Qemali dhe Azemi, simbolika që i bashkon edhe në varreza

5 Maj 2019, 14:52Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Çdo 5 maj, në varrezat e dëshmorëve të Atdheut në Tiranë, përkujtohet dita e të rënëve për liri gjatë Luftës së II-të Botërore. Gjatë viteve të demokracisë në ato varreza u shtuan edhe një sërë dëshmorësh që nuk kishin lidhje me atë luftë, por që në rrethana të tjera u vranë gjatë regjimit komunist apo gjatë viteve të demokracisë.

Në krah të monumentit Nënë Shqipëri, aty ku dikur ishte varri i Enver Hoxhës dhe një sërë figurash të larta të Partisë Komuniste, sot është një mini lëndinë ku prehen eshtrat e dy të rënëve: Qemal Stafës dhe Azem Hajdarit. Dita e vrasjes së të parit personifikon si simbolikë gjithë dëshmorët e tjerë të çdo kohe, përfshi dhe të të dytit.

Të dy ata prehen në qendër të varrezave, ngjitur me monumentin Nënë Shqipëri. Por, ndërsa varri i Azemit është fare pranë monumentit, ai i Qemalit është në fund fare. Një kontrast aspak serioz duke qenë se ato varreza simbolizojnë më së shumti gjakun dhe sakrificën e rinisë në luftën kundër pushtuesit nazi-fashist. 

Por simbolika e këtyre të dyve merr përmasa shumë interesante, sepse kanë diçka të përbashkët. Përkundër dyshimeve se Qemal Stafa u tradhëtua nga B. Minxhozi a K. Themelko, gjatë viteve të demokracisë u përfol se ai u tradhëtua prej vete Enver Hoxhës për shkak se kishte ambicie për t’u zgjedhur sekretar i përgjithshëm i PKSH-së, detyrë që e synonte edhe vetë Enveri. Rreziku i kësaj sfide nuk mund të mohohet dhe, nisur nga eleminimi më pas i shumë bashkëluftëtarëve, pavarësisht mungesës së bazës dokumentare, dyshime do të ketë. 

Por nëse për rastin e vrasjes së Qemal Stafës dhe spiunëve të tij hipotezat mbeten, për rastin e Azem Hajdarit nuk ka asnjë ekuivok se cilët ishin autorët që e nxorrën në pritë. Ai grup gjakësish që kishin shkuar pranë selisë së PD-së për të sqaruar me liderin legjendar vrasjen e njërit prej vëllezërve të tyre, u përball befas me liderin e Dhjetorit në një situatë të papritur. Sepse lideri legjendar kishte marrë informacion paraprak se cilët po e prisnin poshtë dhe nuk e mori fare mundimin të telefonojë policinë, por nxorri enkas Azemin për t’a sqaruar ai çështjen personalisht.

Revolver kishte në dorë Qemali atë 5 maj kur u përball me karabinierët italianë në tentativë për t’u larguar nga baza ku strehohej. Me revole me silenciator në dorë doli nga selia e PD-së Azem Hajdari për t’u përballur me vrasësit sipas parimit: o ju vrava, o më vrisni. Ashtu si Qemali, edhe Azemi dha jetën me armë në dorë. Nuk e dimë a u gëzua Enveri kur mori vesh vrasjen e Qemalit, të cilën e përdori për të ngritur peshë zemrat idealiste të rinisë për t’u ngritur në luftë ndaj pushtuesit, por dimë që lideri legjendar u ngazëllye sepse përveçse hoqi qafe një sfidant të fortë për postin që mbante, vrasja e tij ishte një bazë shumë e mirë për të ngritur peshë zemrat e demokratëve për një revolucion që do sillte përmbysjen e kundërshtarëve politikë.

Enver Hoxha, për vite e vite me rradhë e nderonte çdo 5 maj bashkëluftëtarin e vet duke i bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Të njëjtën gjë po bën edhe lideri legjendar, po çdo 5 maj, tek varri i Azemit. Prandaj, qenie e tyre pranë e pranë e të veçuar nga të tjerët dhe nderimi që i bën sot lideri legjendar atij që e nxorri vetë në pritë, flet shumë. Si ato fotografitë e qarta që s’kanë nevojë për mijëra fjalë për t’u shpjeguar.

18 komente në “Qemali dhe Azemi, simbolika që i bashkon edhe në varreza”

  1. pato says:

    Qemal Stafa dha jeten vullnetarisht per idealet qe besonte dhe megjithese mund ti shpetonte rrethimit u kthye pas per shoket dhe u vra nga pushtuesi i huaj. Ndersa Azemi u vra per krime qe jo vetem kishte dijeni por i kishte planifikuar vete dhe doli per te vrare njerez me arme ne dore por thjesht kesaj rradhe nuk i eci. Nuk mund te krahasosh nje kriminel ordiner, rrugac e injorant qe perdhunonte femra ne banjot e Universitetit me Qemal Stafen qe ishte nje nga njerezit me intiligjent, me perparitare per kohen. Sa per Enver Hoxhen qe e permendi sa here ju shterojne idete dhe fantazite nuk kishte nevoj per mbrotje dhe as per vota nga emri dhe figura e Qemal Stafes. Lere me te kishte frike apo hasmeri per Qemalin… Nuk kishte asnje lloj interesi personal apo pushtetore ndryshe nga Saliu e keta te tjeret qe per vota e per mbrotje shkulen dhe baballaret e tyre nga varri.

    1. Hiqeni ate turp nga varrezat e kombit says:

      Azemi ishte nje rrugac qe nuk meriton te jete ne varrezat e deshmoreve te kombit. Ai nukm e dha jeten per kombin por per aferat e tij me kontrabandistet e Tropojes hde huliganete Berishes. Eshte ofendimi me i madh qe mund tju besh deshmoreve te kombit dhe familjeve te tyre duke vene Azem Hajdarin ne ato varreza. Keto i ben dobici i Vicidolit qe asnjehere nuk e ka njohur LANC. Cdo vit e ka vene ne dyshim diten e clirimit te Shqiperise dhe deshmoret qe rane ne ate dite. Hiqeni bustin e Azem trafikantit dhe kriminelit. Ai ishte organizatori i vrasjeve mafioze ne Tropoje dhe ne Shqiperi. Krahu i djathte i maskarait me te madh qe ka pare Shqiperia pas Esat Pashe Toptanit. Pftuuuu mbi varrin e atij rrugaci!

    2. i cudituri says:

      Kush eshte ky gazetaruci!?
      Halabakeria eshte kthyer ne norme morale, ne shoqerine e sotme te rrejshme shqiptare!
      Kur mbetjet e halabakut Hajdar, te hiqen nga varrezat e deshmoreve, atehere ndoshta do fillojme te besojme se ka filluar perparimi dhe moraliteti ne shoqerine tone ?

  2. Vjola says:

    Po cfare shkrim ke bere o tru peshk ,si mund te krahasosh Qemal Stafen komunistin e pamposhtur qe dha jeten per Atdhe , me nje kriminel , trafikant ,shkaterrimtar i prones se perbashket . Fabrikat u zinat dhe cdo gje e ndertuar me gjakun dhe djersen e ketij populli mban vulen e shkaterrimit te Sali kriminelit dhe zbatuesit Azem kriminelit . Ju lutem mos vini barazime midis Vleres dhe antivleres.

  3. ZANI says:

    Azem Hajdari eshte shkaterruesi i vendit , rrugac e vagabont ..! Ai nuk ka nder te jete ne varresat e deshmoreve dhe perkrah Qemal Stafes pasi eshte injorrim per historine , Rrugacet e shkaterrimeve te japin llogari per pasurite e vena pa djerse dhe te denohen rrende qofte e pas vdekjes ..!

  4. Shvejk says:

    Krahasimi qendron ndoshta vetem tek modalitetet e vrasjes, por vetem kaq. Qemali ishte poet, ishte vizionar, ishte antifashist, mbi te gjitha ishte simbol i rinise qe po zgjohej. Ndersa Azemi….. ishte thjeshte hajdut.

  5. DESHMORI says:

    Po clidhje ka Azemi me Qemalin,nje rrugac me nje idealist,nje i vra nga mafia politike per qellime kondranade dhe parash te pista,tjetri nje i ri idealist,i shkolluar,i vra nga tradhetaret,kolabracionistet dhe pushtuesit

  6. a.f. says:

    Te vendosesh eshtrat e Qemal Stafes ne te njejtin memorial me ato te Azem Hajdarit eshte injorimi me i madh qe mund ti behet 5 Majit. Vetem nje gazetar me porosi nga kupola e mafies dhe e mashtrimit si Altin Ketri, mund te shkruaje e barazoje deshmorin hero te antifashizmit me nje viktime per larje hesapesh, midis bandave te krimit.

    1. Te vendosesh figuren e Qemal Stafes me ato te Azem Hajdarin ne te njejtin nivel tregon me te vertete sa poshte eshte katandisur shoqeria shqiptare. Ne fakt tregon realitetin e sotem.Krimineli hero dhe heroi i vertete askush.Pershkrimi me kobure ne dore eshte krahasimi me i peshtire qe mund te behet per te treguar barazine mes tyre.

  7. Illyria-Shqiperia says:

    Si mund te krahasohen Feniksi e lirise (Qemali) me banditin (azemin) ?! Ndryshimi kryesor midis shume te tjereve eshte qe Qemali luftoi pudhtuesin, ndersa ai vagabond te tijet dhe u vra per pislliqe. Turp qe ai njeri e ka vendin tek ato varreza.

  8. Kopshtari says:

    Ky shkrim duhet tè quhet model i injorancès ose “llumi i llumit tè kazanit.” As nuk e di dhe as qè dua, se si èshtè bèrè e mundur qè nè atè vend altar tè prehet njè tip si Hajdari. Duhet tè jetè shumè mè poshtèruese se statuja e Zogollit nè mes tè Tiranès. Po tè isha familiar i Qemalit nuk do ta lija gjatè varrin pranè Hajdarit : – ‘Eshtè ndyrè dheu!

  9. Taraboshi says:

    Me keqia e Enver Hoxhe eshte se ju mesoj shkrim dhe kendim gjithefare halabaku.si ke guximin dhe vendose ne nje kandare Qemal Stafen me Azem Hajdarin jane si te krahasosh sabahun me muzgun.Pozitiven me negativen.
    Ti pseudo analiste nuk mundesh te luftosh figuren e Enver Hoxhes me te tiba shkrime bastarde.pa pike vlere.Ti me duket se je pjes e e grupit te A.Tufes .qe cdo gje e ben me dashje per te luftuat LANCL. lufte e cila na bashkoj ne frontin anti fashist SHBA Angli BRSS..Ndersa grupii PD se Shqiperise nuk na futi asgjekundi por na nxorri nga te gjithe organizmat nderkombetare.
    Ketu mundesh te luftosh kunder lali Erit qe ka gati 4 vite ne detyre dhe vazhdon ti leje bashke keto dy njerz te ndryshem ne ato varreza qe ja
    ne simbol i luftes perclirim dhe tjetri per shkaterrimin e vendit dhe e dyta U hoq Shtatorja e Enverit dhe vendos shtatorja e Zogut.U perjetesua emeri i te shoqes pa asnje merite.per vendin tone

  10. Flutura says:

    O Altin e ke menderosur fare kesaj here.
    Mire se per Qemalin ke mesuar nga historia, po per Azemin qe e di se kush ishte cfare ka bere e pse u vra, si guxon e heq paralele. Po sidoqofte ato jane dy paralele qe eshte e pamundur te takohen diku.
    …sa me deshire te kam lexuar me pare, tani??!!!!

  11. albi says:

    Fatkeqsisht e vertete.Azemi nuk mund te krahasohet me Qemalin dhe pse te majtet nuk i simpatizoj ( zaten dhe Azemi me prejardhje komunisti eshte ) por jane larg me njeri tjetrin.

  12. jetimet e 21 Janarit says:

    OR TI I KESHILLIT,
    Po qe se vertet ky ‘shkrim’ idjot ka dale vertet nga mendja jote dhe ke qene esell kerko ta heqesh per te mos permbysur tere sa ke shkruar deri ,me sot!
    Sa i takon asaj Rudines apo Rudit,pa e èparagjykuatr si bije e nje terroristi e rrugaçi me e,merin Hajdar e bije e njre sharabajke Fatmira e ‘drejtesise’ gjene e pare qe duhet te beje po qe se kerkon te jete ‘idealiste’ dhe ,meret me politike te kerkoje me urgjence ta hdeqe nga vorrezat e deshmofreve te kombit te jatin e ta varrosi atje ku jane vorrezat e gjityhe shumices se luftes dhe punes gjakut dhe djerses!
    Po nuk ka aqe tru sa ta beje vete duhet ta keshillojne ata amerikOnet qe e klane derguar te ‘eksportoje’ demoKroacine e rilindi PiDi-ne e te varrosi perfundimisht krriminel apo Neron SALINE!

  13. PLANETI says:

    Azem Hajdari tek varrezat e deshmoreve!?. Po pse eshte atje?, Ai nuk eshte deshmor. Si koncept, deshmor quhet ai qe ka dhene jeten per ceshtje kombetare. Me thoni, ju lutem shume, per çfar problemi kombetar u vra A Hajdari?

  14. Jimi says:

    Na i tha halla, s’krahasohen kurre
    njeri per ne gushe, tjetri per ne furre!?

  15. Raldi says:

    Gazetar Idiot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje