Zakonisht, në javën e modës në Brazil ndjekësit janë mësuar të shohin modelet më të mira dhe stilistët më në zë të botës, por këtë javë, pasarela u zhvendos nga qendra luksoze e Sao Paulos, në burgun e sigurisë së lartë “Adriano Marrey”.
Hekurat e qelive u bënë ambienti ku u improvizua pasarela teksa modelet ecnin me krenari duke treguar veshjet e dizajnuara enkas për to. E veçanta ishte se, si modelet, ashtu edhe stilistët, vuanin dënimin në këtë burg.
Java e modës është pjesë e një programi të hartuar për rehabilitimin e të burgosurave. Ata gjithashtu mund të regjistrohen në kurset e rrobaqepësisë, ku për çdo 12 orë mësim iu hiqet një ditë nga dënimi që duhet të vuajnë.
Imagjinoni, Berisha duke bere centro, Meta duke bere nje bluze, Noka e me radhe, duke qepur pantallona, dhe Basha qe i vesh e i reklamon.
Ndersa Monika mban shenime se cila bluze dhe sytjena i rrine mire Lules.