Sot ka bërë shumë përshtypje lajmi që Monika i ka shkuar Lulit në shtëpi qysh në mëngjes. Kjo gjë nuk kishte ndodhur ndonjë herë më parë dhe ka bërë shumë jehonë. Jari vendosi t’i sqarojë demokratët për këtë risi.
Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
E di që ka shumë paqartësi rreth shkuarjes së Monikës në shtëpi të Lulit qysh herët në mëngjes, një ditë pas protestës. Por gjërat janë më të thjeshta se sa duken.
Ai ka qenë një takim i nevojshëm për konsultim për mënyrën se si do të vazdojë më tej puna.
Monika e mori Lulin në telefon dhe doli gruaja.
-Qyqja moj gru, ti ja hap telefonin burrit,- i tha Monika.
Nga ana tjetër e telefonit u dëgjua një zë i ulët dhe disa hapa që vraponin në koridor.
-Më fal,- i tha, se Luli po fle dhe e ka bezdi ta zgjosh të dielën para orës 10. Tani fol se dola në ballkon.
-Desha ta takoj pak se Doktori ka bërë namin. Ka lëshu gjithë njerëzit kundër nesh, pse e bëmë protestën paqësore. E nisën protestë kundër Edi Ramës dhe e përfunduan protestë kundër meje,- kishte thënë.
-E zeza dhe këtë kishim mangët,- tha gruaja Lulit. S’di si t’ia bëjmë, po ja të presim të çohet Luli, e ti them të vijë në zyrë.
-Ça zyre thu ti moj, ku pret puna, po le se po vij unë tek shtëpia dhe sa të vij unë çoje.
-Po mire po përpiqem,- i tha gruaja e Lulit. Po u bëj dhe mëngjes bashkë.
Ja kështu ndodhi skena e parë.
Pasi Monika shkoi në shtëpi, Luli u çua dhe me pizhama ashtu siç ishte, u ul në dhomën e ngrënies dhe i ofroi Monikës një akullore.
-Dëgjo të keqen motra, lere akulloren -i tha Monika, se unë këto ardhjet në shtëpi i kam bezdi, ama në momente kyçe i përdorim të gjithë. Kur kishte atë hallin Iliri, Doktori u ngrit dhe erdhi në shtëpi dhe e zgjidhëm çështjen e gjykatës. Tani që ke ti këtë hallin u ngrita unë dhe erdha në shtëpi. Ndaj nuk duhet të ma harrosh.
Patjetër,- i tha Luli, ndërkohë që vazhdonte t’i hapej goja.
-Ai gazi lotsjellës na shkatërroi,- tha. Dje që nuk hodhën më ka zënë gjumi rehat dhe mos të kishe ardhur ti nuk do zgjohesha.
-Ke të drejtë ti,- tha Monika, por po i dole para Doktorit prap ke për të qarë, jo nga gazi lotsjellës, por nga të sharat e tij. Ndaj të kam ardhur në shtëpi, ta dish.
– Faleminderit i tha Luli. Po unë njësoj e kam. Kur bëj dhunë kam problem me SHBA kur bëj paqe kam problem me Doktorin kur s’bëj asgjë kam problem me Edin.
Si të jetë e shkruar s’kam çfarë të bëj.
E goditut…. Fyell njeri dhe Zymbyle tjetra.