Lufta që vazhdon...

6 Maj 2019, 09:36Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

1. Lufta Dytë Botërore që mbaroi, 75 vjet më parë më 1994 vijon dhëmb për dhëmb më 2019 në facebook!

2. Vitet ikin, “veteranët” shtohen!

3. Dje luftuam për të përzënë gjermanët, sot lutemi të na vijnë!

4. Më shumë shqiptarë “mori” lufta e klasave se lufta nacionalçlirimtare!

5. Armiqtë e Luftës, janë sot miqtë tanë më të mëdhenj!

6. Armiqtë më të shumtë i kapëm pas çlirimit!

7. Pasi çliruam vendin, robëruam veten!

8. Fituam në luftën e dytë dhe u “dogjëm” në luftën e Ftohtë!

9. Më shumë shqiptarë kanë dhënë jetën në aksidente rrugore se në çlirimin e Shqipërisë!

10. Gjatë luftës ëndrra ishte çlirimi Shqipërisë nga gjermanët, sot… të jetojmë në Gjermani!

10/1 Armiqtë i mposhtëm, por “armiqtë e popullit” i dërrmuam!

2 komente në “Lufta që vazhdon…”

  1. Dymi says:

    Kur gazetari( si ky lut-fiu ) kthehet ne gallataxhi, shkon per lesh gazetaria. Nuk te merr seriozisht njeri, lut-fiiiii.

  2. Shqipja says:

    Te lumte pena Lutfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje