Shqiptari bëhet protagonist në mediat e SHBA-së, ja gjesti human që bëri

12 Maj 2019, 08:51Lifestyle TEMA
Shqiptari bëhet protagonist në mediat e SHBA-së, ja gjesti human

Në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një shqiptar, i cili punon si kamerier është bërë lajm në mediat e Amerikës.  Shqiptari, Armando Markaj ka bërë një gjest, ku për të cilin është përgëzuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë amerikane.

Një grua kishte harruar çekun në vlerë afër gjysmë milioni dollarë në tavolinën ku po konsumonte ushqim, por pas largimit të saj, në momentin kur shqiptari po pastronte tavolinë vërejti çekun e harruar nga gruaja. Menjëherë ai vrapoi drejt derës për të thirrur pronarin e tyre, por gruaja siç raporton DailyNews ishte larguar, përcjell “BW”.

Më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan, ndërsa i dorëzoi çekun me paratë e harruara. Gruaja nuk kurse fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e kryer së fundmi.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.

5 komente në “Shqiptari bëhet protagonist në mediat e SHBA-së, ja gjesti human që bëri”

  1. Roberto says:

    Ate cek nuk e perdor dot edhe po ta gjesh.Verifikohen te gjitha dhe lajmerohet klienti qe e ka humbur.Si gjest po qe vleresohet dhe personi qe e gjeti e ka ditur qe nuk e pervetson dot prandaj dhe e ka dorezuar.

  2. ann says:

    BRAVO ,Ndihemi krenare per gjestine tij.

  3. vlonjati says:

    Bravo djaloshi….. por ceku eshte i pavlefshem, asnje njeri ne bote nuk mund ta perdorte

  4. Nje qytetar says:

    Nje sjellje fisnike ,qytetari e larte,………………..

  5. Luli says:

    Hahahahaaa….Cek ? U be Lajm ???
    Po ti gjente kesh ????
    Vazhdo punen se vetem reklam lokalit i bere dhe asgje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje