"Mos e prek qenin me dorë", burri vret fqinjin pasi e pa duke rrahur kafshën

7 Maj 2019, 19:07Lifestyle TEMA

Një burrë në Colorado që qëlloi fqinjin 4 herë pasi e pa duke rrahur qenin e tij, është dënuar për vrasje.

Michael Sadeghi debatoi gjatë me Dustin Schmidt për mënyrën se si trajtonte kafshën e tij shtëpiake.

Qeni “Bruno” ishte një përzierje gjermane që i përkiste të dashurës së Schmidt, thanë prokurorët.

Bruno ishte i lidhur me zinxhir dhe Schmidt e tërhiqtë zvarrë rreth gardhit kur e pa Michael.

Në dëshminë e tij, Sadeghi tha se e pa Schmidtin duke e qëlluar kafshën dhe i tha “Mos e prek qenin me dorë”.

Pas debatit, vendosi ta qëllojë për vdekje.

33-vjeçari u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe u shpall fajtor nga në Gjykatën e Qarkut Adams County pas dy orësh diskutime.

E dashura e të ndjerit, Vicki Branaghan, tha për mediat e huaja se Michael u kthye në shtëpinë e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë, menjëherë pasi vrau partnerin e saj.

5 komente në ““Mos e prek qenin me dorë”, burri vret fqinjin pasi e pa duke rrahur kafshën”

  1. ¬ says:

    Jeta e njeriut s’vlen gjë për disa spermatozoïdes.

  2. Gita says:

    Rrihte qenin e lidhur! mir ja ka ber idiotit, ça s‘do bente ai.

  3. Vk says:

    Kur ska shtet, ka vetegjygjsi. I ka dal borxhit. Bente trim me qenin, tani te bej trim me krimbat

  4. Loran shehu says:

    Shum mir ja ka ber

  5. Tropojanii says:

    Mir ja ka bo, sadistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje