FAKSIMILE/ U akuzua nga mediat pranë Bashës se gënjeu në 2018 për Beketin, reagon Gjiknuri: Spekuloni! Bëhet fjalë për dy gjyqe të ndryshme

19 Maj 2019, 18:19Kronika TEMA

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon në disa portale ku akuzohet se ka mashtruar në 2018-ën, përmes një postimi në Facebook ku deklaronte se Ministria që drejtonte në atë kohë kishte fituar gjyqin me biznesmenin italian Francescco Bechetti.

Madje, në këto portale, Gjiknuri u akuzua se e kishte fshirë postimin e vitit 2018.

Duke përgënjeshtruar këto pretendime, Gjiknuri riposton edhe njëherë të njëjtin postim të Janarit 2018, duke sqaruar se sipas tij qëllimisht spekulohet pasi bëhet fjalë për dy procese të ndryshme arbitrazhi.

Ai për të cilin Gjiknuri ka bërë postimin në 2018 ishte për përballjen mes shtetit shqiptar dhe shoqërisë Hydro S.R.L për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ky proces ndiqej nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe u fitua në arbitrazh duke marrë dhe të drejtën e dëmshpërblimit rreth 7 milion euro në favor të shtetit shqiptar.

Ndërkaq, sipas Gjiknurit, lajmet e fundit në media për vendim arbitrazhi kundër Shqipërisë i referohen një tjetër procesi arbitrazhi që nuk ka lidhje me atë të përfunduar në 2018 dhe tjetër objekt pasi në këtë rast flitet për Agon Channel.

Postimi i plotë

Për spekulantët e rëndomtë e përsëritës që mbushin portalet me shpifje. Ja ku është postimi i kryer prej meje në përfundim të procesit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe Shoqërisë Hydro S.R.L. për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit.

Vendimi i ndërmjetëm e më pas vendimi final i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe nga media në atë kohë, i dha fitoren Shqipërisë dhe dëmshpërblimin me rreth 7 milion Euro.

Vendimi që qarkullon sëfundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt.

Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!

12 komente në “FAKSIMILE/ U akuzua nga mediat pranë Bashës se gënjeu në 2018 për Beketin, reagon Gjiknuri: Spekuloni! Bëhet fjalë për dy gjyqe të ndryshme”

  1. Gani says:

    O idiot
    A do paguajme 140 milion euro?!

    1. adi says:

      E pra e shifni
      Ju qe benit der der neper medja e portale se shqiptaret duhet ti paguajne italionit 140 milione euro??????
      eshte fake news!!!!!!!!!
      Nuk jane 140 ,por jane 140 – 7.
      Tani rilindasit ndihen kuptohet te lehtesuar.
      Besoj edhe timonieri
      Rrofsh Damian sa malet, thame dhe ne si ka mundesi 140 , 133 milione euro po qe eshte shifer e pranushme.
      Te fala Guruse!!!!!
      PS: kot me pyet Damian mqs ke mik ate gurune qe I di te gjitha,
      Sa eshte shifra qe shqiptaret duhet te paguajne ish pronareve per tokat ku keta miqte e timonierit kane bere fshatrat turistike.
      se gojet e liga te PD thone qe jane mbi 2 miliarde euro, te keqen po na ule dhe atje 7 milione euro shpeton shqiperia!!!!!!!

  2. Populli says:

    Zoti Gjiknuri! Populli e kupton shume mire deklaraten tende dhe nuk e veme ne dyshim per sa thua. Nderkohe qe sqarove per gjyqin ku shteti eshte eshte shperblyer deklaron se eshte nje ceshtje tjeter…. Pse nuk na shpjegon se perse behet fjele ne ate ceshtjen tjeter qe mbase medja e ka perzjere me qellim me kete gjyqin qe po flisje edhe ti? Ti ben shume mire qe na sqaron por coje deri ne fund. Na sqaro edhe per ate ceshtjen tjeter. Respekte populli

  3. ana says:

    Po ky procesi tjeter per cfare behet fjale pse nuk e thua ? Mos valle behet fjale per TV qe hapi ky mashtruesi dhe qe ju ja mbyllet? Se per kete ceshtjen e fundit kane folur mediat, pra per mbylljen nga ana e qeverise e medias ku punonte edhe Sonila . A di gjo ti me na sqaru apo jane te verteta ato qe thote Sonila e ca te tjere, qe ky mashtrues e ka fituar arbitrazhin dhe do ti marre ketij populli rreth 80 milion euro? E pse, sepse bytha juaj, pra e qeverise ku dhe ti ke dhjere jeni te dhjejosur.

  4. Fredi says:

    Te kishte shtet ligjor ky sot nuk do te replikonte me njerezit po do te qeronte ndonje kokerr molle me thike cepele qe ja conte familja ne burg per vjedhjet e panumerta qe ka bere.

  5. On says:

    Fituat 7 humbet 140…ka te beje me shefin tat jo me ty….

  6. Brahoo says:

    Mir e ka dhe ky,mire eshte edhe ky ne matematike ! Ka fituar 7 milion me hidrocentralin dhe ka humbur 120 milione me tv !
    Aty, aty jemi ! Diferenca eshte e vogel vetem 113 milion euro

  7. Populli says:

    damian gjiknuri, ben ahmetaj, lindita nikolli me negativet ne PS. Demi qe keta i kane shkaktuar PS-se , eshte i pariparueshem

  8. Dhimitri says:

    O smerre kokerre leku ky ne Shqiperi ashte ne kerkim nderkomtare per mashtrim veqe ashte prabagande e partis PD

  9. Koli says:

    Ne burg do te shkosh o Damian kari se Rama ka per te te shitur per te shpetuar bythen e vet.

  10. Ulix says:

    Ti gjiknur duhet dhe do jesh ne Burg Delawer benk.

  11. katarakti says:

    Si mund te paguhen 140 milione euro per mbylljen e nje televizioni?i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje