Astiri është një nga simbolet e urbanizimit të zonave informale në këto katër vite duke pësuar një transformim total në infrastrukturë.
Nga një zonë e harruar deri pak vite më parë, tashmë në këtë zonë janë përqendruar një numër i madh investimesh si në rrugë të reja, ashtu dhe për zgjidhjen për herë të parë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Bashkia e Tiranës ka nisur sëfundmi punën për asfaltimin e rrugës “Loni Ligori” dhe rrugëve të tjera në Astir, pas shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vijon punën për investimin më të madh Bovillë-Yzberisht.
Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit do të ndërhyhet për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, ndërkohë që puna do të vijojë paralelisht edhe me projektet madhore të përmirësimit të infrastrukturës së qytetit.
Rruga “Loni Ligori”!!!
sa rruge ka ne shqiperi me emra njerzish? pale restorante karburante etj, ndjenja primitive e liderit te tufes??
pse kaq te varur shqiptaret tek kulti i individit!?