“Një qeveri sekrete është ngritur në burg, do marrë drejtimin sa të vdesë Enver Hoxha”

27 Maj 2019, 12:05Dossier TEMA

Një informacion i marrë në rrugë operative në nëntor 1984, dëshmon se të burgosurit e gjithë Shqipërisë do të koordinoheshin në një kryengritje masive, sapo të vdiste diktatori. Dokumentet e përgjimit ruhen në dosjen e burgut të Qafë Barit…

Nga një përgjim në Shkodër, në nëntor të 1984, zbulohet se pak muaj para vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, qarkullonin fjalë mbi një megaplan, sipas të cilit, menjëherë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose pas vrasjes së tij, do të organizoheshin në një kryengritje masive të gjithë burgjet e Shqipërisë. Po ashtu, thuhej se në burg ishte formuar edhe qeveria që do ta zëvendësonte menjëherë qeverinë e Hoxhës.

Informacionet ishin vjelë përmes rrugëve operative, nga një i arrestuar për veprimtari armiqësore në favor të zbulimit jugosllav, i quajtur Shtjefën Pjalmi. Ai i kishte marrë informacionet nga një ish i burgosur, që kishte vuajtur 19 vite në burgun e Spaçit, i cili quhej Flamur.

Sipas këtyre informacioneve, të burgosurit ishin organizuar më së miri dhe kishin ndihmë edhe nga jashtë për koordinimin e veprimeve.

Nga ky informacion i marrë në rrugë operative, nga bashkëpunëtori “Furtuna”, ishin shkëputur pikërisht këto dy ekstrakte, që më vonë ishin depozituar në dosjen e burgut të Qafë Barit. Dy ekstraktet i sjellim në “Kujto.al”, të plota, si më poshtë, bashkë me faksimilet e tyre:

Sekret

Ekzemplar Nr.1

Shkodër, më 6.12.1984

EKSTRAKT

Nxjerrë nga e dhëna e bp. “Furtuna” e datës 2.11.1984

…Më pas Shtjefën Pjalmi i tregon burimit: ”Kam ndenjur para disa ditësh me një Flamur nga Shkodra, që ka qenë marinar dhe ka bërë 19 vjet burg në Spaç. Ai më ka thënë një gjë shumë sekrete që vetëm ti po e dëgjon nga goja ime. Të burgosurit janë organizuar në atë mënyrë që sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor ose ta vrasin, të gjithë të ngrihen në kryengritje në tërë burgjet e Shqipërisë. Ata e dinë veten të vdekur prandaj do të ngrihen. Më tha Flamuri se ky organizim është bërë në mënyrë të përsosur”…

Furtuna

Sqarim: Personi me emrin Flamur nuk njihet nga ana jonë, ndërsa Shtjefën Pjalmi është arrestuar për veprimtari armiqësore në favor të zbulimit jugosllav.

Punëtori operativ

Sokrat Paskali

(firma)

 

Sekret

Ekzemplar nr.5

Shkodër, më 6.12.1984

EKSTRAKT

Nxjerrë nga e dhëna e b.p. “Furtuna” e datës  12.11.1984

Burimi e pyet Shtjefën Pjalmin se më fole për atë Flamurin. Di gjë ai për organizimin e të burgosurve? Shtjefni përgjigjet: “Ai ka ndenjur disa vjet në burg me njerëz të mëdhenj. Atje në burg është formuar qeveria, që do të vendoset sapo të vdesë Udhëheqësi Kryesor i Partisë. Çdo gjë është gati. Pritet shpërthimi me rastin e vdekjes. Burimi i thotë se si ka mundësi  që të burgosurit të lidhen me njëri-tjetrin në burgje të ndryshme? Shtjefni tregon: “Mund të jetë ndonjë njeri i jashtëm që lëviz dhe organizon këtë  punë”…

Furtuna

Sqarim: Shtjefën Pjalmi është arrestuar për veprimtari armiqësore në favor të zbulimit jugosllav, duke u ndjekur në problemin e centralizuar “Majmuni”.

Punëtori operativ

Sokrat Paskali

(firma)

(Kujto.al)

7 komente në ““Një qeveri sekrete është ngritur në burg, do marrë drejtimin sa të vdesë Enver Hoxha””

  1. Moni says:

    Nga keto dokumenta kuptojme 2 gjera:
    1) kishte vertete spiune te UDB-se qe qarkullonin ne Shqiperi si ky Shtjefni.
    2) qe keta te fundit e shisnin njeri-tjetrin sic e ka dekonspiruar planin Shtjefën Pjalmi.
    Konkluzioni qe del eshte qe vertete diktatura ne Shqiperi ishte e tipit stalinian e krahasueshme vetem me Korene e Veriut, por te tille nuk e beri Enveri por populli, qe ja fuste njeri-tjetrit deri aty sa gruaja denonconte burri apo vellai vellane. Enveri gjeti shesh dhe beri pershesh.

    1. ELIOT says:

      Ik mor mon ik se paske rene nga ballkoni ;;;;Enveri i detyronte Shqiptaret te spiunonin njeri tjetrin per nje rracion mishi ;;Per nje post dhe nga frika se po te mos spiunonin ato me mendime liberale demokrate ;; do te denoheshin per bashkepunim ;;babai im sfoli me 2 vellezer seps e punonin ne uzine speciale dhe ishin shefa ;;Po ta merrnin vesh shoket e punes qe babi im e urrente komuzmin ;;;; i spiunonin dhe i hiqnin nga puna ;;Pra i ndau per se gjalli per 50 vjet ;;;;; Dhe sflas per krimet e enverit prej vitesh ;;Prandaj fatos mos na i bej enverin inoccent ;;;pa faj ;;; se edhe Hitleri kishte me bese se enverit merci …

  2. peoples says:

    \CBENE O vASE PO QEP THASE…nJERZIT DUHET TE RENDIN PAS EKONOMISE ORE BUDALLENJ JU MERENI ME GJERA TE ZENA MYK…e KUJT I PLASI BYTHA PER QEVERITE DHE QEVERITARET..sI NE KOHEN E ENVERIT ,TE SALIUT EDHE SOT. TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE..

  3. Kasem gahinji says:

    Kam degjuar shpesh radio vatikanin ne vitet 80 90 ne eren 03-04 te mengjezit.ne lajmet e dhena prej saj tranzmetohej me saktesi te cuditeshme,me shpejtesi mahnitese se cfare ndodhte ne burgjet e shqiperise jo shume perpara,por nje dite me pare .madje edhe ne oret e mbremjes.me emra dhe mbiemra.pra te dhena te sakta ,per tu pasur zili.kam menduar qe atehere se kane organizim brenda dhe jashte burgut.kane drejtues qe ka qene kompetent,qe ka patur akses te hyje e dale,pra nje njeri me kompetenca,pra zyrtar me pozite.kush mund te mblidhte,perpunonte,organizonte,etj?kjo flet edhe per dicka tjeter.ato tmerret me ausvic ne burgje jane perralla me mbret.kane patur liri veprimi,organizimi,deri ne organizime te veprimtarive ilegale atje ku paska qene tmerri i madh.

  4. NNP says:

    ATA QE I HENGREN MUTIN ATEHERE ENVERIT PO I HANE TANI SALES,ILIRIT E EDIT. NUK BEHET KURRE GOMARI NJERI…..

  5. KUSUREMADHI says:

    pirth pirth se lirohesh..ja hengren mutin qeverise se ramiz alise keta kromnxjerres…

  6. Roberto says:

    Po ku eshte e keqja ketu?? Te jesh spiun ne sherbim te te huajve kunder vendit te tyre duhet pershendetur?? Ne te gjithe boten denohen pa meshire dhe atyre mire t’ju behet.Problemi qendron qe edhe sot ka shume gazetare,politikane,artiste,intelektuale apo popull i thjeshte qe i sherbejne agjenturave te huaja gje qe duhet te denohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje