"Basha dhe kumbari i tij Berisha përgjegjës për urdhërimin e terrorit"

3 Qershor 2019, 16:39Politika TEMA

Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish mbrëmë nën sulmin brutal të protestës së dhunshme të organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Përmes një postimi në Twitter, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka publikuar një video ku shihen protestuesit e dhunshëm të opozitës duke u konfrontuar me forcat e policisë dhe duke hedhur fishekzjarre, kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë së shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Ballës, Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit dhe se nuk ka asnjë vend tjetër, anëtar të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë.

“Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish nën sulmet brutale nga protesta e PD, e cila degradoi në përdorimin e dhunës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit. Nuk ka asnjë anëtar tjetër të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë”, shkruan Balla në Twitter.

6 komente në ““Basha dhe kumbari i tij Berisha përgjegjës për urdhërimin e terrorit””

  1. Alumi says:

    Futni ne burg mos na lodheni koken me keta kriminel. Ju votuam te mabni rregull dhe te zbatoni ligjin. Mjaft me llafe. Ti Balla je njeri i neveritshem.

  2. Gg says:

    Sigurisht qe nuk ka vend antar te NATO’s qe kerkon pengimin e zhvillimin te vendit, fati une i keq qe kemi nje monster kerrme si sal kafsha. Duket qe ne fytyre cfare perbindshi eshte. Ai i ka vene minat nen toke tiranes….

  3. Peço says:

    Që nuk ka asnjë vënd anëtar në NATO-s në të cilin opozita të zhvillojë demonstrime të dhunëshme, rrofsh shoku Balla që na i bëre të qartë, sepse nuk e dinim. Por, po ashtu, bëjmë mirë ti kujtojmë bythës tënde të palarë, se duhet të kërkojë dhe të gjejë, se në cilin vënd të NATO-s tolerohen deri në këtë farë feje dhunuesit e rregullit dhe qetësisë publike, kur demonstrojnë thjesht për arsye politike? Mund të tolerohen ata të Astirit dhe Teatrit kombëtar si protestues jo për arsye politike, dhe kjo do të kishte kuptim, por të tolerosh përdorimin e dhunës për arsye politike, kjo nuk ka bythë ku të rrijë. Por fajtor jeni vetë, sepse të njëjtën gjë keni bërë dhe ju kur ishit në opozitë. Berisha jua dërrmoi dhëmbët, me përdorimin e forcës “për arsye shtetërore”, ju pse nuk bëni të njëjtën gjë? Pse nuk arrestoni kryetarin e bandës, apo nuk e dini, se banditët pa kryetar janë një zero me bisht? Nuk e paskeni të qartë ju, se në PD askujt nuk i lejohet të mendoj, jo më të mendoj ndryshe? Po ju iku kryetari banda shpërbëhet në minutë, sepse anëtarëve kurrë nuk ju është dhënë rasti të shfaqin një mendim, ata mendojnë dhe veprojnë vetëm me kokën e kryetarit, mbi bazën vetëm të urdhërave që marrin prej tij. Pra, bëni atë që duhet bërë dhe lërin llafet. Dhe po nuk qetë të zotë për të kundërshtuar dhunën, pirdhuni, lini dhe pushtetin dhe mos na grisni bythën me llafe kafeneje.

  4. Ben says:

    Berisha dhe Basha, vetem, nuk kanë këllqe të dalin kundër SHBAs dhe BEs pa përkrahje të popullit, Edhe sikur te kene vrare dhe vjedhur. I vetmi shpjegim është që do të jene urdhëruar nga Rusët dhe Serbët. ky është I vetmi shkak që po dalin kaq hapur edhe pse e dine qe nuk vijnë kurrë në pushtet nëse bëhen zgjedhje të ndershme. Nuk kam asnjë Informacion konkret por analiza e ngjarjeve këtu te con. Edhe ata palo analiste e kuptojne këtë por vazhdojnë vallen sepse kanë shitur veten për para ose janë edhe ata pjesë e komplotit. Ilir Meta është pjesë e saj. KGBja të fut ne valle me para ose kurva dhe pastaj të ben shantazh. Keto gjëra ddihen. Prandaj ata që janë në pushtet të mos merren me fjalë por te hetojnë dhe të nxjerrin të verteten. Nuk bëhet kjo punë me letra të hapura apo me intervista.

  5. Ameriko Vespuçi says:

    Zbulove Amerikën, more kopili Librazhdit, duke na thënë diçka që nuk e dinim, se “përgjegjës për dhunën na qënkësh Basha dhe kumbari i tij Berisha”. Ku të vajti mëndja në këtë zbulim gjenial more rrufjan? Sa i zgjuar! Po mirë, nuk më thua, mëndja pse nuk të shkon edhe tek ai që toleron këtë dhunë? Apo nuk ta mban bytha as ta mendosh, jo më ta deklarosh?

  6. jurgeni says:

    Po he pra o Tao Tao se na cave trapin , po arrestojini pra kur kane shkelur ligjin pse rrini si legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje