Partia e Angela Merkel CDU/CSU, ka sqaruar zyrtarisht deklaratën e dy deputetëve të këtij grupimi politik gjerman, në lidhje me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve elektorale të 30 qershorit 2019 në Shqipëri.
Mark Hauptmann, deputet i parlamentit gjerman, në një deklaratë për mediat, thotë se si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
Ai shprehet se nuk mund të kërkohet ndryshimi i Kushtetutës.
“De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit“, nënvizon deputeti gjerman.
“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri.
Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.
Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit.
Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.”
Ai apelon që qeveri dhe opozitë të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit. Kujtojmë se opozita joparlamentare i ka bojkotuar zgjedhjet vendore dhe ka deklaruar se do t’i bllokojë ato.
Ndërkohë, pavarësisht apelit të vazhdueshëm ndërkombëtar, opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për nisjen e dialogut dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin në zgjedhje të parakoshme, parlamentare. (TemA)
Është i njohur qëndrimi i Berishës, ai nuk ndryshon deri në minutën e fundit. Mendoj se Rama duhet të përgatis një grup negociator, të caktoj një orë dhe vëndin për takim dhe çdo ditë deri në mbarim të afatit ligjor për dy orë rresht të pres që dhe PD të vijë me të dërguarit e saj. Nëse nuk vijnë, perëndia qoftë me ta. Letrat e mëtejshme do ta bënin qesharak Ramën dhe do ta zhvishnin në këtë rast nga e drejta morale.
Me sa duket, PD kërkon që Rama të jetë domosdoshmërisht i mirë deri në atë shkallë sa të jetë i pranueshëm për ta. Po Ramën e njohn të gjithë, dihet, ai është ai që është,i prishur si njeri qysh në vezë. Por ç’të bësh, edhe pse i tillë ai ka përkrahësit e tij, socialistët të tillë e duan. Kuptohet, po të donin një më të mirë, Ruçin ose Ballën aty i kanë.
pu pu pu jane bere gazi i botes.
politikane derra nga te dyja palet. (te me falin derrat)
Po kriza eshte pikerisht rrjedhoje e vendosjes se interesave personale te politikaneve mbi interesat e stabilitetit te vendit.Te gjitha krizat kane pasur te njejtit protagoniste dhe te njejtat interesa.Kriza eshte e stisur,mjafton te largosh protagonistet e te dy kraheve dhe jeta vazhdon normalisht.Figura me integritet e te pa bere pis kane te dy palet ,por te dy palet kriter themelor per te bere karriere kane zgjedhjen e individeve analfabet,kriminel qe te jene bere pis ,por tani jane pastru se nuk mundet te zgjidhet asnje qe eshte i paster pa u be asnjehere pis.
Kjo do te thote se gjermania dhe europa me ameriken i a ka prere bileten “opozites sone luftarake”, per ne ….janine. Lideret e saj i pret Reçi pasi u jane kopsitur dosjet duke zgjedhur nje fund te tmershem se sa nje tmerr pa fund. Dhe ata qe do te mbesin jashte dosjeve por qe kane sherbyer thjeshte si garniture e repart ushtarak ne mbrejtje te interesave te ustallareve te tyre do te kthehen qe te gjithe ne shtepi. Me pas do te shpetoje dhe do te mbese shqiperia europiane. Lum kush do te rroje do te shoh zonje.
Kot e kane saliu, ilirin, mona, lulka e nje tufe te korruptuar te tjere qe bejne si dashnore te flakte te votes se lire dhe qe sipas tyre po u hapet barku per popullin e theshte te cilin e kane vjedh e grabitur sikur te ishin ne mallin qe u ka lenen prinderit e tyre te ardhur nga viçidoli, dibra, skrapari…. Gallate e madhe me kercenime e prishje zgjedhjesh. Ju qofte rruga e mbare. Shkuat vete si capi tek kasapi. U a ndriti saliu duke dorezuar mandatet dhe mosfutjen ne garen e zgjedhjeve. Tani jeni thesjte hiç qe dilni dhe bertisni rrugeve te tiranes si krriç. Tung. mos u a pafshim bojen me…
Në 30 vite., asgjë s’ka bërë Gjermania për ne dhe Norvegjin.
Ktyre ropqirve ton duhet ti lerosh ropt nga Rama Meta Berisha e Basha e fatosi jan kanceri i ktij vendi ?????????
Bandat e krimit te organizuar nga Sali Rankomilloshovici, po nxitin vrasje dhe terrror me arme zjarri per te destabilizuar situaten ne Shqiperi. Sepse Sali Berisha eshte ne prag te arrestimit te tij.