FOTOT: “Ai është fëmija im”, burri fle me një... luan

29 Maj 2019, 11:09Lifestyle TEMA
FOTOT: “Ai është fëmija im”, burri fle me një...

Shumica e njerëzve nuk e kanë problem të lejojnë macen e përkëdhelur apo qenin të flejnë në krevatin e tyre. Por ky 33-vjeçar fle me një luan.

Zulkaif Chaudhary nga Multan, Pakistan, e bleu luanin gjashtë muaj më parë dhe i ka dhënë hapësirë të lirë “mbretit të xhunglës” në shtëpinë e tij.

Luani me emrin Babbar peshon 76 kg dhe ha 7.7 kg mish të papërpunuar çdo ditë.

Pavarësisht se ka edhe një djalë 2-vjeçar, Chaudhary thotë se kurrë nuk do e lidhë me zinxhir luanin dhe e trajton si një qen.

“Ai është si fëmija im. Ishte dy muajsh kur e mora dhe ka jetuar me mua për gjashtë muaj,”-shtoi ai. “I dua shumë luanët. Asnjëherë nuk e diskutova me familjen time. Vetëm e mora atë dhe pastaj u thashë. Por të gjithë ishin të lumtur me vendimin tim. Nuk jam i shqetësuar se do na sulmojë. Edhe djali vjen luan me të.” (TemA)

1 komente në “FOTOT: “Ai është fëmija im”, burri fle me një… luan”

  1. Ujku Plak says:

    Felinet jane mosmirnjohes dhe te pabese ne krahasim me familjen Canus .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje