“Meta i gatshëm të shtyjë zgjedhjet”, Rama: 30 qershori nuk lëviz, në këtë datë duhet të fitojë Shqipëria kushtetuese dhe institucionale

29 Maj 2019, 15:48Politika TEMA

Pyetjes së gazetarëve se Meta u shpreh i gatshëm për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, Rama u përgjigj prerazi se 30 nuk do të shtyhet.

Gjatë deklaratës për median në prani të ambasadorit të Bashkimit Europian, Rama tha se në 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria kushtetuese dhe institucionale.

“Presidenti i Republikës, ai në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për t’u vendosur në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike se kështu e përcakton Kushtetuta.

Por PS-ja shumica nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor nuk është cështja kush do të fitojë nga partitë politike, por duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe Kushtetuese që nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë.

Në raport me Presidentin kam qenë dhe mbetem i bindjes se i duhet Cezarit ajo që i takon, e vlerësoj gatishmërinë e Presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje se nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar.

Përsa i përket letrave, thonë nuk ka gjashtë pa shtatë dhe nuk e di por mbase do të ketë edhe një të shtatë, por në të gjashtë ftesat për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën jam përpjekur që të bëj më të mirën, sa ia kam arritur nuk e di.

E sigurt është që në 1 Qershor PS do të fillojë fushatën në një betejë që nuk është thjesht kush do të zgjidhet por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes” tha Rama.  (TemA)

4 komente në ““Meta i gatshëm të shtyjë zgjedhjet”, Rama: 30 qershori nuk lëviz, në këtë datë duhet të fitojë Shqipëria kushtetuese dhe institucionale”

  1. Roberto says:

    Meta ! Ky dru i shtrember qe nuk i sherben shumices por ben lojrat e opozites destruktive akmoa nuk e ka kuptuar qe eshte ne shkelje te ligjit kur mendon te shtyje daten qe e ka vendosur vete?? 30 Qershori a eshte limiti i fundit sipas rregullave?? Bravo Rames. Asnje lekundje. O behet shet me rregulla Shqiperia ose ndryshe s’ka. Le te pellcasin kazanet e medias apo shefat e tyre qe i financojne qe nga Athina,Beogradi apo Moska se iku koha e anarshise. Shteti ka ligje dhe rregulla qe asnje nuk duhet te beje pazar me to por ja qe Presidenti yne kerkon ti beje sherbimet e fundit partise qe i krijoi terrenin me te paster per vjedhje e zhvatje apo shkaterrime te pameshirshme ndaj popullit dhe ketij vendi. Ilir Metes po i vjen fundi. Duhet shkarkuar nga parlamenti nje ore e me pare.

  2. Peço says:

    Aq kërriç gomerësh janë politikanët tanë, sa që tu shkojë e tyrja, janë të gatshëm ti vënë flakën dynjasë. Është e çuditshme se si vihen në garë për të treguar se kush është më hajvan, i cili ngul këmbët në mes të xhades dhe tërë buritë dhe fanfarat e botës të fillojn të ulërijnë nuk ka zot që i shkul nga mesi i rrugës që kanë zënë.Vallahi, një zot e merr vesh se ç’e ka gjetur këtë vënd nga këto kafshë parahistorike.

  3. Oparaku says:

    Cfare presidenti eshteky o te mjerit ne.qe per leverdi te gruas se tij don te shkele me kembe kushtetuten .ligjet e shtetit te beje te pa beren.
    O te faliminderit o Edi Rama qe la e bere peshqeshe kete njeri me maska.

  4. rexha 10 says:

    zoti PECO NE TE GJITHE BOTEN POLITIKANET NUKE E VRASIN MENDJEN TEKE PROBLEMET E NJERZEVE ,PORE MENDOJNE SE SI TE VEPROJNE PER TU ZGJEDHUR DHE DO FITOJME APO JO ZGJEDHJET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje