Dy foto të bujshme: Objektet antike tek sheshi i “Velierës” në Durrës, u grabitën nga italianët në vitin 1941

21 Maj 2019, 18:57Kulturë TEMA
Dy foto të bujshme: Objektet antike tek sheshi i

Nga Thanas Mustaqi

Dy foto që flasin shumë për zhurmën fiktive rreth punëve publike të bashkisë së Durrësit për ndërtimin e “Velierës”.

Gjatë pushtimit fashist italian në Durrës janë kryer shumë punë publike, me financime të Romës, si për shembull në kodër-Vilë për ujësjellësin, në ish-kënetë, qendrën e qytetit, rrugë në ndryshme.

Gjatë gërmimeve janë gjetur me qindra objekte antike, të cilat janë dërguar pastaj në Itali.

Pa e zgjatur, përmend se në arkivin në LUCE-janë 20 fotografi xhirimesh që datohen, më 21 shtator 1941.

Në sheshin para kullës veneciane dhe para portit autoritete politike dhe ushtarake fashiste të pushtimit vizitojnë një kantier. Këtu dolën shumë objekte antike.

Ato u evakuuan dhe u ekspozuan po atë ditë, më 21 shtator 1941, në sheshin midis fabrikës së miellit “Tomori”, pas Çlirimit “1 Maji”, sot nuk ekziston, pallatit të sotëm të sportit dhe “Dovanës”.

Italianët lanë vetëm rrënojat e objekteve të pushtimit osman dhe mbuluan themelet në ish-pallatit të Vidit, i cili, deri në vitin 1912 ishte seli e mytesarifit (një lloj kryetari qarku) dhe burg.

Sikurse dihet, konaku i Princit u shkatërrua në vitin 1918 nga bombardimet italiane.

Hamendjet e dy arkeologëve akademikë dhe të birit të një historiani të njohur (ky ka përligjur ndërtimet në ish-lulishten “1 Maj”, pas OK-it të njërit prej akademikëve) se tek sheshi i “Velierës” ka pasur objekte antike, nuk qëndron.

Si personalitete të arkeologjisë ata duhet ta dinin faktin e gërmimeve italiane.

Meqenëse njihem personalisht me dy akademikët, të cilët i vlerësoj, apo thjesht për arsye sentimentale, nuk mund të spekuloj për arsyet e shpërthimit të tyre në media.

6 komente në “Dy foto të bujshme: Objektet antike tek sheshi i “Velierës” në Durrës, u grabitën nga italianët në vitin 1941”

  1. Ergys says:

    Italia sot u kerkon Frances objektet dhe reliktet qe ja ka grabitur ne kohen e pushtimut nga Napoleoni.Gjithashtu dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes u kerkon reliktet te grabitura kur mbaroi Lufta e Dyte Boterore.Dhe Shqiperia duhet ti kerkeje Italise kthimin e objekteve antike te grabitura gjate pushtimit.

    1. Detari says:

      hahaha shqiperia po gropos me beton dhe ato qe ka. i ke pare ku i mban reliket e gjetura? jashte ne shi.

  2. Genti says:

    Po eshte e drejte e Shqiperise po puna eshte se shtetaret tane jane flliqsira qe nga presidenti kryeminisri dhe gjithe ata qe vene pas tyre.

  3. andreas says:

    Emrat e dy prej tyre jane Apollon Bace dhe i biri i Kristo Frasherit qe eshte delenxhi i arkeologjise…

  4. the 5 of November says:

    Cfare doni me justifiku me kete shkrim?? I sugjeroj autorit qe te mos shkruaj e ti bjere nga Kina por le te shkoje e t’ja mare direkt ne goje Vangjush Dakos se edhe nuk lodhet

  5. aldo says:

    poshte turqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje