Deputeti gjerman i CDU/CSU Nicolas Lobel, është kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri. ai përmend Kushtetutën e Shqipërisë. Në një intervistë telefonike për Top Channel, zoti Lobel thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU mbështet fort dialogun konstruktiv ai thotë se palët duhet të ulen në dialog pa kushte.
Deklarata e dy ditëve më parë e dy deputetëve Shchmid dhe Wadephul të parlamentit gjerman u komentua si një mesazh për të shtyrë zgjedhjet.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, zhvilloi një intervistë telefonike me Nicolas Lobel deputet i CDU/CSU dhe raportues për Shqipërinë dhe e pyeti nëse, në emër të zgjidhjes së krizës a duhet të shtyhen zgjedhjet lokale e si pasojë të anashkalohet Kushtetuta që e sanksionon qartë se kur mbahen zgjedhjet?
“Jo. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”, ishte përgjigjja e tij.
Për të qenë të qartë. Ju nuk jeni për shtyrje të zgjedhjeve të 30 Qershorit?
“Po. Ky nuk është opinioni jonë. Ne duam të ndihmojmë ta rikthejmë Shqipërinë në normalitet dhe të gjendet një zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne? Nëse Shqipëria do t’i kërkojë Gjermanisë ndihmë si ndërmjetësuese ne do të përfshihemi në këtë, por si miq, si mbështetës dhe asgjë më shumë”.
Ky deklarim i deputetit Lobel është krejt ndryshe edhe nga pretendimi i presidentit të Republikës, jo vetëm qeveria gjermane, por as vetë CDU nuk ka ndonjë linjë zyrtare për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
“Ne po ndjekim me shumë shqetësim krizën politike në Shqipëri. Si grup parlamentar CDU dhe CSU në parlamentin gjerman, mbështesim me forcë një dialog komprehensiv mes palëve që është një veprim i shëndetshëm i demokracisë. Dhuna është duke e minuar të ardhmen europianë të Shqipërisë duhet të ndalohet. Ne mbështesim të gjitha partitë politike të ulen në tryezën e dialoguar dhe rikthimin në Parlament për të folur dhe marrë përgjegjësitë që ata kanë”, shprehet ai.
Sipas Lobel, bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm.
“Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”.
Si ka mundesi qe tek Top Gjirizi dalin keta me keto deklarata.Po ai Muha Mut Veliu I gjun keta.
Ik more me gjithe keta palaco, Po na tregon ky se qenka kunder shtyrjes se zgjedhjeve
Ik more gjerman qelbesire, qe na nxit ne lufte
Kur Opozita nuk mer pjese ne zgjedhje, atehere zgjedhjet nuk duhen bere aspak. se ky esht ligj I krijuar qe ne Athinen e lashte para 2400 vjetesh , nuk e hedh dot poshte ti o bajge gjermane
Opozita e SB nuk i do zgjedhjet se e di qe nuk fiton. Ndersa kushtetuta jone, pra bibla ose kurani nuk te ndalon te besh zgjedhje kur disa grupime politike nuk pranojne te hyjne. Keshtu qe zgjedhjet do te mbahen, ndersa ju pergatituni te hyni mbas 4 viteve.
Te kerkohe ndihme parlamentit te
Evropes qe zgjedhjet te behen ne dite e caktus nga presidenti ne Qershor dhe te mos styhen.Te ndihmohet gjithashtu qeveria e ligjeshme e Shqiperise se po’ sulmohet padrektesisht nga opozita.
Bashkoviçit I ra goja faleminderit gjermanise dalin ca rrembythje si pune ktij dhe fluturojn me presh ne byth,,,,po tani qe foli merkeli cdo bej ,,,,,Bash koviic,,,,,,Salipicpic,,,pollopicpic,,thuthuqpaloqe,,,monika me shoqe po presidenti kok loqe
O RAJ-MUND me avash Ju vlonjatet e cliruat njehere por jua moren pushtetin verioret Tani duhet te filloni serish luften Nacional-Laberishte qe ta merrni prap pushtetin E sa per ate qe na tregon Athinen ju leberit vetem deri ne Himare mund te shkoni se po dolen nga lagja juaj beheni pula si puna e shkodraneve.
Me raimut vlonjatin bej si te kesh qef..po me leberit mos e krruaj se ta kendojne kengen pa muzik…due sa per leberit mund te thuhet:.. kur kollitet laberia eshte semure gjithe Shqiperia..nuk me rezulton se ka vendosur ndonje krahine me shume se Laberia per fatet e Shqiperise..po ti ndoshta je pasardhese e haxhi qamilit dhe nuk i kupton keto gjera..
‘Shok’ i taulant balles prej librazhdi. Kur ka qene ne shqiperi ka marre nje dore te vogel!!!
Keta jane gjermanet demokrat te Merkelit. ta tregojn rrugen qe e keni humbur ju demokratet si “xhaferri simiren” po i coni njerezit tuaj ne rruge pa krye.
Kthe i mendje drejtohuni foltores se parlamentit Zgjedhjeve vendore dhe me vone atyre politike.