Boksieri 21-vjeçar shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur urimet e tij, duke theksuar se, “shpallja kampion bote në kategorinë “Junior WBC” e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist”.
21-vjeçari Uldedaj mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.
Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO. Kjo është fitorja e 11-të e Uldedajt në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.
Kjo fitore e boksierit shqiptar ka mallengjyer nje ngritesi peshash apo floriri nga Cepani, degjuat ju?
Bravo
Qdo fitore e sportisteve shqiptar na nderon te gjitheve. Shum urime kampionit te ri Uldedaj.
Nuk shkruhet “qdo” por “cdo/cfaredo”, o shqypfolsa pellazg … Nuk ka Thaqi ne shqip por Thaci……po ashtu.