I dërgojnë zarf me plumb, reagon Matteo Salvini: Nuk frikësohem, puna ime vazhdon

21 Maj 2019, 16:49Bota TEMA
I dërgojnë zarf me plumb, reagon Matteo Salvini: Nuk frikësohem,

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm është adresuar ndaj Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë Conte, Matteo Salvini.

Zarfi i dyshimtë është identifikuar e kapur sot nga Policia Postale e Romës.

Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës.”

1 komente në “I dërgojnë zarf me plumb, reagon Matteo Salvini: Nuk frikësohem, puna ime vazhdon”

  1. Pipino says:

    Vazhdo vazhdo nazo-fashist sic ka ndodhure me te paret e tu ashtu dhe me ty ka per te ndodhur , turpi i Italis dhe UE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje