Nga Altin Ketro
Në një nga shkrimet e mia pak javë pas ngjarjes së 21 janarit 2011, theksoja si argument bazë se për mënyrën se si ish-kryeministri Berisha i justifikoi vrasjet, me “sulmin” ndaj Kryeministrisë, kjo, mendoja atëherë, do të shërbente si një precedent që në të ardhmen, kur Partia Demokratike do të dilte në opozitë, nuk mund të kishte shans ta bënte këtë gjë.
Duke ditur historikun e PD-së, veçanërisht mënyrën se si ajo funksiononte në opozitë nën drejtimin e Berishës sa herë donte të krijonte situata të ndezura, kjo mund të dukej një naivitet. Por, mënyra e vendosur se si Berisha e mbronte mos prekjen e murit rrethues të kryeministrisë, më krijoi një bindje të pa ekuivok që çfarëdo që të ndodhte, kurrsesi PD-ja nuk do mundte më që të sulmonte godinat qeveritare.
Ngjarjet e javës së fundit na treguan se Berisha është një ujk që qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Ai, i vetëdijshëm se kur të plas cipa njëherë, të del turpi për çdo lloj maskarallëku tjetër, s’e ka për hiçgjë që të lëpijë sot atë që dje e ka pështyrë.
Rrjetet sociale janë mbushur këto ditë me kontradiktat e mëdha në artikulimet publike të Berishës, dje si kryeministër e sot si një strumbullar i punëve të pista të politikës, ku për të njëjtën çështje jep versione të ndryshme në varësi të pozicionit ku ndodhet. Dje të vriste vetëm për disa ristela pankartash e gurë sporadikë që gjithsesi mund të ndodhin në një demonstratë të parë, kurse sot nxit në mënyrë të përsëritur në çdo protestë përdorimin e mjeteve të rrezikshme, kapsolla dhe bomba molotov, të cilat u shpërthejnë policëve tek këmbët.
Partisë Demokratike nuk i bën më përshtypje se mënyra e dhunshme se si ajo po i kanalizon me ndërgjegje të plotë protestat e saj, po dënohet nga opinioni i shëndoshë shqiptar dhe së fundmi, edhe nga përfaqësitë më të mëdha diplomatike. Pas demonstratës së 21 janarit 2011, Partia Socialiste, ndonëse kishte 4 të vrarë në radhët e përkrahësve të saj, ajo, edhe me sugjerim ndërkombëtar, zhvilloi pas një jave vetëm një demonstrim të heshtur në formë homazhi në bulevard në nder të viktimave. Askush nuk nxori një fjalë nga goja, asnjë pipëtimë nga ajo masë mijëra njerëzish.
Jo vetëm kaq, por lideri opozitar, Rama, pranoi të futej e përballej në zgjedhje vendore të pas 4 muajve me ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, në detyrë më 21 janar, si dhe me kryeministrin Berisha në qeverisje. Megjithëse të dy kishin bërë çmos të manipulonin dhe prishnin provat dhe të tjetërsonin ngjarjen, lideri opozitar, Rama, u përball me të dy.
Dhe, meqë jemi në maj, ekzaktësisht 8 vjet më pas, sërish vlen të evidentohet fakti se edhe nga përballja në zgjedhjet vendore, Edi Rama u soll si një lider i përgjegjshëm opozitar, ku nuk vuri në plan të parë interesat personale kur ia vodhën drejtimin e bashkisë Tiranë. Dhe kishte gjithë mundësitë të bënte, sepse vjedhja ishte kaq flagrante, saqë çuditi gjithkënd që e përjetoi atë ditë. Çuditi edhe ata mbështetës të PD-së, brenda dhe jashtë palestrës së shkollës “Vasil Shanto” tek Njësia 5, kur duke mos kuptuar gjë, sapo dëgjuan diferencën plus 10 vota, u hodhën përpjetë nga gëzimi dhe filluan xhiron nëpër Tiranë. Kur u ftilluan se bëhej fjalë që në avantazh kishte kaluar Rama, nisën operacionin e turpshëm për të mbledhur vota andej- këndej për të përmbysur rezultatin. Rezultat që e ndryshuan me Ristanët e tyre në KQZ e Sashenkat në Kolegj, por që Edi Rama nuk e përdori kurrë si argument për të nxitur mbështetësit e vetë për trazira politike.
I them këto se më revolton fakti se sa paturpësisht sillet kjo opozitë sot. Po heroizohet një sekretar i tyre me emrin Dollap, që më kujton një tjetër Dollap, zjarrvënës i kryeministrisë më 14 shtator 1998. Katër shkopinj gome ndaj një turravrapsi i cili pak orë më parë godiste policët tek kryeministria, po i bëjnë legjendë, aq sa ato katër plumba mbi Ziverin, Aleksin, Hekuranin dhe Faiku, po na duken si prej plasteline.
Ato katër shkopinj gome dhanë mundësinë të kuptojmë se vetëm për një rast të izoluar, pas skenave të dhunës që përdorën vetë, e bënë qimen tra; po të kishte viktima të pafajshme si ata të 21 janarit, ç’do të ndodhte?! Prandaj, mos u çudisni kur në vijimësi kokat e sëmura në PD do të kërkojnë me ngulm heronj të vdekur. Çnuk do sajojnë apo provokojnë që të kenë dëshmorët e tyre, për t’i pasur si kauz për të nxitur edhe më shumë dhunë e trazira. Janë të etur për gjak, që nga ai që rri në hije, strumbullari, vijon me juristin holandez, e pastaj me gjithë ata të rinj në kupolë që u panë si shpresë për të ndryshuar mentalitet nga garda e vjetër, por që janë thjesht disa leva që nxisin dhunë me lehtësinë më të madhe, gjë që tregon se janë të papjekur politikisht dhe as nuk kanë memorie se çfarë dëmi i sjellin PD-së në imazh nga dhuna që e imponojnë.
Shikoni se sa intrigantë e të rrezikshëm janë. Del Alibeaj dhe deklaron se zotëron filmime që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka pas qenë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë (që varet nga ai) dhe është larguar prej saj fshehurazi. Ai hamendëson se ministri Lleshaj paska urdhëruar përdorimin e dhunës ndaj…. opozitës!!! I vetmi i “dhunuar” është Dollapi, që dëmin fizik e pësoi kur ra mbi asfalt teksa vraponte si i marrë.
Është shqetësuese kjo metodë survejimi e PD-së duke ndjekur këmba- këmbës qeveritarët, edhe kur shkojnë në institucionet e varësisë. Kjo tregon se PD-ja po kthehet në një agjenci spiunazhi e survejimi, aq sa të frikëson me këtë maninë për të përgjuar çdokënd e thurur skenarë imagjinarë. Berisha i ka pas jetike informacionet rreth kundërshtarëve politikë, brenda e jashtë PD-së, kur për këtë gjë përdorte SHIK-un e Gazidedes. Po Luli sot, cilët përdor për të ndjekur ministrat e zyrtarët nga pas?!
Po edhe nëse zoti Lleshaj do ketë qenë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e çfarë pastaj?! Më 21 janar 2011, kryepolici, ministri i Brendshëm dhe kryeministri ishin në godinën e Kryeministrisë nga ku ndodhën edhe vrasjet. Një pyetje kam për Alibeajn e Lulit: Meqë zoti Lleshaj, tek godina e Policisë së Shtetit, paska urdhëruar dhunën ndaj Dollapit, po plumbat vrastarë ndaj Ziverit, Aleksit, Hekuranit dhe Faikut, cilët prej tri “B”-ve i urdhëruan, Burgaj, Basha apo Berisha?
(TemA)
Mbeten shqiptaret duke i mallkuar keto mostra, por s’bika vertet rrufeja ne hale,,,
kur te jep mend e te gjykon ky qelbesira qe ka fryr nofllat me silikon , ky familje muti , ky ekstremist qe shiste viza per ne amerike kur ishte minister drejtesie ky plera , kohe muti te jep mend ky rrac muti ky i diskretituar , qe vellai i ketij pleres ka zanat vjedhjen dhe trafikun neper vendet e BE .
Po pse nuk e ditke se kush merret me survejimet e pd-se . Eshte shefi i policise politike (gestapo ) te pd-se Gazmend Henrih Himleri , shikojeni mire sa i ngjan fizikisht Himlerit te Rajhut te Trete dhe sa i ngjan shpirterisht ne shpifje, pergojime, sjellje, dhe thirje naziste per sulme ndaj institucioneve legjitime taman si Himleri qe organizoi sulmin mbi Raishtag duke e djegur dhe te nesermen arrestoi qindra kundershtare poltike se gjoja e kishin djegur ata. Sa per heronjte qe duan me zor si funderrinen Sahit Dollapin me vrapin frikacak te drejtorit kryehajdut te oshe – qe per cudi nxitoi dhe presidenti me vrap per ta vizituar keta te vrasin dhe ta hedhin kufomen tek dera dhe te thone e ke vrare ti. Gojet e liga flasin shume dhe per vrasjen e 2 prillit ne shkoder qe u urdherua nga drejtues demokrate per te krijuar sebepin per te sulmuar pastaj komitetin e partise se gjoja sulmi erdhi andej,kete e di gjithe shkodra se nga erdhen plumbat, po ashtu sulmi me 14 shtator mbi kryeministri sulmi me i turpshem ne bote me arkivolin e te Ndjerit A Hajdari drejt tek dera e kryeministrise, kjo force politike duhet te beje veting, pa pastruar veten nga Flamur Herman Geringu, komandanti i naziskineve te Mamurasit, Gaz himleri, Albana surratgedalla, Klevis krrici i Faros, Alibeaj, Paloqja , plaku i pjerdhur Spaho, Salianji spiun homo. kjo force mos te tentoje te futet ne zgjedhje se i ka te humbura akoma pa hyre aq urrejtje ka populli per keta horra…..
Ja keshtu o posi.
Kjo parti, keta grumbuj njerezish jane kthyer ne kancer per Shqiperine.
Harram e paçit GJUHEN SHQIPE.
Po çmerresh me keta palaço.Keta genjejne , mashtrojne, sajojne felliqsira, ulerijne, djegin e cnuk bejne.Populli nga dita ne dite ka neveri ndaj tyre.Po ta vini re pas tashme i shkojne vetem teveqele, hajdute e rrugaçe shkurt llumi i shoqerise shqiptare.
Respekte! Shume i sakte.
Sander Lleshaj eshte minister i formatit europian, prandaj nuk ka baze krahasimi.
Te lumte dora e mendja.Nje realitet i pamohueshem Kemi 29 vjet qe jetojme nen terrorin e PD.Kujt ia kemi borxh jeten? Na lini nje dite te jetojme te qete.Ju pergjerohem i gangstera te politikes qe edhe gjarpri s,te nget po se ngave.
ALIBEAJ. ?!?? U KTHYE NGA SIRIA KY ?!
Lepuri i Tropojes me 4 shkopinj te lehte ne bythe po heroizohet dhe dergjet ne spital per ta meshiruar te tjeret. TIPIK MALOK. ç fare duhet te thoshte Arben Imami qe i thyen dhembet me shkopinj, Servet Pellumbi qe e mbuluan me gjak. Edi Rama qe ja çane koken me leve dhe vetem fati e shpetoi? Pa permendur te vraret e te plagosurit e 21 Janarit. Kujt kerkon ti shitet ky i nipi Isa Toskes dhe vellai hajdutit ordiner. Per ke e mer popullin Shqiptar ky kelysh ballisti, per ndonje tufe horrash qe dalin e ulerine se nuk duan te paguajne dritat, ujin. Mos paguajne per tokat e grabitura pronareve te ligjshem? Rama ka shume faj qe toleron te neperkembet shteti. Shqiperija nuk eshte e tija qe ta lere si mall pa zot dhe punonjesit e policise qe bejne aq sa munden te denigrohen sikur te ishin qen rrugesh dhe pastaj Shkullakeria Islamike e paguar nga pronare hileqare te deklaroje se polici duhet te goditet me gurre, te digjet me benzine, te prese kapsollat ne trup se” per ate paguhen”. Dikush duhet te thote: Boll! Dikush duhet ti beje vrap edhe Lul Bashes, edhe baxhelles qe fle me presidentin por edhe hijenave islamike si Shkullaket (ç emer i shpifur njesoj si fytyra e atij al Bagdatit. Duhet te tregojme se nuk eshte kjo Shqiperija e vertete dhe njerezit ne kete vend nuk e meritojne te perzihen me kete zgjyre. Dilni te protestojme jo kunder hallexhinjvet qe dalin ulerine dhe thyejne xhama per nje 5000 leksh por kunder nxitesve te tyre qe i duan kufoma per te permbysur vejtingun dhe te shpetojne vehten.
Alibeaj , frymëzues i trazirave . Masa popullore e urren , e shef si ……….. ?!
O Alibeja qeke bere matuf qekur vidhje pula ne gjirokaster dhe ipiqje te ura elumit si ballistat u bere dhe me shkolle por ti di me mire ta shterngosh me dhembe te fala Beci
Analizen me te sakte,te zeze si qimet e mjekrres se tij i ka bere Armand Shkullaku.Sa turp,si mund te jete gazetar ai!Pasioni i urrejtjes,kur flet ne publik,duhet i kontrolluar,se te behet boomerang.”Dollapi ishte mediator.Ai kishte skemen e PD-se ne celular,dhe nuk donte t’ja kapte “armiku”!!!
Po mire,more shullak,a ka perendi,ne boten demokratike te preke policin me dore,si ky miku yt?A ka zot t’i hedhe zjarr policise,sic beri miku yt,qe edhe ne e pame ne ekran?A ka zot ne boten demokratike qe polici i thote me gisht te largohet,sic tregojne pamjet,dhe aj,rrinte stoik?Ku e di ti qe pas qetesise deri ne ate momemt nga polic,Aj nuk i tha “do te te thyej dhembet”,cka solli reagimin e policit?Po kur je kaq qytetar,pse nuk fole njehere per te vraret,o i vrare per se gjalli?Turp,per ate cka perfaqeson!Ke detyre shume fisnike!
Sa me fat qe jemi Enveri 50 vjet ne pushtet 100 vjet prapa na ktheu kurse Berisha 25 ne pushtet 50 vjet prapa na ktheu prandaj mos u ankoni kemi bere progres.
Z. Ketro, ke harruar ate Zylon e SHIU-ut, qe ishte veshi pergjues i S. Pykes , paisur me mjete te sofistikuara pergjimi, blere ne Izrael. Tash ai eshte strukur si nje urith, i qete ne punet e tij, per shkak te paaftesise se kesaj maxhorance per te vene gjerat ne vend.
Keta legene mendojne se populli nuk ka memorje e Saliu qe ka bere plastike me fytyren e Lulit mendon se me shume sheh se sa e shohin!Qesharake e ordiner ne konferenen per shtyp sot Berisha me fytyren e Lulit e trute e tija,ku fliste per kryeinister kriminel(ngaqe s’ka vrare asnje),kur fliste per kryeminister hajdut ku ne 2011 u vodh e nuk beri ze nen lojen e piset te prestigjatorit Arvizu ku rinumeronte nje vote nga kutia dhe nxirte dy nga meget!Pozicioni i veshtire tregon se Ai e lexon gazeten Tema ,ku Mero Baze ia ka nxjerre ne pah shume me pare problemet qe ka ky mjeran ,ku po te pranoje te hyje ne zgjedhje do te shkarkohet,keshtu e ka zgjedhur te dyten nen variantin e pianecit Nano qe le ta agravoje situaten deri atje sa ta fusin ne burg e pas pese vjetesh ti japin statusin e te burgosurit politik duke i dhene edhe fitimin e zgjedhjeve!Mirpo per Berishen e vertet qe ndosht ditet e jetes se tij i ka te numeruara nuk eshte e pranueshme pasi eshte teper vone pas pese viteh e per rrjedhoje ngjarrjet e kusuret mund te bien mbi te e s’ka kurriz ti mbaje sepse ka shume krime mbi supe!Loja ne fakt po pergatitet qe te gjitha bemat ehorrelliqet tia faturojne “toto Likes “se bashku me Monika Sihanukun e cila nuk dihet nese atje ku ka shkuar ka vajtur per vizite apo per tu refyer!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ndaj te jini te bindur qe ditet ne vijim do te kemi zhvillime shume me te reja e me te avancuara ku çdo gje do te shkoje ne vendin e vet!
– azb.uaws.gazetatema.net.oyr.lq
– luu.hoeb.gazetatema.net.osk.fe