë se disa liderë do të shkojnë para Drejtësisë, prandaj ‘kanë frikë’. Edhe sikur të mos ndodhë kjo, lidershipi i dy partive nuk mund të përballojë klimën e shtetit modern; nuk ka nevojë për ‘burgje’, të dyja asfiksohen në klimë moderne.

… A mund të kthehet në jetë qenia pa dëshirën e Zotit dhe të njeriut?(afp)

40 komente në “O na bëni pjesë të qeverisë, o iu dogjëm shtëpinë: Pse PD-LSI janë bërë si FARK-u në Kolumbi”

  1. Gjergji says:

    Frrok Çupi je nder gazetaret me te mire qe ka pasur Shqiperia ne te gjitha koherat.

    1. xy says:

      Edhe si kameleon nuk e ka shokun

  2. Gri says:

    Si gjithmon i thelle dhe zbulues dhe i hidhur! ” Ujk i vjeter” i Gazetarise eshte ky z. CUPI.
    Kenaqesi ta lexosh!

  3. `ptuuuu jazek! says:

    pd dhe lsi jane bere dy organizata terroriste, version shqiptar I terrorizmit, Na jepni ne pushtetin se sju leme te kaloni ne rruge ose djegim parlamentin, ose djegim bashkite. Kane genjyer kaq shume sa nuk I beson me askush. organizata me hajdute.

  4. albano says:

    Z.Frrok ke pende te rralle. Ben analize shume realiste dhe qe ngjit. Je i vetmi analist politik i sakte qe ka Shqiperia. Je fantastik. Bravo njemije here.

  5. shqiperia qe duam says:

    Te lumte pena dhe medja.

  6. DO TË THOSHTE, AI I MADHI !? says:

    OPOZITË , MOJ TË KAM DHJERË,
    S’TË KUPTOVA ASNJËHERË !

  7. ???? says:

    Kjo , është çështja .???

  8. ermiri says:

    Ke goditur ne shenje Frrok.

  9. true says:

    really bravo, bravo Frok Cupi.
    Eshte dhe per te qeshur dhe per te qare. Dy leader qe nuk vlejne me shame se dy carton kepucesh bejne estrada kooperativash dhe asgje me teper.

  10. Flutura says:

    Ky eshte Frroku, qe ne njohim!

  11. STEFANIA says:

    te kam dashte qysh kur kam lexu te parin shkrim. te kam ‘nemur’ kur u bane ‘kau’ i parmendes ‘Berisha’. Zoti Frrok Cupi, mendoj se cdo shqiptar i ndershem do te paguante nje takse qe nje mendje e ndritur si ju te mos vuante materialsiht sepse fjala e popullit ‘fukarrallek maskarallek’ te zuni edhe ty NENE VEDI. Mireserdhe.

  12. Teodosi says:

    Rrugen e perparimit te kombeve e shtremberojne e veshtiresojne njerezit mercenare, te lige e hipokrite. Ky profeti I votes se lire e demokracise qe mbeti rrugeve te kotesise e padobishmerise e keshtu do te vije verdalle deri sa ti sosen parate e pista qe propoganda shpenzon.

  13. Lili says:

    Te lumte mendja e arte,te cilen e ke hedhur ne kete shkrim brilant.Faleminderit shume i miri dhe fisniku Frrok.

  14. 19 says:

    Shume vone fillove te shkruash realitetin ashtu si di ti zotiFrok.bravo se kur do je brilant.

  15. Ardi says:

    Ju pelqen Cupi sot ju derrave te lyrosur te Ed Rames se shan hajnat e PD dhe LSI se kur i bin Ed superhajnit asht Frrok Qypi dhe jo Frrok Çupi fantastik.

    1. E mor i nderuar Frrok!
      N’a ka djegur aq shume qulli dikur,aqsa vazhdojme akoma t’ i fryjme kosit

  16. Nard Ndoka says:

    Të lumt mendja edhe Pena.

  17. shpetimi says:

    Eshte veshtire te thuaj te verteten por e verteta te ben njeri ,te ben njerzor, te ben qytetar te denje per shoqerine. Burrave me flloke te bardha ju ka hije kur thone te verteten packa se ajo ne disa raste eshte e veshtire.

  18. ppa says:

    Tamam, ky eshte Froku qe ne njohim!

  19. Koba says:

    Ky eshte Froku i vertete qe kemi dashur perhere.Me vjen mire qe ka bere kthese.Po ku e ke ate Zhan D’Arken ??? Po me ne fund e kuptove qe ajo eshte nje Baxhelle Mjerane qe baret rrugeve ,kinse po Destabilizon Vendin

  20. Gardiani says:

    Ish “Opozita” , eshte mikrobi i tentanozit te shoqerise tone , asaj I pelqen qe te ritet e zhvillohet eresira balta, llumi, qelbersilleku ,pastertia dhe drita e mbytin e ngordhin !

  21. vari leshte says:

    Hahahaha…o Mero te dhjefsha ne goje. Ty edhe ketij bythqirit qe komenton me shtate emra ne favor te Frrok gelbazes.

  22. luani says:

    Te dy bandat e integrume ,ne kusari,ne krim dhe antishqiptarizem 29-vjecar,,,
    ne kararin e tyre per te djeg Shqiperine dogjen vullnetin e atyre qe i votuan
    dhe u deleguan perfaqsimin e interesave te tyre ne Parlament.
    Vet-djegja e mandateve te tyre ,per mua,eshte akti me e dobishem i tyre per vijimin .pa sterkemca ,
    te reformave serioze shtetformuese ,te munguara prej 1990-es.
    Ketyre bandave frroku u ka sherbyer per dekada me devocion te spikatur,
    kur kane pasur pushtet,duke e ditur fort mire qe jane banda.
    Sic duket qarte ,per frrokun ato jane tash e tutje coftina nga te cilat frroku
    nuk mund te perfitoje me.
    Qytetaria shqiptare eshte tejet e impenjuar ne ndjekjn e procesit te reformimit
    te drejtesise dhe ne prekjen e rezultateve te saj ;sa me shpejt.
    Sepse njerzit jane mese te qarte
    se coftinat varrosen perfundimisht prej drejtesise se drejte,,,,dhe ne kete hulli merr fund
    tranzicioni rraskapites dhe kriminal .Jam i sigurt qe ky rrugetim n’a i hap dyert e EU-se
    ne menyre te merituar.

  23. Mira says:

    Te lumte zoti Frrok, me ne fund u bere vetvehtja

  24. Teuta says:

    Frrok – nuk mbahet pushteti me shkrimet e tua dhe lepirjet e komentuesve
    e Para e punes laj gojen kur permend kolumbine
    se Franca e Gjermania qe reklamon dhe i sheh si orientim ta bene mutin ne koke dhe ky eshte fakt
    jo per faj te Rames – Kryeministri eshte me i miri!
    Nese kolimbia asht shembull i se keqes dhe Evropa nuk na do – atehere?????

  25. Teuta says:

    Frrok – nuk mbahet pushteti me shkrimet e tua dhe lepirjet e komentuesve
    e Para e punes laj gojen kur permend kolumbine
    se Franca e Gjermania qe reklamon dhe i sheh si orientim ta bene mutin ne koke dhe ky eshte fakt
    jo per faj te Rames – Kryeministri eshte me i miri!
    Nese kolimbia asht shembull i se keqes dhe Evropa nuk na do – atehere???????

  26. Teuta says:

    Frrok – nuk mbahet pushteti me shkrimet e tua dhe lepirjet e komentuesve
    e Para e punes laj gojen kur permend kolumbine
    se Franca e Gjermania qe reklamon dhe i sheh si orientim ta bene mutin ne koke dhe ky eshte fakt
    jo per faj te Rames – Kryeministri eshte me i miri!
    Nese kolimbia asht shembull i se keqes dhe Evropa nuk na do – atehere??????????

  27. Teuta says:

    Frrok – nuk mbahet pushteti me shkrimet e tua dhe lepirjet e komentuesve
    e Para e punes laj gojen kur permend kolumbine
    se Franca e Gjermania qe reklamon dhe i sheh si orientim ta bene mutin ne koke dhe ky eshte fakt
    jo per faj te Rames – Kryeministri eshte me i miri!
    Nese kolimbia asht shembull i se keqes dhe Evropa nuk na do – atehere??????????

    1. wow says:

      ti Teuta dukesh qe je k…. nuk te durohet i ndrron dashnoret kater here ne dite.

  28. Hamit Kavaja says:

    Perfundimisht, pas disa shkrimeve analitike dhe disedave ne studiot televizive,
    une u binda se Froku eshte brenda vehtes, i ka ardhur arsyeja, ka veshur kostumin
    e analistit te thelle dhe realist politik. Shyqyr qe i doli plotesisht rakia e forte qe i dha Saliu pas 2005.
    Sot, Frok Cupi, se bashku me Mero Bazen perbejne nje berthame te fuqishme analitike
    per te ekspozuar ne publik te vertetat e zhvillimeve te sotme.
    Vecanerisht per te ndricuar e zbuluar dredhite dhe makinacionet e klases se vjeter politike
    te te gjithe spektrit PD,PR,LSI,PS, perfshi Saliun, Lulin, Mejdiun, Liken, Nanon, Moniken,
    Gjinushin, Milon, Edvinin, Rucin e deri Taulantin me shoke.

  29. puntori says:

    Nuk ka rendesi kush e ka shkruar .E rendesishme eshte e verteta qe ka ,dhe analiza e thelle e reale pa shume zbukurime me terma te nderlikuar qe jane kaq shume ne mode.

  30. Lab says:

    Si e ka hallin ky i fuksi frontit? ,
    Ndonje leje hidrocentrali?

  31. Tomas says:

    Me ne fund, u ktheve ne identitet o Frrok Çupi…se kishe kohe qe ia kishe dhene shpirtin shejtanit…

  32. FREEMAN says:

    Z. Frrok,
    Nuk e di, por analizat e tua kane nje fuqi te jashtezakonshme derpertuese saqe kur hyj ne portale, bej nje kalim te shpejte te titujve per te gjetur emrin tend. Perfundimet e tua se, njera parti ka mbijetuar vetem permes financimeve te pushtetetit, kurse tjetra nepermjet ushtrimit te dhunes dhe mbjelljes se frikes dhe se ato nuk e perballojne dot shtetin modern, jane me se te arrira dhe perbejne fuqi te madhe iluminuese per publikun.
    Te falenderoj from my heart per interpretimin dhe mbeshtetjen qe jep per te verteten dhe per frymezimin qe ofron per njerezit normale te ketij vendi!

  33. Ola says:

    Kjo puna e opozites eshte si nje histori qe tregohet nga anet tona nga prinderit e nje djali.Ata ju tregojne miqeve na ka gjetur belaja me djalin se:ai do nuse , e do tani dhe do te bijen e priftit.

  34. Koli says:

    Me kurve burre,se ben barku i nje nene.

  35. Shkodrani says:

    Hahaha gjithmon shqipet nuk e njohin historine ose nuk duan ta njohin prandaj kur shoh kte nastradin si ky cupi me bjen per te vjedh sepse keshtu jane pjesa me nadhe e shqipeve nga nje diktator kalojn tjrtri per nje kocke kjo eshte historia jone ky palaco pet qka ka shkruar ka pjeserisht te drejte per gjysmen e te vrrtetes ka thene sepse ky sahanlepirs tash ha nga pjesa tjeter e pushtave komunist ka ik nga pjesa e pushtave komunist gjoja te djatht si saliu co e meret me rama e ruci co kjo eshte estrade por edhe tragjedi qe nje vend i vogel si ne ne mes te eu jemi si afrike kjo klase politike eshte vazhdimsi e 1990 e babes se tyre shpirteror enver kurva prandaj o frok cupi nas ti bon ed kurven modern boje se edhe ti modern je si ai koke e kembe por edhe shpura e vet qe e din mire te gjith jane bo miliardiere pa punu nje dite kte besoj e din atehere o kerma se ezhte pak me ja u thon beni nje nder te pakten nje here ne jete se edhe mosha duhet tju theras zhdukuni nga jeta sociale e mos boni kerma te kermave se nje jete ezhte ska dy kjo klase politike ezhte klase e pushtave te kuq eshte virus kancer per shtetin e popullin e shqipes shpresoj vec zotit ti shpetoj kete popull nuk e di sa do zgjas akoma s do jetojm ate dite por e keqja aty nuk del pa lufte duhet populli me ndihmen e zotit tju coj ku kan vendin te gjith nga saliu nano ruci meta rama basha e te gjith kelyshat e tjere ne rradhe pastaj shiko si vazhdon historia te shpresojm per te miren e popullit te fala nga berlini per ata njerez qe jane pa virusin e kuq ju pershendes respekte

  36. Pilivesa says:

    O shkodrani, po si nuk pash nje pike te vetme ne komentin tend o i dashur. Meso pak shqip, pastaj fillo edhe te komentosh. Jo per ndonje gje, por do dukesh pak si Kadri. Nuk eshte edhe aq e veshtire. Vetem pastaj mund te merresh pak ne konsiderate se cfare thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje