U arrestua mëngjesin e sotëm se protestoi në vitin 2015, lirohet bashkëshorti i Besa Shahinit

13 Maj 2019, 13:37Kronika TEMA

Ka zgjatur pak orë arrestimi i deputetit të Kosovës Dardan Molliqaj, i cili është njëherësh dhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini.

Molliqaj ishte arrestuar për shkak se kishte protestuar në vitin 2015 për lirimin e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga ana e zëdhënëses së Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, tha ajo.

Lajmin për arrestimin e Molliqajt e bëri të ditur, subjekti i tij politik PSD, me anë të një njoftimi në “Facebook”.

Sipas PSD-së, Molliqaj ‘u arrestua në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë’.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia e tij, kërkon lirimin e deputetit Molliqaj.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë.

Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhej më tutje në njoftim. (TemA)

2 komente në “U arrestua mëngjesin e sotëm se protestoi në vitin 2015, lirohet bashkëshorti i Besa Shahinit”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Injorantëëëëë….!!
    Nuk është arrestuar,por ndaluar!
    Ka urdhër ndalimi,dhe urdhër arresti!

  2. ashtu posi! says:

    Ka patur vetëm urdhër ndalimi dhe jo urdhër arresti mor injorantë.
    Ndryshe lirimin nga arresti mundet ta bëjë vetëm gjykata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje