Neymar te Real Madrid, arsyet për të besuar te misioni i pamundur

14 Maj 2019, 22:10Sport TEMA

Siç qëndrojnë gjërat, një transferim i Neymar te Real Madrid nuk do të ndodhë këtë verë…vetëm nëse lojtari e kërkon me forcë. Kjo është mënyra e vetme që PSG të pranojë shitjen e yllit braziliani.

Presidenti Florentino Perez është një tifoz i madh i lojtarit, i cili përveç talentit të madh do të sillte në Bernabeu edhe mundësitë e mëdha të marketingut.

Ka akoma arsye që të bëjnë të besosh se marrëveshja mund të arrihet, ato janë më poshtë:

Marrëdhënia e keqe me shokët e ekipit

Siç raporton edhe media franceze, marrëdhënia e Neymar me shokët e ekipi te PSG nuk është ideale. Konflikti më i madh është me partnerin e sulmit Edinson Cavani, ndërsa së fundmi ka shkëmbyer fjalë me Draxler. Rroga vjetore mbi 35 milionë euro e Neymar është gjithashtu një burim tensioni në dhomat e zhveshjes.

Tension me pronarin Al Khelaifi

Neymar gjithashtu ka pasur mosmarrëveshje me pronarin e klubit Nasser Al Khelaifi, mbi të gjitha për rinovimin e Dani Alves. Klubi donte t’i ofronte një kontratë e cila do të varej nga ndeshjet e luajtura, por Alves nuk ishte dakord. Neymar ndërhyri dhe tani Alves është pranë rinovimit njëvjeçar me opsion për një vit të dytë.

PSG nën mikroskopin e UEFA-s

Kjo është arsyeja më e fortë e një kalimi të mundshëm të Neymar në Madrid. UEFA po e vëzhgon me vëmendje gjendjen financiare të PSG. Deri tani, UEFA nuk ka gjetur asnjë shkelje, por inspektorët vazhdojnë të shikojnë regjistrat e klubit që nga sezoni 2017/18. Nëse PSG do të marrë ndonjë sanksion për parregullsitë në merkato, klubit do të detyrohet të shesë një prej yjeve.

Akoma shumë larg Messit dhe Ronaldos

Teorikisht, Neymar u largua nga Barcelona për t’u shkëputur nga hija e Messi-t dhe për t’u bërë lideri i skuadrës së tij. Megjithatë, krejt e kundërta ka ndodhur. Shumë lojtarë të tjerë si Salah, Hazard apo Griezmann dhe Mbappe e kanë kaluar. Transferimi te Real do të jepte mundësinë të ringjallte veten dhe shpresat për një Top të Artë. (Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje