VIDEO-LIVE/ Nëntetarja Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”, trupi mbërrin në Rinas

9 Maj 2019, 13:29Kronika TEMA

Ka mberritur ne atdhe trupi i pajete i nentetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jeten një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten te plagosur edhe dy efektive te tjere te FA.

Në Rinas ndodhen familjarët e Hasanaj, të cilët nuk mbajnë dot lotët si dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Pas pak minutash pritet të nisë edhe ceremonia e nderimit organizuar nga Forcat e Armatosura.

Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine, teksa ishte prej muajsh pjesë e një misioni të NATO-s.

Ditën e sotme ministrja Xhaçka shpalli ushtaraken e rënë në krye të detyrës “Dëshmore të atdheut”.

Hasanaj është dëshmorja e dytë e Forcave të Armatosura. Kujtojmë se në vitin 2012 u vra në Afganistan ushtaraku Feti Vogli.

5 komente në “VIDEO-LIVE/ Nëntetarja Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”, trupi mbërrin në Rinas”

  1. moni says:

    Ngushellime familjes per humbjen! I qofte dheu i lehte!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Epo s’lane njeri pa shpallur Deshmor Atdheu keta? Jo se nuk me vjen keq per ate vajze, por cfare beri ajo per t’u shpallur Deshmore?! Po nejse kur ne ato varreza eshte Azemi e police (Jo te gjithe), qe jane vrare me njeri tjetrin ku per idiote si ku per “biznes” kjo vajze ne krahasim me ta e meriton plotesisht.

  3. vetem dyshues says:

    Ne rradhe te pare ngushelloj familjen per njeriun e humbur dhe ne vazhdim desheroj te beje nje analize te vockel per ngutjen e ministres Xhacka e qeverise Rama per ta mbuluar kete humbje aksidentale duke i akorduar titullin e deshmorit te atdheut (jo pa qellim e shkruajta me te vogla pasi titulli po humb rendesishem vleren dhe permasat ). E kam me Olten dhe qeverine (mos ma marin per ters familjaret e Z Hasanajt) por ngutesia me te cilen operuan per ta bere deshmore kete vdekje aksidentale e theksoj aksidentale le shume dyshime . Epara thuhet se kishte vajtur me mision …… ku, ne Lituani ???? !!!!!!!! Ne lituani (nuk behet lufte ) kishte vajtur per tu trainuar apo stervitje ne kuader te NATO-s dhe jo ne mision (paqeruajtes apo luftarak) E dyta mos kerkohet te mbytet te dale ne drite e verteta se si u vra aksidentalisht kjo vajze ???!!!! Nqs ka qene ne kuader te stervitjes pergjegjesi mbajne eproret e saj shqipetar dhe LItuanez ,inspektoret dhe instruktoret qe i kane lene vajzen dhe ata dy te plagosurit e tjere te manipulojne nje mine te vertete ne nje ambient ndoshta te pa pershtatshem dhe pa qene te paisur e survejuar nga ndonje instruktor prezent (fakti qe asnje ushtarak tjeter i NATO-s nuk eshte demtuar)!!!!!Te isha familjar i asaj vajzes do te kerkonja ne detaje se si ndodhi aksidenti dhe pse ???? Apo vari carin se shqipetar jane ….. pune e madhe !!!!! Familja te kerkoje drejtesisht dhe hollesisht rrethanat e vdekjes se vajzes se tyre e mos rreken nga nga titujt bombastik deshmore e atdheut se iku nje jete dhe nuk kethehet me !!! Te dale pjesa e fajit e gjithesecilit qe ka lidhje me ngjarjen ……nuk duhet te na konsiderojne “mish per top” se vime nga nje vend i vogel e i varfer … KAQ ;

  4. ME EMER says:

    Atdheun e duan te gjithe .. kete te mjeren vajze , ne lulen e rinise e kerkuan interesat e atdheut ne Letoni ku te shuhet pergjithemone apo “aventurat jashte konceptit njerezor te zemer zinjeve “. Viktime e pa fajesise , i perjeteshem kujtimi i jot ..! Ngushellime familjes ..!

  5. Landi says:

    Ngushëllime të sinqerta, por këto uniformat e kuqe me këto tasat në kokë, qenkan aq të shëmtuara sa o Zot! Këta fakirët duken si zbutës arinjsh në cirk. Nuk njeh limit shëmtia, vulgariteti dhe katunarllëku i shtetit shqiptar.
    Ikën një Berishë, vjen një Ramë, po një mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje