Pas paralajmërimeve të përditshme të konflikteve luftarake dhe gjakderdhjes, tabloidët në Serbi kanë shkuar edhe një hap më tutje, kanë filluar nxitjen e armiqësisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, shkruan gazeta beogradase “Danas”.
Bashkëbiseduar të gazetës vlerësojnë se faqja kryesore e numrit të djeshëm të “Telegrafit” serb me titull “Sekreti i furrave të shqiptarëve” nuk është asgjë tjetër veçse thirrje për linçim.
Bëhet fjalë për nxitje të qartë të urrejtjes dhe mosdurimit racor, prandaj duhet të reagonte prokuroria. Por, gjykuar nga përvojat e mëparshme, ky reagim do të mungojë edhe kësaj here.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Beogradit, Vladimir Gajoq, ka thënë se tabloidët që u janë vërsulur shqiptarëve janë levë e pushtetit të Serbisë. Ai nuk ka dyshim se bëhet fjalë për aksion të organizuar të regjimit në Beograd, me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga disfata katastrofale e politikës së Vuçiqit në planin ndërkombëtar.
“Regjimi tani po kërkon armiq të brendshëm në Serbi, po kërkon tradhtarë. Kjo e gjitha është parë në vitet ’90”, ka thënë Gajiq.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Serbi, Milajn Antonijeviq, ka thënë se shkrimet për furrtarët shqiptarë në Serbi kanë për qëllim dëbimin e shqiptarëve nga Serbia.
“Është krijuar një atmosferë e linçimit për të cilën janë përgjegjës ata që e kanë inicuar këtë fushatë, ata që e miratojnë atë dhe nuk reagojnë”, është shprehur Antonijeviq.
Por, ai ka thënë se, përveç kësaj, kjo fushatë kundër furrtarit shqiptar në Borçë e ka edhe një qëllim tjetër.
“Kjo është përpjekje e pushtetit që të tërheqë vëmendjen nga ngjarjet e rëndësishme dhe nga çështjet me të cilat do të duhej të merrej shteti”, ka thënë ai,
Megjithkëtë, Antonijeviq pret reagimin e prokurorisë lidhur me fushatën antishqiptare të tabloidëve në Serbi.
“Pres që Prokuroria t’i analizojë të gjitha shkrimet, sepse kjo ka marrë hov të madh. Duhet të kishte reaguar edhe më herët, por nuk shoh arsye që këtë të mos e bëjë tani”, është shprehur ai.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, e ka cilësuar të mjerë gjendjen e gazetarisë në Serbi.
“Është mjerim ku janë katandisur gazetaria dhe disa persona që prezantohen si gazetarë”, ka thënë ai.
Beshiri ka thënë se me asnjë ligj të Serbisë nuk sanksionohet krijimi me pëllëmbë i simbolit të shqiponjës.
Mon Gjuraj, pronar i një furre në qytezën e Borçës, në periferi të Beogradit, është vënë në shënjestër të nacionalistëve serbë tash disa javë. Sulmet kanë marrë shkas nga postimi në Facebook i një fotografie ku Gjuraj e kishte bërë me pëllëmbë shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.
Dyqan buke marokenësh, ka në Bruksel, dyqan buke algjerianësh ka në Francë, dyqan buke afrikanësh ka në Romë., ne nuk dinim që dhe në Sërbi ka dyqane të tilla.
Pse sebet jane europjane!? Kam pare me syte e mi Beogradin dhe dola me bindjen se jane popull multietnik dhe plot probleme kulturore dhe ekonomike. Serbet jane mjeshtra te manipulimit ata ne te vertete jane poshte shqitareve si nga kultura edhe nga pamja fizike prandaj na urrejne kaq shume pa i bere gje.
Legen!
Eshte dyqan shqiptaresh jo marokenesh.
Terbohen serbo-greket nga gjesti i shqiponjes hahahahahahaha me keq se leshqent arab kur ju shan Muhamedin…hahahahahaha duket se me ke ju puqet niveli i mentalitetit dhe kultures ketyre psikopateve te Gadishullit…ska nevoje per koment…
Prandaj mos rrini ne token e shkjaut.
Eshte toka jone
te paret na e kane lane
shkjajt na e kane zane ?