PS hap fushatën më 1 qershor, PD zbulon skenarin e opozitës: Ja çdo bëjnë të shtunën

29 Maj 2019, 08:47Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se të shtunën PD do të nisë fushatën e madhe paralel me atë të Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 ish- deputeti tha që nuk do të ketë zgjedhje, për faktin që nuk mund të quhen të tilla pa praninë e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.

Tritan Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.

Laert Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.

Tritan Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.

Laert Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje?

Tritan Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.

Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail Kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ua jep njeri pushtetin në tavolinë

Tritan Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të jetë një lëviizje mbarëpopullore. Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë s’kemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.

Laert Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë.

7 komente në “PS hap fushatën më 1 qershor, PD zbulon skenarin e opozitës: Ja çdo bëjnë të shtunën”

  1. Amy says:

    po cfare populli kini ju me vete more langaraq shehu, e ke provuar ti se cfare te bene lishnjaret ne 97′ provojeni perseri, se nuk jeni ngopur akoma me presh sa duhet!!!

  2. Anila says:

    zgjedhje e vetem zgjedhje .te plasin armiqte e kllases punetore, enver hoxha i fitonte 99.99%.ku pyeste per armiqte ai .armiqve si sali berisha e luli mbas zgjedhjeve futi brenda e gjithe demokratet se jane armiq e duan te sabotojne partine socialiste.mbushi burgjet plot me punetore e fshatare te varfer demokrate ,keshtu e duan ata nuk vene mend ndryshe ,,kete laertin vendose tip ministri se e ka qejf ai poziten .kush i pyet demokratet gjithe bota eshte socialiste e demokratet jane nje turem kote nuk i pyet njeri ata ..edhe njehere rasi mrena te gjithe edi

  3. Meri says:

    Tritan Shehu dhe shefat e tij mendojne si Adhamudhi, po nuk qene ata nuk quhet. Zgjedhjet jane te lira, pse s’doni te merrni pjese s’ua ka njeri fajin. kishit nje perbindesh ne krye (qe ende ju udheheq edhe ne rresht te dyte), tani keni nje kafshe te nje lloji tjeter, qe i mungon truri i vogel.
    Shkurt jeni pa shpetim. Ka sjume rendesi dhe truri i vogel.

  4. ilir says:

    Moj Anil mos je……Po cte duhet moj ditezeze. Enverit i merrni te kjeqen Ai kur nuk tha qe jemi demokrat por theksonte se shteti eshte Diktatura e Proletarjatit. Kupton moj kaqole. Kurse ju thonii se jeni demokrat dhe vrisni njerzit ne sheshe. Pse ju dhimsemi ne.Jo moj mjerane, jo

  5. ideali says:

    Ah ky Laerti! Banor i keshtjelles se Elsinorit, mik i Hamletit, apo sherbetor “falna buken e perditshme im Zot” eshte? S e kuptoj c eshte?! Nga regjizor, aktor, nga aktor papagall i qeverise se hashashit dhe i degjenerimit, i bijve dhe niperve te birose.Nje restaurim i tille i diktatures, ne forme qesharake, mes trumpetash e tamburosh, nje nga te cilet eshte edhe ky Laerti qe kerkon te fitoje pike me patriotizmin fals dhe me nje rroge mjerane prej sherbetori. Sado te bertasesh o Laert, as gropa ne gjoks e vlonjateve nuk te shkon. Se je nje produkt i shkartisur, apo gjak i shprishur sic i thomi ne ketej.E mban mend c thoshte Kadareja yt per ty tek Dimri i madjh Kur bashkohet gjarperi me iriqin, del tel me gjemba. Ti s je vec tel me gjemba. Te gervisht dhe kaq.Realiteti per ty eshte skena e shtremberuar.Tjeter eshte te shohesh, tjeter eshte te prekesh.

  6. Komentuesi says:

    Anila! E ke gabim.Learti tha nje te vertete,”prandaj nuk ju votojn se degjojne keto qe thoni ju”.Vertete thoni gjera te mbrapeshta,nuk do kete zgjedhje ne 30 Qershor se u dashka bytha opozites.Jo more jo,zgjedhjet do behen ne 30 Qershor ashtu si ka vendosur presidenti dhe do behen shume te mira,demokratike,te lira e te ndersheme.Ju te opozites doni apo nuk doni,popuulli perparimtar shqiptar do shkoi ne votime.Juve po jua mbajti bytha shkoni dhe perishni keto zgjedhje dhe te shikoni se ne ç’vrim do futeni.

  7. leka says:

    Ky eshte nje precedent shume i rrezikshem antidemokratik , nuk e vej emrin ne liste jo se nuk fitoj o se me vjedhin votat…po te ishte ne poziten e edit , saliu si do kishte vepruar???Nuk do e rrunte fare se nuk hynte opozita ne zgjedhej, jo me ti çonte letra…..mendoni njerez mendoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje