Pëllumb Xhufi: Basha të mendojë fëmijët e tij, kur bën thirrje për revolucion dhe tërheqje zvarrë

24 Maj 2019, 21:50Politika TEMA

Historia Pëllumb Xhufi i ftuar në “Provokacija” ka folur për situani politike në vend. Ai është përplasja është nxitur nga politikanë të papërgjegjshëm. Ai u shpreh kritik ndaj Bashës, duke thënë se është një lider edhe shkolluar jashtë. Sipas tij, Basha duhet të pyesë veten se si në radhë të parë do e gjykojnë fëmijët e tij për këtë që po bën.

“Përplasja për mua është e nxitur nga politikanë të papërgjegjshëm. Ajo që bën edhe kryetari për të cilin unë kam pasur të them të drejtën dhe mundohem ta ruaj një lloj respekti, për kryetarin e opozitës zotin Basha. 

Por them, zoti Basha është djalë i ri, i formuar jashtë shtetit, ka një familje të mrekullueshme. Ka më duket dy fëmijë, dy vajza. 

A e mendon ai kur bën thirrjet se ne do bëjmë luftë nga çdo rrugë e çdo shtëpi? Ose bëjnë thirrje se ne do heqim zvarrë këtë, ai krimineli këtu.

Kur rraketat kalojnë para syve të tij dhe qëllojnë Kryeministrinë, këtë e shikojnë fëmijët. Unë këtë do bëja, unë do mendoja se si do më gjykojnë fëmijët e mi nesër? 

Për të mos thënë pastaj shokët e mi, rrethi im, etj. Përse? Çështje kjo? Do të sjellësh inovacion në politikë, që fitohet pushteti në revolucion. 

Si mund të vish me revolucion në shekullin e XXI ti partia që na ngrite mendjen dhe na bëre demokratë të gjithëve, apo jo? 

Ti tani thua do të vij se nuk i njoh zgjedhjet e bëra para dy vishesh, zgjedhje të cilat i ke bashkë ëre ti me partinë në pushtet sepse pate 6 ministritë kryesore. 

Tani doli dosja enigmatike dhe për këtë  nuk i njohin si qeveri si Parlament. Çuditën dynjanë, çuditën botën!”, tha Xhufi.

7 komente në “Pëllumb Xhufi: Basha të mendojë fëmijët e tij, kur bën thirrje për revolucion dhe tërheqje zvarrë”

  1. Goni says:

    Po Pellumb dakord,por c’na thua per vjedhjen e votes?!

    1. e blejne o goni nuk vjedh me njeri ! kjo mbetet ne doren e gjithesecilit !

  2. `ptuuuu jazek! says:

    duhet amendament kushtetues kush ka passaporta te huaja ne familje te mos mbaje poste shteterore. basha I con femijet e tij ne Hollande dhe na hedh ne te tjetreve ne lane

  3. Spinoza says:

    Nuk ka asnje perplasje duan te terrorizojne popullin kot,po tentuan do perfundojne shume keq edhe me keq se Sadami me Kadafin,jane ne shenjester te SHBA-VE pra kane mbaruar politikisht djemte e Moskes ne Tirane majtas dhe djathtas, po nuk e kane kuptuar asnje nuk e ndal dot rrugen e vendit drejt perendimit

  4. Komentuesi says:

    Shume mire e ke o zoti Xhufi por kush te kupton e kush te degjon.Basha,Berisha,,Meta dhe Monika jane kafshe.Ata nuk e din se po u ndez zjarri do digjen edhe femijet e tyre.Jane pa tru.

  5. Franci says:

    Z.Xhufi qenke shume mbrapa.Tashme e ka marre ferra uraten per Lulzim Bashen.Tani qe flasim pasi kemi nje fakt te kryer qe çfare do te mendojne femijet e Bashes kur te rriten e te kuptojne qe babai i tyre ka mbi shpine 4 viktima te pafajeshme ne bulevard !
    Tani ai eshte futur ne nje rruge pa krye e pa kthim nga ” babi” i tij krimineli Sali Ram Sheqere Berisha.

  6. jaku says:

    zoti xhufi mbrapa jane serbet dhe ruset
    POR TE KUPTOJ NUK MUND TA THUASH TI .POR UN PO
    SIGURISHT QE SHQIPERIA KA PROBLEME ,POR EDHE BOTA NE PERGJITHESI,
    KERKESA PER TE LARGUAR EDI RAMEN VJEN NGA RUSET E SERBET,JO NGA LULI
    LULI ESHTE VEGEL E RUSEVE DHE SERBEVE
    KJO TREGON HAPUR QE EDI RAMA KRYEMINISTRI I SHQIPERISE ESHTE PATRIOT DHE KRYEMINISTER I SHKELQYER
    SHQIPERIA NUK KA PASUR DHE NUK KA PER TE PASUR KRYEMINISTER SI EDI RAMA
    PROBLEMI ESHTE SE DUHET TE KERSHE NJE KULTURE TA KUPTOSH KRYEMINISTRIN TONE ,,RROFTE EDI RAMA E SHQIPERIA JONE ..NE ASNJEMYNYRE TERHEQJA E EDI RAMES PARA TE SHITURVE LULI E SALI BERISHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje