Basha "frymëzohet" nga reforma e Monarkisë britanike, revolucioni amerikan e ai francez, për Shqipërinë

20 Maj 2019, 19:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Angli është ndaluar dhe te dokumenti 800-vjeçar, që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri “Magna Carta”.

“Këtë foto e mora nga panelet e Westminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve”, bën të ditur Basha.

“Është Magna Carta, dokumenti 800-vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike, tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez.

 Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti”, vijoi kreu i PD.

“Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. 

Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe, sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë, përveç pushtetit të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit!”, theksoi Basha.

Shume larg ka shkuar Lulzim Basha per t’u frymezuar, nderkohe qe Shqiperia ne 1 mije vjet, mezi beri revolucionin e Qershorit te vitit 1924 me Fan Nolin, dhe ky nje prift!

3 komente në “Basha “frymëzohet” nga reforma e Monarkisë britanike, revolucioni amerikan e ai francez, për Shqipërinë”

  1. ¬ says:

    PD e ka të nevojshme të jetë me dikë, që të jetë dikushi.

  2. Vari Janullën! says:

    Ik or teveqel i tredhur! Ti nuk pate bythë të reformohesh PDnë, do na reformosh Shqipërinë!
    30 vjet po i njejti mut berishist. Vetëm hajvanë, katunarë, haxhiqamilsa, sharlatanë, spihunë, shpellarë, komunistë dhe një merhum i ballsamosur, që të mban peng si pronë private partinë së bashku me shushunjat që ka pjellë.
    Ik sa pa të dalë gjithçka jashtë kontrollit, se je buzë greminës dhe rrezikon lëkurën nga intrigat e sali baglës dhe shpërthimi i një partie në rrënim dhe anarki totale!
    IK!

  3. Johani says:

    Po ka nje dallim more lul basha se revolucionin francez e kishte bere populli dhe intelektualet e kohes qe edhe sot jane krenaria e kombit,kurse ti je ndyresira dhe krimineli i shqiperise prandaj nuk ka popull qe i nenshtrohet kriminelit,nuk ia arriti as ideatori yt millosheviqi bashke me sali berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje