"Rama ku është?", Kujtim Gjuzi: Rruga Shijak-Durrës është aq skandaloze sa të thyhet edhe Land Rover, opozita mund të jetë pirë

16 Maj 2019, 15:43Politika TEMA

Deputeti Kujtim Gjuzi që u fut në Kuvend nga listat e PD-së në Durrës kërkoi nga shumica që të krijojë një hapësirë që opozita të futet në zgjedhje.

Gjitashtu ai përmendi edhe rrugën Shijak-Durrës ku tha se vijon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Gjatë fjalës së tij nuk munguan të qeshurat dhe gallata nga deputetët e shumicës.

Ju falenderoj se dhatë votë për minierat dhe njerëzit tanë që kanë vuajtur, bravo shumë mirë, ka filluar që të reagojë PS-ja, por kryeministrin pse nuk e shoh akoma më sallë, është në udhëtim.

Zoti Balla nuk është mirë të trysnojmë opozitën që ka dalë te bregu i Lanës.

Më me kujdes herën tjetër. Zoti Balla nuk dua të them se njihemi bashkë prej kohësh kur kemi luajtur futboll bashkë. Pavarësisht se Fino kërkon të vendosë baste me Rucin, por Ruci i fiton se është nga Tepelena.

Nuk mundet të shkojmë në zgjedhje dhe PS të mos ketë në 25 qytete…

Ka ndonjë hapësirë këtu juristë mendoj unë, edhe doktorë që mund ta vizitojnë kryetarja e komisionit të shëndetësisë për shembull që të mos sëmuremi të gjithë si ata të 17 të Durrësit që e lanë vendin vakant me dy vende këtu në Kuvend.

Zoti Balla do të kërkoja që të realizojmë zgjedhjet, të krijojmë një hapësirë për opozitën që ka dalë atje, t’i dalim borxhit, se dikush mund të jetë dehur se pi raki nga mëngjesi në mëngjesi dhe nuk ke cfarë ti kërkosh.

Pastaj do të flasim për rrugën Shijak-Durrës skandaloze të thyhet edhe Land Rover, me vjen keq se nuk kemi ku ti gjejmë paratë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep“, tha ai.(TemA)

4 komente në ““Rama ku është?”, Kujtim Gjuzi: Rruga Shijak-Durrës është aq skandaloze sa të thyhet edhe Land Rover, opozita mund të jetë pirë”

  1. vlora.vlora says:

    deputet ordinere s ke as etike dhe as kulture ne te folur ,sikur ben muhabet me rugace rruges

  2. Usa says:

    Ky o budalla,8 klase shkolle ka.shkollen e ka bo ke Skender Caci,ku o medresja!

  3. pa e lexuar.. says:

    Mos eshte ky ai “trimi” qe kercenonte Ramen ne protesten e Teatrit Kombetar?
    Moj kasolle, ku na mblodhe!!!!

  4. Edi says:

    @Vlora Vlora
    Vetem ti mos na fol per etike e kulture
    Se ju pame ne 97 sa te kulturuar jeni dhe me edukate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje