Jari delegon Gazin për përgjigjen e letrës së gjashtë: S’ke bythë të përballesh me mua

27 Maj 2019, 18:43Antena TEMA

Pas letrës së gjashtë të Ramës për Lulin, Jari mendoi t’ia delegonte përgjigjen e letrës Gazit.

Arsyeja ishte se Rama në letrën e gjashtë përpiqej të fyente Lulin, duke i thënë se ka frikë nga zgjedhjet dhe ka frikë nga drejtësia.

I vetmi që mund t’i dilte përballë dhe t’i zinte gojën ishte Gazi:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Më poshtë po ju tregoj tezat që i dhashë Gazit në përgjigjen që duhet t’i japë letrës së gjashtë të Ramës për Lulin, ku ai akuzon Lulin për frikacak.

Teza e pare: Ti thua në letrën tënde, se sa herë që ka zgjedhje, Luli fillon nga nazet dhe kërkon pazar.

E vërteta është krejt ndryshe.

Sa herë ka zgjedhje, t’i trembesh dhe provokon Lulin që të mos hyjë në zgjedhje.

E ke bërë më 2017-n, po e bën dhe tani me këto letrat.

Por mos kujto se Luli do merret me ty.

Detyrën për t’u përgjigjur ma ka lënë mua, dhe ti e di mirë që nuk ke bythë të më dalësh para mua.

Teza e dytë: Ti thua se Luli ka frikë nga drejtësia.

Kjo është për të qarë e për të qeshur.

Po Luli ka dhënë prova që nuk trembet kurrë nga drejtësia.

Drejtësia e akuzoi atë për 220 milionë euro dhe ai e la me gisht në gojë.

Drejtësia deshi ta akuzonte për katër të vrarë në bulevard dhe ai e la me gisht në gojë.

As guxuan ta thërrasin.

Historia ka treguar se kush ka frikë, Luli nga drejtësia, apo drejtësia nga Luli.

E vërteta është kjo e dyta.

Ndaj ti s’ke gojë të flasësh, se i ke dorëzuar gjithë shokët në burg.

Teza e tretë: Ti thua që zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.

Nuk dua të të frikësoj që sot, por ta dish mirë që më 30 qershor do ketë zgjedhje dhe në Greqi, dhe ti do humbasësh bashkë me Ciprasin.

Ne nuk do shkojmë në zgjedhje, por nga lista me 3,4 milionë votues do heqim votat tuaja dhe të tjerat do t’i quajmë tonat.

Pas kësaj do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe do kërkojmë pushtetin.

Ti po deshe mbaje me forcë si Maduro.

Ja të dashur demoratë! Këto tre teza i dhashë.

Nuk i kam parë akoma si i ka bërë, por jam i qetë, se ai është djalë i zgjuar.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari delegon Gazin për përgjigjen e letrës së gjashtë: S’ke bythë të përballesh me mua”

  1. Inol says:

    Hera e pare qe Jari kas bo nje veprim te hajrit!

  2. Skenderi says:

    Bardhi do te bente mire t’i thoshte keshtu Rames:
    S’ke koqe te perballesh me mua! Une kam bythe te forte, jo si te Bashes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje