Jari thirrje skifterëve të Laçit: Mos u trembni nga Rama se nuk ju ndalon dot të ikni në Itali

20 Maj 2019, 20:02Antena TEMA

Pas paralajmërimit që Rama bëri për ata që do të prekin zgjedhjet dhe pasi theksoi se SHBA dhe Bashkimi Europian kanë premtuar se do t’u ndalojnë hyrjen në vendet e tyre gjithë atyre që akuzohen për prishje të zgjedhjeve, Jari vendosi t’u japë zemër skifetërve të Laçit, të cilët e kanë jetike udhëtimin drejt Italisë:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Kërcënimi i Edi Ramës se të gjithë ata që do prekin zgjedhjet nuk do të kenë më mundësi të dalin jashtë shtetit, është një kërcënim banal, i cili nuk mund të vihet kurrë në jetë.

Ai mund t’i ketë premtuar SHBA dhe BE t’iu çojë një listë me demokratë dhe t’i akuzojë ata se kanë prekur zgjedhjet, por kjo nuk duhet të na trembë.

E para, ne nuk do luftojmë të prishim zgjedhjet, por të mbrojmë zgjedhjet.

Pra beteja jonë për t’i prishur kutitë e votimit, është betejë për të mbrojtur zgjedhjet.

Krim elektoral po bën Edi Rama, jo ne, ndaj atij do t’i ndalohet ikja jashtë shtetit.

Kush prish kutitë e votimit është i mirëpritur në Perëndim, se lufton për demokraci.

Së dyti, shumë nga ju e keni kaluar Adriatikun me skafe dhe nuk trembeni nga kërcënimet e Edi Ramës.

Më 30 qershor duhet të jeni në qendrat e votimit dhe më 1 korrik në mëngjes nisuni për Itali.

Sa të kujtohet Edi Rama të bëjë listat, ju keni mbaruar punë.

Së treti, që është dhe më e rëndësishmja, BE ka për t’i rikthyer vizat për të gjithë shqiptarët, kështu që mos u shqetësoni, se nuk ka çfarë të na bëjë.

Rëndësi ka të qëndrojmë të bashkuar deri më 30 qershor.

Pastaj ja tregojmë ne qejfin Europës.

Ose me ne, ose me Edi Ramën.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje