Shqipëria merr mbështetjen e Francës për Reformën në Drejtësi

8 Maj 2019, 16:41Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë̈ Etilda Gjonaj, në vijim të vizitës së saj dyditore në Paris, zhvilloi një takim me Kreun e Autoritetit të Lartë për Transparencën e Jetës Publike, Jean Louis Nadal.

Ministrja Gjonaj njohu Nadal me nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu angazhimin e Shqipërisë̈ për të vijuar në rrugën e reformave në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe sfidave të integrimit në BE.

Në cilësinë edhe të Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, ajo theksoi po ashtu angazhimin e fortë të qeverisë shqiptare për masat konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Duke u ndalur mbi ecurinë̈ e reformës në drejtësi, ministrja Gjonaj informoi z. Nadal mbi ngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈ dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me procesin e vettingut që ka filluar të jap rezultate konkrete.

Kreu i Autoritetit,  Nadal shprehu vlerësimin për rezultatet e arritura në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, duke shprehur inkurajim dhe mbështetjen e tij dhe të institucionit qe drejton për Ministren Gjonaj dhe qeverinë shqiptare, lidhur me vazhdimësinë e reformave të ndërmarra.

Duke theksuar se çështja e shtetit të së drejtës është̈ çështje e të gjithëve dhe e vullnetit të përbashkët, ai solli në vëmendje përvojën franceze për sistemin e drejtësisë̈ dhe disa nga nismat që Franca ka ndërmarrë̈ në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ku ka pasur një̈ bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme.

Nadal përshëndeti punën e madhe të bërë̈ deri më tani me Task Forcën antikorrupsion, si dhe dakordësoi se transparenca publike e denoncimit të rasteve të korrupsionit është̈ një̈ përgjigje e domosdoshme dhe një̈ mjet efikas në luftën kundër korrupsionit.

2 komente në “Shqipëria merr mbështetjen e Francës për Reformën në Drejtësi”

  1. ¬ says:

    Francës i kërkojm të mos na ofendoj ” con”.

  2. KOmentuesi says:

    Eceni perpara.Populli do ju mbeshresin ne rrugen tuaj te drejte per nje shtet me drejtesi dhe ligj.Me Edi Ramen vendi yne do behet shtet dhe do shkoi ne familjen e madhe,ne BE-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje