"Kulmi i hipokrizisë ishte te festa kur Partizani shkrihej me sekretarin e presidentit Duka"

28 Maj 2019, 00:13Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar në “Procesi Sportiv” deklaroi se Partizani kishte marrë titullin se ia kishin bërë të lehta ekipet e tjera. Opinionisti Gëzim Sinemati, iu kundërpërgjigj duke e cilësuar këtë shprehje si të dalë nga zyrat e FSHF-së.

“Ne jemi vendi i Moxhëve, këtu gjithmonë ka një Moxh. Kur thotë Olsi do fitojmë përsëri, përtypet z. Safet se e di që ka një lloj radhe që i nënshtrohemi. Z. Safet thotë se e kanë marrë lirshëm fare titullin por jo edhe aq. Siç thanë për Euro 2018 që nuk ishte meritë e ekipit, ishte e presidenti, edhe për këtë thonë është meritë se ia bëmë të lehtë neve. Kjo është logjike zyrash të FSHF. E lehta është që nuk i vunë arbitrat kundër Partizanit.

Kulmi i hipokrizisë ishte te festa kur Partizani shkrihej me sekretarin e presidentin kur ky Partizan ka vuajtur shumë me ta. Po nuk kishte drejtor Olsi Ramën atëherë. Ta çosh nesër te Dinamo, ngrihet Dinamo përsëri. Por nuk ia heq meritat Gaz Demit e Skënder Gegës e futbollistëve me këtë”, tha Sinemati.

“Problemi është se janë stadiumet bosh, nuk e thotë kush se sa është mesatarja e kampionatit. Nuk është treguesi Partizani, nuk kanë njerëzit besim te gara, që këtë sezon që kemi thënë pak më mirë, le ta besojnë se ndryshe nuk vjen kush më në stadium. Kështu nuk ecet më. Ti thua do investosh, kryesorja që ekzistojnë futbolli e futbollistët është për njerëzit në stadium. Vdekja e futbollit tonë është që futbollistët janë familjarizuar me stadiume boshe, janë mësuar të luajnë më shkallët, vijoi ai.

2 komente në ““Kulmi i hipokrizisë ishte te festa kur Partizani shkrihej me sekretarin e presidentit Duka””

  1. ¬ says:

    Mendoj që President i FSHF-së, të bëhet Olsi Rama.

  2. 888 says:

    Kurse une mendoj qe president i futbollit te behet Ver Llapa,te pakten ai nuk do vjedhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje