Basha i mbyll “derën” Ramës: Nuk do ketë pazar dhe qeveri PD-PS

28 Maj 2019, 18:15Politika TEMA

Nga Elbasani në një takim që pati pasditen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se, betejës së shqiptarëve për liri dhe demokraci, sa vjen dhe i shtohen radhët si dhe deklaroi prerazi se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës.

“Ne e dimë se nuk mund të ketë as zgjedhje të lira dhe as çlirim, pa shporrjen e bandës kriminale që sundon dhe pa larguar përfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin. Po bëhet gati të nxjerrë prapë kamxhikun e diktaturës për ti ulur kokën shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Ai tha se të dielën do të bashkohen të gjithë qytetarët në protestë në Tiranë, me një mesazh dhe vendosmëri.

Sipas tij, me qindra miliona euro që iu grabiten shqiptarëve ushqehet Edi Rama dhe një grusht hajdutësh, të cilët vjedhjen e bënë me kontrata sekrete dhe se sipas të dhënave zyrtare të shtetit shqiptar ka vjedhur në katër vitet e fundit 4.6 miliardë euro.

Kreu i PD, deklaroi se këto para nuk iu kthehen kurrë njerëzve, duke nënvizuar se rruga e Elbasanit nuk ka mbaruar ende dhe se nuk ka ecur asnjë metër dhe se paratë banda i ka për vete dhe për luksin e vetë.

Basha tha se beteja e nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane dhe se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

“Gjithë bota mbarë i thotë mos u ngjit pas karriges, hapi rrugë zgjidhjes politike. Largohu! Tani të gjithë e dinë se beteja jonë është e vetmja betejë për vlerat e integrimit dhe se nuk ka zgjedhje të lira pa rend kushtetues dhe pa çuar para drejtësisë politikanët e kapur duke vjedhur votat”, u shpreh Basha.

Ai tha se nuk do të njihet asnjë akt i “parlamentit ilegjitim”, duke nënvizuar se një orë e re po troket për Shqipërinë dhe se nuk do të ketë pazar me të keqen, por se beteja do të shkojë deri në fund dhe deri në fitore.

Sipas tij “minjtë” po flasin për qeveri të përbashkët “Rama-Basha”, por tha se beteja nuk u nis për pushtet në tavolinë  dhe se mandatet e deputetit u dorëzuan në nisje të betejës.

“Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!.  Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti I krimit, është pushteti I oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë:  Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, – përfundoi Basha.

8 komente në “Basha i mbyll “derën” Ramës: Nuk do ketë pazar dhe qeveri PD-PS”

  1. Nikolin says:

    O njeri injorate o njeri bageti nuk e ke marr vesh
    Se me pese mije njers qe vine mrapa nuk bahesh kryeminister injoranta

  2. Tonini says:

    RAMA IK,PO KUR MOR KAPEDAN,SE NA LODHE

  3. Kozmos says:

    LULZIM MOLOTOVI , DO TI BESH KOMPROMISET MBRAPA DERES . PROVONI FORCAT , OSE RAMA DO TE MPOSHTET ,OSE BASHA . GJASAT JANE TEK LULZIM MOLOTOVI . HA HA HA KJO ESHTE POLITIKA .

  4. Vlesh says:

    Kete punen e Qeverise Rama – Basha poe degjoi nga ty per here te pare!
    Ti ne fakt do SPAK te perbashket Rama – Basha (SB).

  5. PeDe= Cesspool says:

    Basha veteasgjesoi banden kriminale PeDe. Ska lehtesi me te madhe per kundershtarin politik se sa veteasgjesimi I tjetrit. RIP PeDe dhe Leshidhise

  6. j says:

    Nuk te jep njeri qeveri me ulurima. Pyete berrishen si merret qeveria.
    Vritet nje kundershtar brenda partise tende,i jepet pergjegjesia qeverise,
    dhe pastaj thirren bandat e bathores te digjet shqiperia duke eleminuar
    kundershtaret e jashtepartise.
    Sikur bathorexhijte te dinin te ecnin drejt ne asfalt,do kishin dale ke treni
    por duke qene se shkonin shtrember si qeni kur merr goditje,dolen tek
    kryeministria dhe parlamenti.

  7. #meverte says:

    ….vazhdoj ti qendroj mendimit qe gjithcka behet per te shantazhuar amerikanet te kthejne vendimin per ndalimin qe I eshte bere liderit dhe familjes se tij….
    …te tregoje qe cfare eshte ne gjendje te beje…etc

    …..kaq..e thjeshte fare…se nuk I behet vone askujt per asgje ne ate bande…
    ….

  8. zoga e vodices says:

    O Robert cimcakizi keto po jane fjalet e nje papagalli qe i ka mesuar dhe ke ketu dy vjet qe na ke care hajdarin duke irene cyles me nje vrime posi nuk jane merzitur edhe ata qe te vijne nga pase duke degjuar te njejten muzike po ne stonatur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje