Nga Andi Bushati
I gjithë kori i larmishëm i atyre që mbështetën idenë marroke të shkëmbimit të popullsive dhe teritoreve, bazohej në një argument sa cinik, po aq edhe të parealizueshëm.
Kur dikush i kundërshtonte me principin mbi të cilin është ngritur rendi i sotëm i paqes, atë të pandryshmërisë së kufijve, kur dikush debatonte me ta mbi pamundësinë e realizimit të kësaj hipoteze që hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan, kur dikush përmendte përdhosjen e vlerave europiane të multietnicitetit dhe bashkëjetesës, ata të jepnin gjithmonë një përgjigje simpliste dhe njëkohësisht përbuzëse.
Mos po bëhesh merak si internacionalist për popujt e tjerë? Kush e ka çarë kokën për shqiptarët, që tani, ne, të mendojmë edhe për fqinjët? Ç’punë kemi ne kur zgjidhim hallin tonë, nëse flaka bie të komshiu?
Pra me një fjalë, Kosova dhe Serbia duhet të bënin paqe mbi principin e ndryshimit etnik të kufijve, pavarësisht se marrëveshja e Dejtonit përfundonte në kosh, pavarësisht se shkpëputja e Republika Serbska e hidhte në erë Bosnjën, pavarësisht se edhe kroaët mund të kërkonin pjesë të saj, pavarësisht se Maqdonia e Veriut mund të vinte në pikpyetje ekzistencën e mëpasshme, e kështu me radhë.
Por, kjo filozofi sa mendje shkurtër, po aq e zhveshur edhe nga çdo vlerë, mori një përgjigje të qartë në samitin e Berlinit. Po të shikohet përbërja e asaj tryeze ajo është kuptimplotë. Prezenca e Kroacisë dhe Sllovenisë, dy shtete që janë tashmë ne BE, dhe i kanë papërcyer sfidat e vendeve të Ballkanit Perendimor, nuk qe një koincidencë e pamatur me kujdes. Ato që më parë qenë shprehur kundër idesë të rreziksme të ndryshimit të kufijve.
I menduar në mënyrë edhe më perfide nga organizatorët, qe qëndrimi i Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i cili në takimin me dyer të mbyllura arriti të përmendë edhe ringjalljen e fantazmave të luftës.
Nuk qe i rastësishëm fakti se ai “u gjend” në të njëtën linjë me qëndimet e kancelares gjermane.
Kur, Hashim Thaçi dhe më pas Edi Rama mbështetën në gushtin që shkoi idenë e Aleksandar Vuçiçit për këmbimin e territoreve dhe popullësisë, Merkel zgjodhi të shfaqet në krah të Zvizdiq, për të shpallur: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështjet e kufijve të hapet sërish. Kjo nuk mund të ndodhë (13 gusht 2018)”.
Edhe këtë javë në Berlin, pas paralajmërimeve për luftë që bëri në sy të Emmanuel Macron, kryeministri i Bosnjës u tregoi mediave se Presideni Serb Vuçiç ishte inatosur keq me të për shkak të shkelmit që i dha kësaj ideje. Vuçiç nuk e duroi dot faktin që unë tregova “se rivizatimi i kufijve në linja etnike në Ballkan gjatë viteve të 90-ta ka përfunduar me luftëra të përgjakshme” i tha ai gazetës “Slobodna Bosna”.
Kjo e bëri liderin e fortë serb që kur u kthye në Beograd të deklaronte se ideja e nisur prej tij kishte dështuar.
Bashkë me të dështuan edhe të gjithë ata shqiptarë që i vunë gjoksin asaj.
Dhe kur thuhet kjo, fjala nuk është aspak për dokra me patiotë e tradhëtarë siç pretendojnë opozitat në dy anët e kombit. As me historitë që ne tregojmë rëndom për të shiturit tek shkjau apo spiunët e Serbisë.
Jo aspak. Sepse mëkati i atyre ata që përkrahën planin serb në Tiranë dhe Prishtinë, nuk ishte tradhëtia, por mendjelehtësia për tu mbështetur tek një premisë, sa naïve po aq edhe e pamundur.
Ata e arsyetuan rrugëtimin e tyre me parullën le të shpëtojmë veten, por flaka u rrëntë të tjerëve.
Por, samiti i vendeve të Ballkanit tregoi krejt të kundërtën. Tregoi se ashtu sikurse pranoi edhe në fund presidenti francez, që u afrua me qëndrimin e Merkelit, nuk mund të ketë zgjidhje që cënon palët e treta. Për këtë arsye Berlini ishte një fshikullimë edhe për ata që verën e kaluar pyesnin me ironi: “Ç’na intereson ne, Bosnja dhe Kroacia”?
Flet me fjale hiperbolizuese, sikur je ti ai qe e di plotesisht se kjo eshte pikerisht zgjidhja. Bile flet ne ate forme sikur e ke ditur qe dipllomacia Gjermane do fitonte mbi ate Amerikano-Ruse. Ne shkrimin tend ti vetem sa i ben elozhe dipllomacise Gjermane dhe harron faktoret e tjere. Kjo qe thua ti e ci dhe bufi: Gjermani nuk do te zgjidhet problem i konfliktit te “ngrire” dhe ajo eshte ne mbrojtje te interesave te saj, por shume pak ose aspak ne mbrojtje te interesave Shqiptare. Kur ishte koha per tu bashkuar, ajo nuk vuri ne dyshim qe ndryshimi i kufijve do hapte kutine e Pandores ne Evrope. Ishte politika Amwerikane qe e bashkoi. Ishte ajo politike e njejte Amerikane qe sot Gjermani e kundershton sepse behet fjale per “thyerjen” e klisheve te vjetra Evropiane ta zhvilloje luften e saj te dominimit ndaj Rusit, ne kufijte e lindjes se Evropes. Kjo eshte nje teme e gjate dhe nuk eshte puna ime, vetem dua te te keshilloj te mos tregohesh i “sigurte’ ne idene tendei dhe mos mendo qe problemi u zgjidh. Te presim se si Merkel do detyroje Serbine ta njohi Kosoven?! Po qe se e realizon, ahere do ta quaja dipllomacine Gjermane superior me ate Amerikane. Po qe se do zvarritet si deri me sot e te grindet me Hajredinaj, ne vend te grindet me Vucic, do tregoje hiptokizine ndaj Ballkanit. Do tregoje se Ballkani per te eshte plasdarme e mbrojtjes se prosperitetit gjermano-francez ne kurrizin e popujve te vegjel.
Flet per idera te pamundura, por haron se politika eshte pikerisht shkenca e realizimit te “pamundures “. Merr si shembull Kroacine dhe Sllovenine dhe harron se ata problemin e Triestes e kane si molle sheri. Zihen me njeri tjetrin per nje cope det dhe as qe duan tja dine per parimet e Merkelit.
Ngadalsou i dashur Bushat ne “mendjecektesine’ tende, sepse kjo qe po ndodh eshte vetem nje eksperiment qe dipllomacia Amerikane po ben. Une ve bast se Gjermania nuk do jete e zonja ta zgjidhi kete problem, Do vije prap koha qe pervec idese se “qarte” te principit te mosndryshimit te kufijve, do dali nga e para prape ne skene ideja qe zgjidhjen ta gjejne Shqiptaret ne bisedime me Serbet, Gjermanise nuk do i mbetet vecse te kujdeset per problemet e hapjes se “Kutise se Pandores”. Eshte pikerisht detyra e Gjermanit dhe Francezit te merren me problemet e “Kutise se Pandores”. Ne si Shqipare te mendojme me koken tone dhe per interest tona dhe jo te pranojme te jemi “celsi” i “Kutise se Pandores”.
Te falenderoj per qendrimin tend korrekt ndaj personave te ngaterruar ne kete mesele. Mbeshtese idene tende so ne shumice nuk kemi te bejme me “armiqe”. Kemi te bejme vetem me konceptime te ndryshme se si te detyrohet Serbi ta njohi Kosoven….
Me ç’u duk qellimi i takimit ne Berlin ishte me shume taksa ndaj Serbise se sa shkembimi i territoreve.
And Lepurushi! Or Kazan!
Thaci eshte ok! Thaci nuk ka kerkuar shkembim territoresh! Korrigjim! Pse Thaci do 3 krahina te shqiptareve ne Serbi! Murse Motrocia dhe Rrethinat quhet so krahin asnjeanese, me status nderkombtar, me objekt per marreveshje nderkombetare, qe perfitojne Serbia dhe Kosova! Kete status e kas vendosur Gjermania (Hitleri) qe ne 1942! ( shih hartat ne internet). Dhe prandaj Gjermania ndihet pergjegjese! Thaci e di kete! Keshtu qe nese neser bihet dakort Thaci mer 2-3 krahinat shqiptare nen principin e korrigjimit.
Nderkohe ne momentin e aplikimit dalin gjermanet dhe amerikanet dhe kerkojne Statusin e asnjanesise, dmth i dalin opozite Serbise. Thaci e di kete! Gjermania po! Edhe Amerikanet! Vucic shpreson se keto shtete nuk do te interesohen! Kurse Andi vazhdon ne Kaxan… dhe per shkak ter gyshit byroist, Andi gjithnje duket pa moral, qe Rama e quan kazan. Pra pune biografie! Ca t’i beshe Sala por edhe Luli jane kampion te berjes se biografive te te tjereve! Deri ne thellesi te familjes se kundershtarit! Andi pet simeyti nrf duhet ta permendim gjyshin tend te famshem komunist! Ndersa tek ty verejm inate dhe kazan!
Po ja fut kot o nip i Hysni Kapos shkja pertej shkjaut…