Skënder Gjinushi ngrin funksionet politike: Ja çfarë do të sjellë reforma në Akademinë e Shkencave

20 Maj 2019, 17:50Politika TEMA

Socialdemokrati Skënder Gjinushi ngrin të gjitha funksionet politike për Akademinë e Shkencave.

Pas hartimit të reformës për shkencën, ai është kandidati i vetëm për drejtimin e Akademisë.

Katër ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të këtij institucioni, Skënder Gjinushi thotë se ka hequr dorë nga politika dhe reforma e tij synon një akademi të pavarur.

“Kjo është shoqëruar me dhënien e dorëheqjes si kryetar i PSD dhe ngrirjen e menjëhershme të funksioneve.

E para gjë që ka bërë reforma e drejtuar prej nesh është depolitizimi dhe ata që kanë përshëndetur politizimin atëherë, flasin tani për politizim nga ana jonë”, shprehet Skënder Gjinushi.

Por çfarë do të sjellë reforma “Gjinushi” në Akademinë e Shkencave?

“Fillon që nga pranimet e reja që është shumë e rëndësishme. 15 pranime të reja në dy vjet.

E dyta, futet koncepti i statusit të anëtarit korrespondent dhe institute prestigjioze mund të jenë dhe pranë Akademisë së Shkencave, por këto lihen që të vendosen sipas kohës.

Rikthehen të drejtat për 1/3 e anëtarëve që ishin privuar në mënyrë të padrejtë” shpjegoi kandidati për Akademinë e Shkencave.

Skënder Gjinushi nuk ndihet keq për faktin se është i vetëm në garën e 24 majit. Madje mungesën e rivalëve në zgjedhje e interpreton si mbështetje në masë nga akademikët. Sipas tij ka një unitet jo ndaj emrit të personit, por ndaj reformës në Akademi.

Socialdemokrati Gjinushi iu kthen përgjigje edhe sulmeve të vazhdueshme të akademikut Artan Fuga ndërsa tregon pse nuk u mor parasysh modeli i tij. “Përveç se gjithë pjesa që quhet pr/ligj a platformë është e papërpunuar dhe e pabotueshme, kërkon të kthehet reforma e dështuar e 2008-ës”, përfundoi Skënder Gjinushi.

Më 24 maj, Asambleja e Akademisë së Shkencave, e legjitimuar tashmë me vendim gjyqësor, do të zgjedhë kryetarin e ri me shumicë absolute votash.(A2CNN)

5 komente në “Skënder Gjinushi ngrin funksionet politike: Ja çfarë do të sjellë reforma në Akademinë e Shkencave”

  1. Pesimisti says:

    40 vite ky kolltukofag dhe perseri i pangopur. Cfare do ai me akademine. Turp. Duke patur suportin e Rames e te Rucit ky politikan i deshtuar gjen kolltukun e kryetarit te akademise permes edhe disa anetarve prostatiste.

  2. Dardan says:

    Kam degjuar me veshet e mi nje rapsod kosovar ne vitin 2009, i cili vajtonte :
    Ca ka ndodhe n’at’Shqypni,
    thone u dogj nji Akademi!
    Kush e dogji Akademine?
    Artan Fuga me Saline…!

    A duhet te jete njeriu pa identitet Artan Fuga – Akademik?
    Cfare te mire i ka bere Shqiperise ky psikopat llapaqen?!

  3. eda says:

    Ky e meriton te jete pasi ka nivelin absolut. Po kush te behet Gudari, Artan Fuga qe kundershton edhe veten e vet apo Qemal Meta, nje person pa identitet vetem se eshte miku i Sales.
    Suksese Prof . Gjinushi.

  4. timo saliasi says:

    Turp i madh per shoqerine shqiptare ( nuk them shkencen shqiptare se ajo muk ekziston) ! Kryeminister Rama, nese vertete i ke vene vehtes detyre te punosh per ate popull , e sidomos per rinine a atij vendi te lutem ver dore urgjentisht e mos lejo te krijohen te tilla organizma fallco e te tejkaluara nga koha. Mos lejo ne asnje menyre Skenderin e Enverit ( me fal per shprehjen) te permjere ne Akademine e Shkencave te Shqiperise, pasi “ndriti” per nje tridhjet vjecar ne politike ! Qeveria shqiptare po ben nje gabim te pafalshem qe nuk po e reformon me te vertete Akademine e Shkencave duke u mbeshtetur ne brezin e ri shqiptar te edukuar pas viteve 90te brenda apo jashte Shqiperise. Qeveria shqiptare i ka te gjitha mundesite te zbuloje e te ftoje te gjithe ata qe vazhdojne te ndihen shqiptar e bejne jete akademike ne Europe apo USA ne ndihme te krijimit te ketij institucioni, me vlera te jashtezakonshme per te tashmen e te ardhmen e atij vendi. Padyshim ka disa pika kulminante ku lideri ekzekutiv i nje shteti duhet te tregoje se vertete kujdesohet per te ardhmen e vendit qe udheheq, e pra nje nga keto eshte edhe ceshtja qe J’u eshte shtruar perpara per shqyrtim e miratim. Te lutem zoti Rama mos mungo atje ku prezenca e dora jote duhet te jete patjeter ! Te kemi mbeshtetur e te mbeshtesim pasi vazhdojme te besojme se vertete e do dhe punon per kete popull te vuajtur e perkembur !

  5. Eri says:

    Gjinushi ka qene student i shkelqyer me medalje ari ne universitet.Nje shkencetar i vertete.Ju doni ndonje qe ka mbaruar shkollen me 5-sa ndonje idiot.Vendi ka vuajtur nga 1992 e ketej nga mungesa e njerezve te pergatitur dhe profesioniste.Shpresojme te hapet nje epoke e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje