Cakaj: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme

3 Qershor 2019, 10:54Politika TEMA

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajçak kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët në ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Në fjalën e tij, Cakaj tha se  Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma.

Ndërsa teksa doli për tubimet e opozitës shefi i diplomacisë shqiptare tha se dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme.

“Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve tona. Me Lajçak folëm për situatën e brendshme në Shqipëri. Me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 Qershor. 

Me Lajçak folëm për sjelljen e opozitës në Shqipëri. Dhuna në protestat e opozitës, nuk i kontribuon integrimit. 

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme.

Është çështje e rregullative aktive që përcaktojnë karakterin e vetë zgjedhjeve në Shqipëri. Vertë raporti i fundit i Komisionit specifikon se vetë shqipëria ka nevojë të përcaktojë një status për të ardhmen europiane. 

Sfida jonë ta përkthejmë vlerësimin e Komisionit në vullnet politik.”-tha Cakaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje