Jari shpjegon se si do shesin Strazon, për të mbrojtur 6 deputetët që rrahën policët!

29 Maj 2019, 18:12Antena TEMA

Prokuroria ka marrë të pandehur 6 depuetët e PD që rrahën policët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas protestës së 16 shkurtit.

Të gjashtë deputetët dolën sot në Konferencë për shtyp dhe thanë që “ne kemi imunitet se jemi deputetë dhe nuk mund të dënohemi.”

Për këtë, Jari vendosi të sqarojë demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që edhe ju jeni të turbulluar nga deklarata e deputetëve që duan të mbrohen para Juntës së Edi Ramës, me imunitetin e deputetit.

Kjo që ata thonë, nuk nënkupton se janë akoma deputetë, por se kur e kanë bërë atë aktin, ata akoma nuk ishin zëvendësuar në Kuvend.

D.m.th ata e kishin braktisur Kuvendin, por nuk kishte ardhur lista zëvendësuese.

Ndaj ata kanë të drejtë të mbrohen si deputetë.

I vetmi që u prish punë aty është rasti i deputetit Strazo, që kur u rrah nga një deputet, ai deputeti tjetër nuk u mbrojt dot.

Strazo ka qenë deputet kur u rrah me rrip mesi dhe u shtri përtokë në korridorin e Parlamentit nga një deputet tjetër.

Pas kësaj, megjithëse ai tjetri ishte deputet, u dënua, dhe Strazua u shpall hero.

Tani PD ka menduar të bëjë mbrojtjen ligjore të tyre, duke shitur Strazon.

Kjo është e vetmja zgjidhje.

Strazua do sakrifikojë dy herë, një herë që u rrah në Parlament, dhe një herë që rrahu në komisariat policët.

Ideja është që Strazua të pranojë në gjykatë, se dënimi i deputetit që rrahu Strazon ishte gabim, dhe kjo është bërë nga Edi Rama, pasi donte ta hiqte qafe atë deputetin.

Duke pranuar këtë gabim të drejtësisë nën ndikimin e Edi Ramës, Strazua kështu do bëhet dëshmor për herë të dytë dhe do shpëtojë gjithë grupin e deputetëve që kanë rrahur policët.

Pas kësaj, Mul Noka nuk ka si të dënohet, vetëm që kapi policin për gryke.

Biles ai mund të kërkojë dëmshpërblim, pasi polici ka qenë me djersë dhe ai ka një traditë higjene të lashtë, që nuk ka ndenjur kurrë as pesë minuta me duar pis.

Nga ana tjetër, Alibeaj, që ka qëlluar me shkelma, mund të marrë raport se i është thyer gishti i madh i këmbës, e kështu me radhë.

Por e gjitha kjo do të ndodhë vetëm nëse pranojmë se ai që rrahu Strazon në Kuvend, u dënua gabimisht.

Strazua është i gatshëm ta bëjë këtë sakrificë përsëri dhe kjo do të jetë e vetmja zgjidhje.

Ndaj mendoj që të gjitha deklaratat e sotme, mos i shikoni sikur deputetët tanë janë frikacakë dhe janë trembur nga drejtësia.

Ata thjesht po përpiqen të përdorin hapësirat ligjore për të rrëzuar Juntën e Edi Ramës.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari shpjegon se si do shesin Strazon, për të mbrojtur 6 deputetët që rrahën policët!”

  1. Claus says:

    Mul Noka tradite te lashte higjene haahhahahahahhahahahahahhahahahahahah

  2. Ce says:

    Po Strazua a e kishte patllaken me vehte atë natë, që të dënohet për armbajtje pa leje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje